Maza e Çabullit, gatim tradite i Kelmendit me mëlçi me shumë shije nga zonja Albana

10 Janar, 12:12

Mazë mëlçish

Përbërësit:

  • Mëlçi bagëtish
  • Zemra, veshka
  • Dhjamë
  • Miell misri
  • Ujë
  • Kripë

Përgatitja:

Marrim dhjamin, mëlçitë, zemrat, veshkat dhe i kaurdisim. Shtojmë kripë, ujë, miell dhe i përziejmë vazhdimisht për rreth 45 minuta derisa mielli të mos ketë aromën dhe yndyra të dalë sipër.