Yshmer i kripur i Myzeqesë, qumështor me petë të pjekura nga zonja Albana

11 Prill, 11:47

Yshmer i kripur, qumështor me petë të pjekura

Përbërësit:

  • 3 gota miell gruri
  • 4-5 gota qumësht
  • 3 kokrra vezë
  • 2-3 filxhan kafeje gjalpë
  • 1 lugë supe kripë

Përgatitja:

Përgatisim brumin e petëve si për byrek të zakonshëm. I hapim petët dhe i vendosim të piqen në furrë duke lënë 3-4 petë të papjekura mënjanë. Në një tavë të lyer me gjalpë shtrojmë si fillim petët e papjekura. Pasi i spërkatim me gjalpë, vendosim petët e pjekura mirë dhe të thërrmuara. Në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin, gjalpin dhe kripën. E trazojmë mirë dhe e hedhim mbi petët e pjekura. e vendosim tavën në furrë dhe e pjekim derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.