Pilaf Ali Pasha nga zonja Albana

27 Nëntor 2023, 11:53

Pilaf Ali Pasha

Përbërësit:

  • 3 filxhanë çaji oriz
  • 1 filxhan çaji mish i grirë/mëlçi
  • 1 qepë mesatare
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lgj rrush të thatë
  • 8-10 bajame
  • Pak kanellë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim bajamet e qëruara në ujë të vluar, pasi regjen heqim cipën dhe i presim në fetëza, ndërsa rrushin e thatë pa fara e shpëlajmë me ujë të ngrohtë.

Kaurdisim mëlçitë së bashku me qepën e grirë hollë. Më pas shtojmë bajamet, rrushin e thatë dhe orizin dhe vijojmë kaurdisjen në zjarr të ngadalshëm. Hedhim ujë në raport sipas orizit dhe e lëmë pilafin të gatuhet në temperaturë të ulur. E servirim me piper të zi të bluar dhe pak kanellë.