Veri Jug - Peza drejt turizmit elitar dhe familjar (11.02.2024)

11 Shkurt, 13:35 | Përditesimi i fundit: 2024-02-11 13:37:16

Një takim me historinë në njësinë administrative të Pezës, si symbol I lirisë jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë. Turizmi elitar dhe turizmi familjar me bujtinat e banorëve vendas, si prirje e zhvillimit të ekonomisë së Pezës dhe familjeve, në 10 fshatrat që bëjnë pjesë në hartën e kësaj njësie administrative. Ndalesë në bujtinë e kuqe të familjes Dorzi, brenda së cilës gjejmë një minimuze etnografik me enë dhe objekte të vjetra, si pjesë e kulturës së jetës së pezakëve. Bashkëpunimi mes fermerëve të vegjël për të furnizuar me produkte bio bujtinat e vogla. Këto dhe të tjera, në reportazhin “Peza drejt turizmit elitar dhe familjar” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.