Tavë me fasule pllaqi dhe suxhuk
Përbërësit:
- 400 gr fasule pllaqi
- 2 qepë mesatare
- 3-4 thelpinj hudhër
- 2 speca (jeshil dhe të kuq)
- 1 degë selino
- 1 tufë spinaq
- 2 karrota
- 200 gr suxhuk
- 1 lugë çaji piper i kuq
- 1 filxhan çaji pure domate
- 1 lugë kafeje sheqer
- 1 spec djegës
- 2 gotë lëng mishi ose fasulesh
- Rigon, nenexhik
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fasulet pasi i kemi lënë në ujë të zbuten, i shpëlajmë dhe i vendosim në tenxhere të mbuluara me ujë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan ngrohim vajin, qepën, karrotat në feta, hudhrat, selinonë, suxhukun, specat dhe purenë e domatës. I përziejmë dhe e lëmë të ziejë 5 minuta. Në fund shtojmë spinaqin, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, spec pikant, nenexhik dhe rigon. Më pas shtojmë fasulet pllaqi jo të ziera plotësisht dhe 2 gota lëng mishi ose lëng fasulesh. Transferojmë gatimin në tavë balte dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30-40 minuta.