Speca tigani me sallam fshati nga zonja Albana

6 Maj, 11:25

Speca tigani me sallam fshati

Përbërësit:

  • 700 gr speca (jeshile dhe të kuqe)
  • 1-2 patëllxhanë
  • 2 kokrra domate
  • 50 gr pure domate
  • 5-6 lgj vaj ulliri
  • 2 qepë
  • Kripë, piper
  • Sallam fshati
  • Spec djegës
  • Majdanoz

Përgatitja:

Presim specat dhe patëllxhanët në madhësi të barabartë në shkopinj. Domatet i presim në kubikë të vegjël, ndërsa sallamin e presim në feta rrumbullake. Në një tigan vendosim specat dhe patëllxhanët, shtojmë pak ujë, e mbulojmë tiganin me kapak dhe i lemë në zjarr perimet që të zbuten. Më pas shtojmë në tiganin me speca dhe patëllxhan qepën të grirë hollë dhe vajin e ullirit. Shtojmë më pas domatet dhe purenë e domates. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper të zi dhe e lemë derisa përbërësit të lidhen. Në fund shtojmë pak spec djegës dhe fetat e sallamit, i lemë dhe për pak minuta dhe më pas e servirim gatimin të ngrohtë pudrosur me majdanoz të freskët.