Shëngjergji, zemra e turizmit mes maleve (28 janar 2024)

28 Janar, 13:45 | Përditesimi i fundit: 2024-01-28 13:45:49

Një udhëtim mbreslënës në Shëngjergj, një prej zonave më të bukura malore 40 kilometra në lindje të Tiranës. Ju njohim me bukuritë natyrore të Shëngjergjit, burimet e ujrave, jetën e banorëve vendas, mes të cilëve, jeta dhe puna e mullixhiut Hasan Disha. Mulliri me ujë, ku bluhet grurë dhe misër, i fundit ndër 5 mullinjtë që kishte dikur Shëngjergji. Bashkia e Shëngjergjit premton se mulliri shumë shpejt do të shëndrrohet në një pikë turistike atraktive, e vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj. Ndiqni reportazhin “Shëngjergji, zemra e turizmit mes maleve”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.