Fërgesë me domate, djathë dhe vezë nga zonja Albana

4 Mars, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2024-03-04 11:30:00

Fërgesë me domate, djathë dhe vezë

Përbërësit:

  • 2 domate
  • 5 vezë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 150 gr djathë i bardhë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan vendosim vaj ulliri, domatet i kalojmë në rende dhe i shtojmë te vaji i ngrohtë. E lëmë gatesën 4 minuta që të krijojë gropat e vogla. Shtojmë vezët e rrahura dhe djathin e thërmuar. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shoqërojmë me bukë të thekur.