Qofte me fasule servirur në shtrat pureje nga zonja Albana

11 Prill, 11:39

Qofte me fasule

Përbërësit:

  • 250 gr fasule të ziera
  • 1 qepë mesatare
  • 1 lgj salcë speci
  • 3 vezë
  • 50 gr djathë kaçkavall
  • Miell
  • Galetë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Pasi i kemi zjerë groshët i shtypim mirë. Kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet dhe më pas e bashkojmë me groshën e shtypur. Hedhim një të verdhë veze, pak miell, kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Nga masa e përgatitur formojmë qofte të cilat i kalojmë fillimisht në miell, më pas në vezë të rrahura dhe në fund në galetë të trazuar me djathë kaçkavall të grirë. I skuqim qoftet në vaj të nxehtë nga të dyja anët dhe i shërbejmë me pak sallatë jeshile ose në pure fasulesh të shtypura me vaj ulliri.