• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Prill 2024 – Receta/ Kujdes nga këto mesazhe në telefon!/ 25 vjeçarja lë Kanadanë për Shqipërinë

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patëllxhanë role / Pastiçe fshati në tigan / Llokma me sherbet.

    Mesazhe ose thirrje të dyshimta në telefona, WhatsApp apo forma të tjera, të cilat priren t’ju udhëzojnë që të klikoni në një link që qartësisht prek sigurinë tuaj, vazhdojnë të rrezikojnë sigurinë online. Në studion e “Rreze Dielli”, eksperti i IT Tomi Kallanxhi bëri thirrje që të mos t’ju përgjigjeni mesazheve të tilla apo në rastin kur ju kërkohet një kod 6 shifror, qytetarët nuk duhet të bien pre e mashtrimeve të tilla, pasi rrezikojnë të dhënat personale dhe financiare në llogaritë e tyre bankare. Sipas tij, këta mashtrues mund të ndërhyjnë fare kollaj në privatësinë e individëve të cilëve ju kërkohet kodi i posaçëm për të hyrë në një llogari bankare.

    Elena Demçe është një vajzë 25 vjeçare nga Korça, plot ambicie dhe ëndrra për jetën. Ajo ka jetuar prej moshës 4 vjeçare jashtë Shqipërisë. Fillimisht, familja e saj emigroi në Greqi, e më pas u rikthye për të vazhduar gjimnazin në Korçë, por dëshira për një jetë më të mirë, detyroi familjen Demçe të emigronte sërish. Pas gjimnazit, Elena udhëtoi në Kanadanë e largët për të provuar ëndrrën kanadeze dhe sloganin "Yes you can", por ndryshe nga sa e kanë shitur të tjerët, për Elenën ky vend ishte jo siç e kishte përfytyruar. Ajo tregoi në studion e "Rreze Dielli", vështirësitë me të cilat u përball së bashku me të fejuarin. Puna si shitëse në një furrë buke, pavarësisht se nuk ishte ajo që donte, e mësoi të ishte e pavarur ekonomikisht dhe e frymëzoi sesi mund t'ia dilte të realizonte qëllimet që i vuri vetes. Një ditë ajo la gjithçka dhe u rikthye në Shqipëri, për të hapur biznesin e saj që lidhej me një kompani ndërkombëtare e po ashtu për të frymëzuar qindra të rinj sesi mund t’ia dalin të realizojnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre.

  • VIDEO

    25 vjeçarja la Kanadanë e të fejuarin: Aty ka stres, shisja bukë e nuk isha e lumtur

    Alarmon eksperti: Kujdes nga këto mesazhe të dyshimta në telefon, ju vjedhin paratë

    Mesazhe ose thirrje të dyshimta në telefona, WhatsApp apo forma të tjera, të cilat priren t’ju udhëzojnë që të klikoni në një link që qartësisht prek sigurinë tuaj, vazhdojnë të rrezikojnë sigurinë online. Në studion e “Rreze Dielli”, eksperti i IT Tomi Kallanxhi bëri thirrje që të mos t’ju përgjigjeni mesazheve të tilla apo në rastin kur ju kërkohet një kod 6 shifror, qytetarët nuk duhet të bien pre e mashtrimeve të tilla, pasi rrezikojnë të dhënat personale dhe financiare në llogaritë e tyre bankare. Sipas tij, këta mashtrues mund të ndërhyjnë fare kollaj në privatësinë e individëve të cilëve ju kërkohet kodi i posaçëm për të hyrë në një llogari bankare.

  • VIDEO

    Tavë me patëllxhanë role, shije speciale nga zonja Albana

    Tavë me patëllxhanë role

    Përbërësit:

    • 4 patëllxhanë
    • Vaj me erëza për marinimin e patëllxhanëve

    Për kimën:

    • 300 gr mish i grirë
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 1 qepë
    • 1 kokë hudhër
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 lgj salcë e koncentruar
    • 2 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Për salcën:

    • 200 ml salcë domate
    • 1 lç piper i kuq
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Presim në feta patëllxhanët. I lyejmë me erëzat dhe vajin duke i lënë të marinohen. Ndërkohë përgatisim kimën duke kaurdisur qepën e grirë imët, mishin e grirë dhe specat e prera hollë. Shtojmë në fund majdanozin dhe erëzat dhe mbushim patëllxhanët. I bëjme role dhe i vendosim në tavë. Sipër shtojmë salcën e domates me erëzat dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.

  • VIDEO

    Llokma me sherbet / Petullat më të mira që mund të keni provuar nga zonja Albana

    Llokma me sherbet

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 2 gota ujë
    • 3 gota miell
    • 1 lugë maja e thatë
    • 1 lugë sheqer
    • 2 lugë vaj ulliri
    • 1 lugë kafeje kripë

    Për sherbetin:

    • 2 gota e gjysmë sheqer
    • 2 gota ujë

    Përgatitja:

    Krijojmë brumin dhe e lëmë të vijë. Vendosim në një qese masën e brumit, presim qoshen e qeses dhe lëshojmë brumë sa një kokërr arrë në tigan me vaj. I lëmë të skuqen me vaj bimor, më pas i kalojmë në sherbet dhe i heqim.

  • VIDEO

    Pastiçe fshati në tigan nga zonja Albana

    Pastiçe fshati në tigan

    Përbërësit:

    • 2 vezë
    • 1 filxhan vaj
    • 1 filxhan qumësht
    • 250 gr makarona
    • 100 gr djathë i butë
    • 1 tufë majdanoz
    • Sallam sipas dëshirës
    • Kripë

    Përgatitja:

    Ziejmë makaronat dhe më pas i kullojmë. Në një tas shtojme vezët, vajin, qumështin dhe kripën. I përziejmë dhe i hedhim në tigan. Pas 2 minutave shtojmë makaronat, majdanozin dhe përsipër sallam të bluar dhe djathin e butë të picës. E kthejmë nga ana tjetër që të piqet njësoj si veprojmë me omletën.

  • VIDEO

    'E bëri Sorosi', Poli Hoxha ironizon pretendimet për non-gratën e Berishës: E bënë alienët

    Në 'Frontline' gazetari Poli Hoxha dhe juristja Adriana Kalaja debatuan sa i përket non-gratës së Berishës Hoxha u shpreh se ishte deep state amerikan që vendosi duke ironizuar pretendimet për 'dorën' e Sorosit.

  • VIDEO

    Bardhi bëri kërkesë për rikthim të deputetëve në grupin e PD-së, Kikia: Logjikë e palogjikshme, i bie të kthehen tek Basha

    Mentor Kikia ngrit pikëpyetje për kërkesën e Gazmentit Bardhit drejtuar kryeparlamentares Nikolla për të rikthyer në grupi parlamentar deputetët e PD-së të përjashtuar nga Lulzim Basha.

  • VIDEO

    Mandati i Xhaçkës nuk shkoi në Kushtetuese, të ftuarit në 'Frontline': Goditje ndaj drejtësisë

    Parlamenti vendosi sot të mos dërgojë çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese, me mazhorancën që votoi kundër propozimit të Rithemelimit. Në 'Frontline' u debatua kjo çështje me të ftuarit që evidentuan problemet me mandatin e Xhaçkës dhe akuzat ndaj saj.

  • VIDEO

    'Është shkelur ligji i interesit', Luan Baçi: Personalisht kam respekt për Xhaçkën, por merremi me fenomenin

    Deputeti Luan Baçi tha në 'Frontline' se me rastin e Xhakçkës është shkelur ligji i interesit.

  • VIDEO

    Protesta para bashkisë, Flogert Muça: Marrin pjesë vetëm organizatorët, i bëjnë nder Veliajt

    Gazetari Flogert Muça komentoi në 'Studio Live' protestën e sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Sipas tij, kjo protestë nuk bën sens dhe është absurde.

  • VIDEO

    Arrestimi i drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Korreshi ironizon: Drejtorët i bëjnë gjitha, ministrat flejnë gjumë

    Deputeti opozitar Saimir Korreshi foli në 'Studio Live' edhe për 2 komisionet hetimore të dakordësuara në Kuvend. Ndërkohë për 2 komisione të tjera që nuk u ngritën dhe që lidhen me oligarkë, Korreshi tha se do të kërkojë të ngrihen në shtator.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv