Në vajzë 6 vjeçe, inekzistente në gjendje civile… nuk mundet të arsimohet si gjithë bashkëmoshatarët e saj, pasi rezulton e paregjistruar. E lindur nga një bashkëjetesë, nëna e saj nuk mundi ta regjistronte të bijën kur erdhi në jetë, pasi Veronika Hysi ende rezulton e martuar me ish-burrin e saj… me të cilin u nda fizikisht 8 vite më parë. E dhunuar barabarisht për vite të tëra, dhe me një fëmijë që i ndërroi jetë kur ishte ende foshnje, për 48-vjeçaren Veronika Hysi jeta ka qenë mjaft e vështirë. U martua kur ishte një 19-vjeçare me Mustafa Hysin nga Tepelena 16 vite më të madh. Pas 13 vitesh, prindër të 3 fëmijëve çifti zhvendoset në qytetin e Vlorës për një të ardhme më të mirë. Në fillim çdo gjë dukej se po shkonte mire, por pas pak kohësh Mustafai nisi të bëhej përdorues i alkoolit dhe për këtë arsye ai shpesh dhunonte bashkëshorten. Si të mos mjaftonte kjo, në vitin 2011 kur Veronika ishte në muajin e 9-të të shtatzanisë, për shkak të vështirësive ekonomike, Mustafai e braktis atë duke u larguar në Tepelenë dhe duke e lënë nënën me fëmijët në mëshirë të fatit. Pasi në jetë erdhi fëmija i katërt, vajza e cila lindi me aftësi ndryshe, Veronika vendosi ta lërë këtë të fundit në jetimore për shkak të vështirësive ekonomike dhe të pamundësisë për t’u kujdesur. 4 vite pa asnjë kontakt, i penduar Mustafai i kërkoi një ribashkim nënës së fëmijëve, e cila për hir të tyre pranoi. Ajo shkoi të jetonte në Tepelenë sërish me shpresën se Mustafai kishte ndryshuar, por kjo gjë nuk ndodhi… Një dhunues mbetet gjithmonë i tillë… Mustafai e dhunoi sërish Veronikën, e cila këtë herë përfundoi në spital nga goditjet e marra. Ajo gjithashtu denoncoi të shoqin për dhunë, i cili përfundoi pas hekurave për 6 muaj. Kështu ajo shkëputi çdo kontakt me babain e fëmijëve të saj. E strehuar tek familja e saj dhe në një gjendje të rënduar, një vit më pas 48-vjeçarja Veronika Hysi u njoh me Gazmir Qarrin 51-vjeçarin me të cilin vendosi të bashkëjetojë. E padivorcuar, në vitin 2017 Veronika solli në jetë vajzën me Gazmirin ku ky i fundit nuk mundet t’i japë atësinë. Për këtë arsye ajo kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”, për të kryer divorcin dhe për të regjistruar të bijën.
Jam e martuar, por kam fëmijë me burrë tjetër’/48-vjeçarja mes dashurisë dhe dhunës (27 Nëntor 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
