• VIDEO

    Gëzuar Shqipe, me xhubletë e flamur! Fotoja e Soela Zani bëhet virale në ditën e Pavarësisë

    Fotoja e vajzës me emrin Franka me xhubletë dhe flamur e realizuar nga fotografja Soela Zani, u bë virale në rrjet në ditët e festave të nëntorit, teksa të gjithë e postuan duke i vënë diçitura nga më të ndryshmet. Në studion e Rreze Dielli, Soela  Zani tregoi sesi erdhi kjo ide, sa foto iu deshën për të arritur në shkrepjen perfekte së bashku në mjeshtërinë e valëvitjes se flamurit nga Anxhelika Kolevica.

    “Nuk e dija që fotoja do merrte këto përmasa, edhe pse përkushtimi dhe dashuria me të cilën e bëra ishte i jashtëzakonshëm. Doja diçka të veçantë ku të gërshetoja flamurin dhe xhubletën, bashkë në një emocion të dyfishtë. Gëzuar këto festa kaq të bukura të cilat na tregojnë se përveçse ta duam vendin tonë, duhet të përpiqemi ta bëjmë atë më të begatë. Personalisht kudo që kam shkuar, nuk jam ndjerë më mirë se në Shqipërinë time”, - u shpreh fotografja e njohur.

  • VIDEO

    Petanik me fasule nga zonja Albana

    Petanik me fasule

    Përbërësit:

    • 1 pako petë të pjekura
    • 500 gr fasule
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pasi kemi zjerë fasulet, kullojmë lëngun, I vendosim në një tas ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim petët dy e nga dy duke i spërkatur me anë të një garuzhdeje me lëngun e zierjes së fasuleve. Më pas vendosim kokrrat e fasuleve dhe kështu veprojmë derisa të mbarojnë petët. E lyejmë në fund sipërfaqen me një vezë të rrahur me pak nga lëngu i fasuleve. E vendosim petanikun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius.

  • VIDEO

    Zupa shtëpie nga zonja Albana

    Zupa shtëpie

    Përbërësit:

    • 1.5 litër qumësht
    • 2 të verdha veze
    • 7 lgj sheqer
    • 7 lgj niseshte
    • Arra të grira
    • Biskota
    • Reçel
    • Vanilje
    • Kanellë

    Përgatitja:

    Fillimisht thërrmojmë biskotat dhe i vendosim në fund të gotave si shtresë. Biskotat i lagim me pak qumësht ose liker. Në një tenxhere ngrohim qumështin në zjarr të avashtë. Shtojmë të verdhat e vezëve që i kemi rrahur me sheqer dhe niseshte. Këtë masë e përziejmë derisa të trashet. Kur masa të bëhet kremoze shtojmë vaniljen. E vendosim kremin e përgatitur mbi shtresën e biskotave, vendosim përsëri një shtresë me biskota, pak reçel dhe arra të thërrmuara. Sipas dëshirës bëjmë një pudrosje të lehtë me pak kanellë dhe i vendosim zupat të ftohen në frigorifer para se t’i konsumojmë.

  • VIDEO

    Paçe koke nga zonja Albana

    Paçe koke tradicionale

    Përbërësit:

    • 1 kokë viçi
    • 6 lgj miell
    • 1 Igj kripë
    • 5 thelpinj hudhër
    • 1 lgj uthull
    • 2 gjethe dafine
    • Piper i zi, piper i kuq
    • Vaj ulliri, gjalpë

    Përgatitja:

    Kokën e viçit e vendosim të ziejë për aq kohë sa të shkëputet mishi nga kocka. Kaurdisim miellin me vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë kafe. E shuajmë më pas me lëngun e kokës, shtojmë mishin e copëtuar, hudhrën, kripën, piperin. E lëmë paçen të ziejë në zjarr të ulur dhe më pas e servirim duke shtuar uthull dhe gjalpë të tretur aromatizuar me piper të kuq.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 29 nëntor 2023

    Titujt e gazetave për sot,nga parada kuqezi në Tiranë te Visar Zhiti flet për misteret e dosjes së 28 nëntorit 1912 e deri tek "oktapodi shqiptar"

  • VIDEO

    Pas festave çfarë e pret politikën? Avokati: Disa nuk do e hanë vitin e ri në shtëpi (28 nëntor 2023)

    Lidhur me festën e ndarë të opozitës dhe mazhorancës, në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga, kryetari i Lëvizjes së Re Arian Galdini tha se në këtë rast politikanët tregohen të vegjël dhe shtoi se duhet të ketë një protokoll që t’i detyrojë bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës në organizime të tilla.

  • VIDEO

    Opozita dhe qeveria të ndara edhe në ditën e Pavarësisë, Galdini: Duhet një protokoll që i detyron të bashkëpunojnë! Muça: Basha kompleksohet nga Berisha

    Lidhur me festën e ndarë të opozitës dhe mazhorancës, në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga, kryetari i Lëvizjes së Re Arian Galdini tha se në këtë rast politikanët tregohen të vegjël dhe shtoi se duhet të ketë një protokoll që t’i detyrojë bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës në organizime të tilla.

  • VIDEO

    Mjeshtri që shpëtoi flamujt e vjetër të Shqipërisë (28 Nëntor 2023)

    Flamujt janë të lidhur me emrin e Ahmet Zogut, me Amerikën, me emrat e personave të vrarë në luftë, apo të dënuar me burg dhe me pushkatim…A mos vallë do të kthehej ndaj tyre furia e mërisë dhe e hakmarrjes, duke i eliminuar? Eljan Tanini bisedoi me mjeshtrin e restaurimeve delikate z.Frederik Stamati

  • VIDEO

    Ndoka: Basha skuth por ka vend në Federatën Opozitare (28 Nëntor 2023)

    I ftuar në emisionin "Frontline" në Report Tv kreu i PDK Nard Ndoka teksa komentoi idenë e federatës së opozitës të propozuar nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, tha se pjesë e saj mund të bëhet dhe kryetari i PD Lulzim Basha pavarësisht se Sali Berisha ka përjashtuar çdo mundësi “bashkimi” me të.

    • VIDEO

      Shaqir Gjoçaj: Në Tërbuf, të burgosurit i varrosnin për së gjalli (28 Nëntor 2023)

      Për ti shpëtuar presioneve të Sigurimit të Shtetit, në shkurt të vitit 1953, familja Gjoçaj nga Tropoja, me 8 anëtarë, kishin vendosur të arratiseshin jashtë Shqipërisë. Por tentativa e tyre kishte dështuar dhe ata ishin arrestuar. Katër prej tyre Isai 19 vjeç me gjithë bashkëshorten e tij Zaden 18 vjeç, Shaqiri 17 dhe motra e tij Sabria 16 vjeç, ishin dënuar me burg, ndërsa e jëma Rrushja me tre fëmijë të vegjël, ishte internuar në kampin e Tepelenës. Ju kishin sekuestruar çdo gjë dhe seicili prej tyre, veç me rrobat e trupit, duhet të përballonin burgjet dhe kampet e vështira të internimit në ato vite të fillimit të diktaturës. Kalvari i seicilit prej tyre do të vijonte gjatë dhe do të ishte përtej çdo imagjinate. Nuk kishin askënd për ndihmë. Duhet t'i bënin ballë urisë, presionit dhe dhunës. Në këtë periudhë të vështirë, mjaft të përmendet fati i vëllai të vogël Ademit, që u internua në Tepelenë me nënën dhe dy motrat e tij të vogla i cili pasi i mbijetoi kampit të Tepelenës nisi të punojë në ndërtim, në Rruga Ura në Tropojë, pa bërë ende 12 vjeç e të mbante mbi supet e tij prej fëmije, jetën e vëllezërve dhe motrës në burg dhe nënës e motrat e vogla jashtë. A do të mund të mbijetonin? Si do të rridhte fati i seicilit në këtë rrugëtim të vështirë mbijetese?

    • VIDEO

      Flamuri kuq e zi në Komunën e Preshevës, Shqiprim Arifi: E di që do gjobitem, Serbia nuk na lejon simbolet kombëtare

      Në studion e Report Tv, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi foli për aktin e guximshëm të tij, vendosjen e flamurit kuq e zi në godinën e Komunës.

      Arifi tha se shteti serb do të marrë masa ndaj tij. Kryetari i Preshevës tha se pret të gjobitet nga Beogradi.

      Serbia, tha, Arifi nuk i lejon shqiptarët e Luginës së Preshevës të përdorin simbolet kombëtare.

    • VIDEO

      Burri i vdes i ri, kunati e dëbon me fëmijët/ 48-vjeçarja: Jemi të traumatizuar (28 Nëntor 2023)

      E ve dhe me dy fëmijë të mitur një 48-vjeçare nga Vlora rrezikon të mbetet në mes të katër rrugëve pasi të gjithë i kanë kthyer shpinen… madje dhe nëna e sa, e cila kërkon ta dëbojë nga banesa. Albana Merka ka kaluar një jetë të vështirë dhe duket sikur këto probleme po e mposhtin atë… U martua me njeriun që dashuroi, me Agronin dhe projektuan jetën së bashku. Dy njerëz që e donin fort njëri-tjetrin dhe sollën në jetë dy djem. E shumë shpejt çastet e lumturisq do ia linin dhimbjes, agonisë ë një nëne për të mbijetuar… Bashkeshorti i saj pësoi infarkt në zemër teksa ishte në shtëpi. Një kujtim që është skalitur në kujtesën e Albanës dhe të dy djemve të saj, ku dëshmuan me sytë e tyre vdekjen e babait. Të alarmuar lajmëruan autoambulancën me një fije shprese se mjekët do ta kthenin në jetë. Por Agroni nuk ishte më mes tyre… Albana e pati të vështirë ta pranoj këtë fakt, por duhej të bëhej e fortë për djemtë, të cilët e përjetuan shumë rëndë ndarjen e të atit nga jeta. E kur kaluan 40 ditë nga vdekja e tij, njerëzit e Agronit e dëbuan nga shtëpia Albanën së bashku me dy të miturit… Të gjendur në situatë rruge dhe në meshirë të fatit, nëna e Albanës iu hapi derën. Albana nuk ishte si më parë. Ndriçimi në sytë e saj ishte venitur… u bë më e përhumbur dhe zhytej në kujtimet kur bashkëshorti ishte ende gjallë. Një forcë dhe mbështetje për Albanën dhe familjen… tani ajo e vetme duhej të kujdesej për dy djemtë, amanetin e Agronit. E vrarë në shpirt dhe me një plagë të pashëruar, Albana mundohet t’iu falë dashuri djemve. Ata e bëjnë krenar nënën pasi në shkollë marrin rezultate të larta, ndërsa atë e mundon fakti që nuk mund t’ua plotësoj të gjitha kërkesat e tyre bazike… së për deshirat e tyre është e pamundur. Sikur të mos mjaftonte kjo për Albanën hallet nuk do të kishin të mbaruar. Pas disa kohe qëndrimi tek nëna e saj, Fatime, kjo e fundit kerkon ta dëbojë nga shtëpia vajzën bashkë me nipërit. E sëmurë dhe me thinja në kokë nuk mundet dot të kujdeset për to… E dorezuar nga realiteti, zgjidhja e vetme për Fatimen është të ‘flakë’ nga shtëpia vajzën dhe nipërit. 48-vjeçarja tregon se ka konflikte me nënën e saj, teksa i lutet që mos t’i dëbojë nga banesa. Por duket se vendimi tashmë është marrë... Albana kalon netë të gjata duke qarë dhe përpiqet të fshihet nga fëmijët sepse nuk do që ata ta shikojnë në gjëndje të thyer. Ajo nuk ka vend tjetër ku të gjejë një strehëz dhe shumë shpejt do të përfundojë në qiell të hapur. Ka trokitur në shumë dyer, por askush nuk e ka ndihmuar. Njerëzit nga ana e bashkëshortit pasi i nxorrën në rrugë, nuk interesohen më as për dy djemtë. Dy djemtë që kanë vetëm nënën e tyre, e cila nuk mundet të perballojë të gjitha problemet qe iu ka shtruar jeta…

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv