• VIDEO

    Shalsi: Reforma në Drejtësi hapi rrugë te re!

     

    Reforma në Drejtësi nisi për të hapur një rrugë të re për Shqipërinë. Kështu u shpreh në emisionin “Kontrast” në Report Tv deputeti i PS Eduard Shalsi, ndërsa nënvizoi se reformat e tjera që qeverisë nuk do të ishin të suksesshme pa atë në Drejtësi

  • VIDEO

    Shahu dhe politika, Shalsi: Përballë kemi një opozitë që maksimumi me zara kanë luajtur!

    Të paralelizosh politikën shqiptare me shahun është jashtë realitetit. Të them të drejtën shumica e politikanëve edhe ato që kanë afatgjatë edhe personi që përmendet shpeshherë janë veshur me një aureolë. Ju për shembull u veshët me aureolën e shahistit. U shkon më shumë një lojë tjetër sesa një lojë intelektuale që ka brenda dhe shkencën. S’mund ta perifrazojmë politikën shqiptare si lojë shahu. Loja e shahut ka rregulla të mirëpërcaktuara. Duhet të jesh i përgjegjshëm për çdo lëvizje. Duhet ta dish për çfarë shërben kjo lëvizje. Ndonjëherë duhet të sakrifikosh dhe figura të rëndësishme që të arrish objektivin madhor. Që të mundësh kundërshtarin ti duhet të bëhesh kundërshtari thotë një shprehje. Politika shqiptare nuk ka qenë mjaftueshëm e mençur që ta mendonte si një lojë shahu. Sa më shumë politikanët do të kuptonin shahun aq më e mirë do ketë qenë politika.”

  • VIDEO

    Jam e martuar, por kam fëmijë me burrë tjetër’/48-vjeçarja mes dashurisë dhe dhunës (27 Nëntor 2023)

    Në vajzë 6 vjeçe, inekzistente në gjendje civile… nuk mundet të arsimohet si gjithë bashkëmoshatarët e saj, pasi rezulton e paregjistruar. E lindur nga një bashkëjetesë, nëna e saj nuk mundi ta regjistronte të bijën kur erdhi në jetë, pasi Veronika Hysi ende rezulton e martuar me ish-burrin e saj… me të cilin u nda fizikisht 8 vite më parë. E dhunuar barabarisht për vite të tëra, dhe me një fëmijë që i ndërroi jetë kur ishte ende foshnje, për 48-vjeçaren Veronika Hysi jeta ka qenë mjaft e vështirë. U martua kur ishte një 19-vjeçare me Mustafa Hysin nga Tepelena 16 vite më të madh. Pas 13 vitesh, prindër të 3 fëmijëve çifti zhvendoset në qytetin e Vlorës për një të ardhme më të mirë. Në fillim çdo gjë dukej se po shkonte mire, por pas pak kohësh Mustafai nisi të bëhej përdorues i alkoolit dhe për këtë arsye ai shpesh dhunonte bashkëshorten. Si të mos mjaftonte kjo, në vitin 2011 kur Veronika ishte në muajin e 9-të të shtatzanisë, për shkak të vështirësive ekonomike, Mustafai e braktis atë duke u larguar në Tepelenë dhe duke e lënë nënën me fëmijët në mëshirë të fatit. Pasi në jetë erdhi fëmija i katërt, vajza e cila lindi me aftësi ndryshe, Veronika vendosi ta lërë këtë të fundit në jetimore për shkak të vështirësive ekonomike dhe të pamundësisë për t’u kujdesur. 4 vite pa asnjë kontakt, i penduar Mustafai i kërkoi një ribashkim nënës së fëmijëve, e cila për hir të tyre pranoi. Ajo shkoi të jetonte në Tepelenë sërish me shpresën se Mustafai kishte ndryshuar, por kjo gjë nuk ndodhi… Një dhunues mbetet gjithmonë i tillë… Mustafai e dhunoi sërish Veronikën, e cila këtë herë përfundoi në spital nga goditjet e marra. Ajo gjithashtu denoncoi të shoqin për dhunë, i cili përfundoi pas hekurave për 6 muaj. Kështu ajo shkëputi çdo kontakt me babain e fëmijëve të saj. E strehuar tek familja e saj dhe në një gjendje të rënduar, një vit më pas 48-vjeçarja Veronika Hysi u njoh me Gazmir Qarrin 51-vjeçarin me të cilin vendosi të bashkëjetojë. E padivorcuar, në vitin 2017 Veronika solli në jetë vajzën me Gazmirin ku ky i fundit nuk mundet t’i japë atësinë. Për këtë arsye ajo kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”, për të kryer divorcin dhe për të regjistruar të bijën.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Nëntor 2023 – Receta/ Variçet, trajtimi alternativ / Horoskopi javor

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me portokall / Pilaf Ali Pasha / Petulla me kos.

    Variçet janë një problem shqetësues, shumë persona ankohen për dhimbje të madhe, por edhe për estetikën e këmbëve sepse në vendin ku ato shfaqen prishin strukturën venoze duke sjellë dhe probleme të mëdha shëndetësore. Në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' në emisionin "Rreze Dielli" tregojmë gjithçka që duhet të dimë për këtë problematikë, përse shkaktohen variçet, cilat janë llojet e tyre, simptomat që ato japin, faktorët ndikues në shfaqjen e tyre dhe sigurisht gabimet që bëjmë për trajtimin e tyre e kalimi më pas në trompozë. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë trajtimin alternativ, i cili duket se është tepër efikas.

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 27 nëntor – 3 dhjetor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme në gjëra të rastësishme, sepse në këtë periudhë kemi shumë ndikime, është një kohë rregullatore e problemeve dhe është një moment mjaft i mirë në lidhje me disa takime apo vendime që do të merren. Keni shumë gjëra për të thënë dhe për të bërë përsa i përket kësaj jave prandaj duhet patur kujdes dhe vëmendje. Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.

  • VIDEO

    Dhuna ndaj grave, Shtraza: Duhen më shumë fonde për shoqatat! Tusha: Janë rritur rastet e raportimit të dhunës (27 Nëntor 2023)

    Përgjatë vitit 2023 në Shqipëri janë lëshuar mbi 2 mijë kërkesa për urdhra mbrojtje ndaj grave e vajzave, që kanë denoncuar dhunën. Krahasuar me një dekadë më parë janë 30%më shumë denoncime

  • VIDEO

    Kujdes me variçet, mund të rrezikoni trompozë! Ylli Merja: Ja trajtimi që jep rezultat

    Variçet janë një problem shqetësues, shumë persona ankohen për dhimbje të madhe, por edhe për estetikën e këmbëve sepse në vendin ku ato shfaqen prishin strukturën venoze duke sjellë dhe probleme të mëdha shëndetësore. Në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' në emisionin "Rreze Dielli" tregojmë gjithçka që duhet të dimë për këtë problematikë, përse shkaktohen variçet, cilat janë llojet e tyre, simptomat që ato japin, faktorët ndikues në shfaqjen e tyre dhe sigurisht gabimet që bëjmë për trajtimin e tyre e kalimi më pas në trompozë. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë trajtimin alternativ, i cili duket se është tepër efikas.

  • VIDEO

    Tirana në festë! Nesër 'Parada e Shqiptarëve!' Veliaj nga Report Tv fton qytetarët në bulevard: Të parët s'pyetën për plumbat, s'na ndalin ca pika shiu! I tregojmë botës kulturën tonë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv fton të gjithë të vijnë në Tiranë dhe të dalin në të dy anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ për të shijuar këtë ngjarje fantastike pavarësisht motit. Erion Veliaj: 'Na duhet pak aleancë me motin por jam i bindur që dielli që kemi brenda do të ndriçojë më shumë motin përreth"

  • VIDEO

    Akuzohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës, gjykata lë në burg të riun

    Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për Marash Gjoklajn, që akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje. I riu që në rrethana të dyshimta sapo kishte dalë nga burgu për vepër të ngjashme penale, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denoncua nga një 19 vjeçare me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës

  • VIDEO

    Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Cila shenjë dominon javën dhe cilat duhet të tregojnë kujdes

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 27 nëntor – 3 dhjetor 2023.

    Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme në gjëra të rastësishme, sepse në këtë periudhë kemi shumë ndikime, është një kohë rregullatore e problemeve dhe është një moment mjaft i mirë në lidhje me disa takime apo vendime që do të merren. Keni shumë gjëra për të thënë dhe për të bërë përsa i përket kësaj jave prandaj duhet patur kujdes dhe vëmendje. Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.

  • VIDEO

    Kek me portokall nga zonja Albana

    Kek me portokall

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 150 gr sheqer
    • 3 kokrra vezë
    • 250 ml lëng portokalli
    • 50 ml vaj ulliri
    • 1 lugë e vogël sodë
    • Lëkurë portokalli e grirë

    Përgatitja:

    Në një enë rrahim vezët së bashku me sheqerin. Më pas hedhim lëngun e portokallit dhe vajin duke i përzier mirë. Miellin me sodën i bashkojmë dhe i shtojmë në masën e lëngshme duke i situr. E trazojmë mirë derisa masa të homogjenizohet. Në fund hedhim lëkurën e portokallit të grirë në rende.

    Masën e kekut e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 40 minuta.

  • VIDEO

    Pilaf Ali Pasha nga zonja Albana

    Pilaf Ali Pasha

    Përbërësit:

    • 3 filxhanë çaji oriz
    • 1 filxhan çaji mish i grirë/mëlçi
    • 1 qepë mesatare
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 2 lgj rrush të thatë
    • 8-10 bajame
    • Pak kanellë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim bajamet e qëruara në ujë të vluar, pasi regjen heqim cipën dhe i presim në fetëza, ndërsa rrushin e thatë pa fara e shpëlajmë me ujë të ngrohtë.

    Kaurdisim mëlçitë së bashku me qepën e grirë hollë. Më pas shtojmë bajamet, rrushin e thatë dhe orizin dhe vijojmë kaurdisjen në zjarr të ngadalshëm. Hedhim ujë në raport sipas orizit dhe e lëmë pilafin të gatuhet në temperaturë të ulur. E servirim me piper të zi të bluar dhe pak kanellë.

  • VIDEO

    Situata nga bora, në Kukës rrugët rurale të kalueshme me zinxhirë! Disa zona pa energji! Në Mirditë 3 fshatra të bllokuara

    Situata nga moti i keq është normalizuar në pjesën më të madhe të akseve rrugore pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv