Turizmi elitar në Manastirin e Ardenicës (14 janar 2024)

14 Janar, 13:54

Veri Jug ju propozon të shkojmë në qytezën e vogël të Kolonjës, mes Lushnjes dhe Fierit, mbi kodrat e së cilës gjendet Manastiri i Ardenicës, një prej veprave të arta të trashëgimisë sonë kulturore. Personazh i reportazhit është administratori i Kolonjës Arbër Abdurrahmani, i cili sjell në vëmendjen tonë zhvillimin e turizmit në fshatrat e Kolonjës, bujtinat me prirje turizmin familjar dhe veçmas, turizmin elitar në Manastirin e Ardenicës. Ndiqni reportazhin Ardenica, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug gazetari Agim Pipa.