-
VIDEO
Hymë në Dimër/ Në Tiranë sot u shënua -1 gradë, dielli i lë pas vendin shiut! Nesër bora zbardh malin e Dajtit
Pasi vjeshta na përkëdheli me temperatura më të ngrohta se vitet e tjera tashmë kemi hyrë në dimër. Mëngjesi i sotëm ka regjistruar temperaturat më të ulëta. Në Tiranë sot në mëngjes u shënua -1 gradë Celcius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 10 gradë tregon meteorologia nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak Anira Gjoni në një intervistë për Report Tv.
-
VIDEO
Petulla me kos nga zonja Albana
Petulla me kos
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 1 gotë kos
- 1-2 kokrra vezë
- 1 lugë kafeje sheqer
- ½ lugë kafeje sodë
- 1 lugë kripë
- 2 filxhanë kafeje vaj
Përgatitja:
Në një tas hedhim vezë, kos, kripë dhe pak sheqer (sipas dëshirës mund të vihet dhe yndyrë). I rrahim mirë, shtojmë miellin e përzier me pak sodë. Brumi i petullave nuk duhet shumë i hollë. Në një tigan hedhim pak yndyrë dhe sapo të nxehet hedhim brumin, nga 1 lugë gjelle për çdo petull. Largësia nga njëra petull te tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat i skuqim nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër. Pasi të jenë skuqur mirë i vendosim në pjatë, i spërkatim pak me gjalpë dhe mund të serviren siç janë ose me sheqer, mjaltë, reçel, kos, qumësht, sipas dëshirës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 27 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga si do të bëhet shpërndarja e bonusit për pensionistët te letër kreut të SPAK nga SHBA e deri tek rruga e Arbrit në degradim ende pa përfunduar.
-
VIDEO
Gjuha e qenve policë. Si tregojnë ku i fshehin trafikantët lëndët e paligjshme. (26 Nëntor 2023)
Instituti i qenve të policisë është hapur në vitin 1950 në bashkëpunim me Republikën e Çekosllovakisë. Në atë vit janë trajnuar 20 qentë e parë. Sot qentë policë arrijnë të zbulojnë lëndët e paligjshme të fshehura në vende të ndryshme. Së shpejti do të ketë qenë të trajnuar për kartat sim. Në këtë emision inspektorët e Institutit të qenve të policisë do të demonstrojnë sjelljen e qenve në situata të ndryshme.
-
VIDEO
Tërbufi, vendi i ish kënetës
Sefedin Vrapi, kryetari fshatit Cermë e Sipërme rrëfen të kaluarën e Njësisë Administrative të Tërbufit dhe ndryshimet në vitet e demokracisë.
-
VIDEO
Punimi i tokës dhe mbjellja e grurit
Astrit Vrapi, traktorist në fshatin Cermë e Sipërme, tregon për punimin e arave dhe mbjelljen e farës së grurit, gjithsejt 800 hektarë në të gjithë zonën.
-
VIDEO
Mbjellja e grurit në Tërbuf dhe në Çermë (26 nëntor 2023)
Fundi I muajit nëntor kulmon me mbjelljen e farës së grurit në arat dhe koshtet në të gjithë vendin. Në javën që po mbyllet Veri Jug kishte si destinacion Njësinë Administrative të Tërbufit dhe fshatin Cermë e Sipërme në Myzeqe, ku dhjetra traktorë të mëdhenj dhe makineri bujqësore kanë gëluar nga puna ditën dhe natën. Personazhë të reportazhit Sefedin Vrapi, kryetar I fshatit Cermë e Sipërme dhe Astrit Vrapi, traktorist. Ndiqni reportazhin “Mbjellja e grurit në Tërbuf dhe në Çermë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Yzeiri: Drejtësia e re e ka vënë Berishën me shpatulla pas muri, do rihapen 21 janari dhe Gërdeci
Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar në Report Tv refuzimin e Sali Berishës për t’u përballur me drejtësinë për aferën Partizani, si edhe lirimin e dhëndrit të tij nga burgu.
-
VIDEO
Klinika 24- Sa ndikojnë modelet e ofruara nga media dhe interneti te adoleshentët dhe të rinjtë? (25 Nëntor 2023)
Ndërsa në pjesën e dytë ndiqni këshillat e psikologes lidhur me ndikimin e modeleve të ofruara nga media dhe interneti tek adoleshentët dhe të rinjtë
-
VIDEO
Klinika 24- Si ushqehen studentët shqiptarë? Kërkuesit shkencorë trondisin me studimin e kryer!
Si ushqehen studentët shqiptarë? Sot në Klinika 24 me kërkuesit shkencorë do të diskutojmë rezultatet e studimit të kryer Taulant Muka kerkues shkencor Erand Llanaj kerkues shkencor
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 25 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Rama "kërcënon" deputetët e opozitës te Saliu dhe Erzeni e deri tek ndahet nga jeta Çaplini shqiptar komediani Zef Deda.
-
VIDEO
Berisha përballje me sulme ndaj drejtësisë, avokati: Do e fusin në gjyq prej veshi! (25 Nëntor)
Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të përballet me drejtësinë për aferën Partizani, ndërsa Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ ndaj tij. Berisha ka nisur sulme të njëpasnjëshme ndaj drejtësisë, si edhe prokrurorit Arben Kraja e gjyqtares Irena Gjoka. Por gazetari i Poli Hoxha tha në Report Tv se këto sulme mund ta përballin Berishën me dy akuza të reja ‘pengim i drejtësisë’ dhe ‘kërcënim dhe shantazh për shkak të detyrës’! Avokati Romeo Kara tha në Report Tv se Sali Berisha nuk mund t’i shmanget përballjes me drejtësinë. Kara tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ se “do ta marrin për veshi dhe do ta çojnë në SPAK. Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të njihet me masën e sigurisë dhe nuk është paraqitur asnjëherë në SPAK për t’u njohur me masën detyrim paraqitjeje.