Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për parazitët në organizëm, të cilët janë të shumtë, një prej tyre është dhe ekinokoku i cili shkakton sëmundjen e ekinokokozës. Po çfarë është ekinokoku?
Tenia e ekinokokut është një krimb i vogël 5-7 mm. Vezët e ekinokokut kanë përmasa 30-50 nanometër, ndërtohen nga segmentet koka, qafa, trupi. Përhapet nga qeni i shtëpisë kur ushqehet me plëndësin e bagëtive: dele, lopë, qengji, dhie, keci, dashi. Kur plehu hidhet nëpër sallata, qepë, presh, spinaq, hudhra, tenia ngjitet nëpër gjethe dhe gjethet e palara mirë bëhen burim infektimi. Burim tjetër infektimi është dhe uji i infektuar. Simptomat e ekinokokut në trupin e njeriut shfaqen brenda 1-3 vitesh, shumohen 3-10-12 vite. Kemi këputje trupore, anemi, dhimbje epigastrike, nauze dhe të vjella, alergji në trup ose zverdhje lëkure, zmadhim i mëlçisë, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në tretje, çrregullim në jashtëqitje si dhe rënie në peshë. Në studion e “Rreze Dielli”, zonja Ligjirije Biçaku rrëfen historinë e saj me sëmundjen e ekinokokut në mëlçi dhe në veshka, kalvarin e gjatë të ekzaminimit në spitale brenda dhe jashtë vendit si dhe kurimin e suksesshëm me bimë mjekësore.