Mjekja Onkologe Esmeralda Sera: “Vaksinat MRNA janë shpresa e botës për të kuruar sëmundjet malinje” E ftuar në emisionin “Klinika 24”, në Report TV, të moderuar nga Doreada Mio ishte mjekja onkologe Esmeralda Sera e cila foli për vaksinat me MRNA dhe përdorimin e tyre në sëmundjet të caktuara.”Në sajë të zbulimeve shkencore, vaksinat me MRNA, janë në fazë eksperimentale ndaj sëmundjeve malinje, sic është kanceri” e nis kështu intervistës mjekja, duke saktësuar se vaksinat janë preparate që kanë për qëllim të sensibilizojnë sistemin imunitar.Vaksinat në vetvetë janë dy llojesh, ato që përdoren për efekt profilaktik dhe ato që përdoren për efekt terapeutik.”Nga viti 2023, ka nisur të eksperimentohet vaksina MRNA, E cila ka marrë një dritë jeshile nga FDA-ja” shtoi mjekja, duke theksuar se nga statistikat, 49% e pacientëve që eksperimentuan këtë vaksinë, vunë re rezultat të menjëhershëm duke parë përmirësime.”Do doja që të sensibilizoja që të gjitha femrat të kryejnë vaksinën kundër kancetit të qafës së mitrës, për të parandaluar problemet e mëteshme” shtoi mjekja, duke theksuar se vec kësaj vaksine, janë në fazë eksperimentale dhe vaksina për kancerin e polmonit apo kancerit të gjirit.Kjo vaksinë do të shërbejë që në të ardhmen këto sëmundje të ulin incidencën e tyre. Mjeku 71 vjecar, Alfredo De Renzis, u bë zyrtarisht personi i parë në Itali që celi eksperimentimin e fazës III të vaksinës MRNA kundër kancerit të prodhuar nga Moderna, që praktikisht, është faza e fundit e testimit përpara se mjekimi të aprovohet. “E pranova menjëherë. E mendova se ishte detyra ime si doctor që t`i jap dhe unë kontributin tim këtij procesi kërkimor”, u shpreh De Renzis, i cili përpara dy vjetësh mësoi se vuante nga melanoma. Duhet theksuar, shkruajnë mediat italiane, se vaksina kundër kancerit që po nxjerr Moderna është ende në nivel eksperimentimi dhe nuk është treguar nëse mjekut i është injektuar mjekimi apo një placebo. Rezultati mund të kërkojë kohë.Vaksina bazohet tek e njëjta teknologji si ajo e adoptuar në rastin e Covidit: qëllimi i saj nuk është të parandalohet sëmundja por të ndihmohet sistemi imunitar i pacientëve që të njohin qelizat kanceroze dhe t`i sulmojnë ato në mënyrë më efikase. Ndërkohë, mjekët në Belgjikë insistojnë që energjia atomike të përdoret më shumë në fushën kërkimore dhe thonë se reaktorët e fushës kërkimore mund të shpëtojnë jetën e pacientëve të sëmurë me kancer. Reaktorët prodhojnë radionuklide, substanca që mjekët mund t’i përdorin për të dalluar metastazat dhe për t’i izoluar ato. Në gjithë botën ka vetëm gjashtë reaktorë të tillë, e kjo, thonë mjekët, është shumë pak për kërkesat e mëdha që ekzistojnë.
Vaksinat MRNA janë shpresa e botës për të kuruar sëmundjet malinje
Video të fundit në programin Klinika 24 Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Klinika 24'|Shëndeti në familje/ Demenca, kujdesi për bebet dhe vlerat e hithrës
4 Prill, 14:27 -
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Virusi HPV, nervi Vagus dhe Ekzemat! Çfarë duhet të bëni menjëherë
28 Mars, 15:35 -
Emisioni i plotë ' Klinika 24' | Meningjiti/ Rreziqet dhe si të ruhemi! Ndikimi i drogarve në shëndetin mendor
21 Mars, 14:46 -
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Menopauza dhe sëmundjet reumatizmale/ Dhimbjet, inflamacionet dhe hormonet
14 Mars, 16:10 -
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Sëmundjet e veshkave dhe shenjat! Këshilla për ushqyerjen e bebit
7 Mars, 14:55 -
Emisioni i plotë, 'Klinika 24'| Helikobakter Pylori/ A është kërcënim për kancer? Ja çfarë thotë gastrohepatologia
28 Shkurt, 14:14 -
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Ushqyerja me gji për nënat e reja, pozicioni i duhur dhe si të përballoni ditët e para
21 Shkurt, 14:21 -
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Kujdes nga gripi! Komplikacionet që mund të rrezikojnë jetën... Nënat e reja në provë
14 Shkurt, 15:31 -
Emisioni i plotë 'Klinika 24' | Kur trupi sinjalizon inkontinencë... Si parandalohen gurat në veshka?
7 Shkurt, 14:53 -
Emisioni i plotë ' Klinika 24' | Grip, viroza, skolioza, ushqimet që na fryjnë! Këshillat për shëndetin
31 Janar, 14:50 -
Emisioni i plotë 'Klinika 24'/ Si të kujdesemi për bebin pas lindjes? Kamomili, si ta përgatisim dhe fuqia e leximit!
24 Janar, 14:31 -
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Pse dhembin kyçet në dimër? Ushtrimet që mund t'i realizoni në shtëpi
17 Janar, 15:13 -
EMISONI I PLOTË 'Klinika 24'/ Pasojat e çrregullimeve hormonale dhe pozicionet më të mira të gjumit!
10 Janar, 14:47 -
Emisioni i plotë 'Klinika 24' l Magjia e piperit/ Vaji esencial që ndihmon në lënien e duhanit
27 Dhjetor 2025, 14:25 -
EMISIONI I PLOTË, 'KLINIKA 24' | Rreziqet e festave, DHIMBJET e nervit shiatik dhe kripa që na dëmton
20 Dhjetor 2025, 15:48 -
Emisioni i plotë 'Klinika 24' l Kardiologia zbulon: Çfarë i shkakton zemrës një pije energjike!
13 Dhjetor 2025, 14:22 -
Doni gjumë të thellë dhe pa shqetësime? Ja ritualet indiane dhe masazhi i këmbëve që bëjnë mrekulli
6 Dhjetor 2025, 17:11 -
Si më ndryshoi jetën yoga face… ju rrëfej historinë time! Laura Xhaxhiu: Më e fuqishme se BOTOX
6 Dhjetor 2025, 17:09 -
Emisioni i plotë l 'Klinika 24' zbulon sekretet kundër rrudhave dhe gjumit të qetë
6 Dhjetor 2025, 14:35 -
EMISIONI I PLOTË 'Klinika 24' | Kolesteroli e rreziku që i shkakton zemrës! E vërteta për medikamentet që e ulin
29 Nëntor 2025, 13:31

