• VIDEO

    Alarmi i Zelensky për luftë në Ballkan, Kreshnik Osmani: Putini po mbush botën me armë bërthamore

    Një deklaratë e presidentit të Ukrainës se presidenti rus, Vladimir Putin po tenton të nxisë konflikt të përgjakshëm në rajonin e Ballkanit ka sjellë mjaft reagime. 

    Eksperti i çështjeve rajonale, Kreshnik Osmani tha në Studio Live, në Report Tv, se Moska po ndërmerr hapa destabilizues. Ai tha se me urdhër të shefit të Kremlinit, Rusia po furnizon me armë bërthamore disa shtete si Burkina Fason, Venezuelën dhe Bjellorusinë. 

  • VIDEO

    Euro 2024/ Shqiponjat fluturojnë drejt Gjermanisë (17 nëntor 2023)

    Presidenti i KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) Fidel Ylli në studion e emisionit “Pa Protokoll” në Report Tv tha se merita kryesore për kualifikim e Shqipërisë në Euro 2024 i takon trajnerit Sylvinho që ka konsoliduar një grup cilësor futbollistësh

  • VIDEO

    Fidel Ylli në 'Pa Protokoll': Së shpejti në Tiranë do ndërtohet një stadium 40 mijë vendesh! Do jetë ndër më të bukurit në Europë

    Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli i ftuar në “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu në Report Tv, ka deklaruar se së shpajti në Tiranë do të ndërtohet një stadium me 40 mijë vende. Sipas tij, stadiumi që do ndërtohet do jetë një ndër më të bukurit në Europë.

    “Bashkëpunimi mes qeverisë dhe ministrisë e federatës janë bërë gjithë këto stadiume. Por kur shikoj kur Shqipëria do shkonte në Maqedoni për të bërë ndeshjet sepse Qemal Stafa nuk kishte asnjë standart si stadium. Po të jap një lajm që shumë shpejt do shikosh një stadium 40 mijë vendesh në Tiranë që do jetë një ndër më të bukurit në Europë. 22 mijë është shumë pak prandaj do e bëjmë 40 mijë sa i Torinos”- u shpreh Ylli.

  • VIDEO

    Debati i ekspertëve në Studio Live/ Putin kërcënon me luftë Ballkanin?

    Deklarata e fortë e politologut, Kajsiu: Hamasin e ka forcuar Netanyahu. Osmani: Kryeministrin e izraelit e pret gjykimi, do e zgjasë luftën 10 vjet!

    Politologu, Blendi Kajsiu bëri një deklaratë të fortë në Studio Live me Arbër Hitajn në Report Tv. Në një lidhje me Skype, Kajsiu tha se Hamasi në Palestinë është forcuar prej politikave që ka ndjekur kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. 

    "Benjamin Netanyahu përfaqëson një qeveri të ekstremit të djathtë. Pretendon se mbron interesat e popullsisë së Izraelit, por po prodhon kushtet e një vale të re terrorizmi në të ardhmen që do të rrezikojë jo vetëm palestinezët por edhe vetë popullsinë e Izraelit. Shumica e popullsisë së Izraelit nuk e përkrah Benjamin Netanyahun që është përgjegjësi kryesor për rritjen e Hamasit dhe dështimin e forcave të sigurimit të Izraelit për të mbrojtur popullsinë e tij. Duhet kujtojmë që një nga strategjitë e ekstremit të djathtë në Izrael, jo vetëm e Netanyahut, ka qenë forcimi i Hamasit. Hamasi është forcuar përmes ndihmës që Netanyahu dhe ekstremi i djathtë i ka dhënë për të përccarë auroritetin palestinez, për të eliminuar ccdo mundësi për të krijuar shtetin palestinez", tha Kajsiu.

    Sipas Kajsiut, Netanyahu po zhvillon luftën me Hamasin për të mbajtur pushtetin e tij në Tel Aviv. 

    "Nuk janë të interesuar për paqe asnjëra nga palët. Qëllimi i përbashkët i të djathtës ekstreme në Izrael me Hamasin është që të mos ketë kurrë paqe midis Palestinës dhe Izraelit. Ekstremi i djathtë në Izrael kërkon të eliminojë krejtësisht Palestinën dhe ekstremi esktrem i Hamasit në Palestinë kërkon të eliminojë Izraelin", tha Kajsiu. 

    Për kryetarin e partisë Atdheu, Kreshnik Osmani kryeministri i Izraelit, Netanyahu do ta zgjasë luftën sepse ai e di që e pret gjykimi ashtu si Golda Meir në 1973 shkoi para drejtësisë. 

    "Amerikanët kanë thënë për Neë Yorker se zyrtarë izraelitë kanë thënë se Netanyahu ka një plan sekret që lufta të zgjasë deri në 10 vite. Plani i Netanyahut, jo i Bennet që i përket të majtës, është sulmi i veriut të Gazës, transferimi i banorëve në jug të Gazës fillimisht dhe më pas dërgimi në Gadishullin e Sinait dhe shkretëtirën e Akabasë. Më pas nis mësymja në Bregun Perëndimor dhe më pas transferimi i tyre në tokat e Jordanisë. Netanyahu e ka thënë, synojmë shkuljen e Hamasit, heqjen e Gazës nga kontrolli i Hamasit dhe pastrimi nga terrorizmi. Deri tani po pastrohen spitalet. Kanë vdekur 12 mijë njerëz. Katastrofa ka kaluar parametrat e një kasaphane", tha Osmani.  

    Ndërsa Genc Sejko, studiues i çështjeve hebraike, tha se Izreali po kryen agresion ndaj popullsisë civile në Gaza.  "Shtetit të Izraelit nuk i intereson paqja. Synimi është asimilimi i komplet territoreve palestineze dhe krijimi i shtetit të Izraelit në kufijtë biblikë të tyre. Nuk duan marrëveshje për krijimin e shtetit palestinez. Ccdo marrëveshje e arritur më parë ose nuk është zbatuar ose janë gjetur mënyra për të panguar që të mos shkohet tek krijimi i një shteti palestinez. Pretendimet e Izraelit janë biblike. Ka patur gjithmonë hebrenj në Jeruzalem, prezenca e tyre ka qenë e pandërprerë, por numrat kanë qenë shumë të vegjël për të krijuar një shtet. Në 1948, pas asaj që kishte ndodhur në Luftën e Dytë Botërore në një farë mënyrë ua detyronte një shtet izraelitëve, por asnjëherë nuk kanë qenë shumicë", tha Sejko.

  • VIDEO

    ‘Loja më e dobët në fazën e grupeve’, ish-futbollisti Rraklli: Kombëtarja nuk shfrytëzoi kundërsulmet, la shumë hapësirë

    Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli, duke folur në një lidhje “skype” për emisionin “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, ka analizuar ndeshjen e kombëtares shqiptare me Moldavinë që përfundoi me shifrat 1-1.

  • VIDEO

    Kombëtarja merr pikën e artë, Fidel Ylli: Bravo trajnerit! Në Euro 2024 kuqezinjtë do ju hapin probleme ekipeve të mëdha! Ruço e Kapxhiu: E merituar! Kona: Do lëmë gjurmë

    Presidenti i KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) Fidel Ylli në studion e emisionit “Pa Protokoll” në Report Tv tha se merita kryesore për kualifikim e Shqipërisë në Euro 2024 i takon trajnerit Sylvinho që ka konsoliduar një grup cilësor futbollistësh në ekip.  

  • VIDEO

    Stadiumi Qemal Stafa, ja pse ishte më i bukuri në Evropë! (17 Nëntor 2023)

    Gazetari, publicisti dhe arbitri kombëtar dhe ndërkombetar i futbollit Uvil Zajmi tregon përballë Eljan Taninit në Esencë, mallin dhe nostalgjinë për Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa. Nëse ju jeni një personazh i interesant, nëse keni një histori të bukur dhe shumë të veçant

  • VIDEO

    Dikur pjesë e Kombëtares, Lorenc Trashi për Report TV: S'kemi pasur grup më të mirë lojtarësh, Sylvinho deçiziv

    Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Lorenc Trashi foli para ndeshjes Moldavi - Shqipëri që luhet sot në 18:00. Për mbrojtësin e Ballkanit, Sylvinho është deçiziv dhe Kombëtarja nuk ka pasur ndonjëherë grup më të mirë futbollistësh se ky. Trashi foli në emisionin "Studio Live" në Report TV.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Nëntor 2023 – Receta / Mashtrimet me rënien e peshës /Dieta më e mirë sipas Altin Jokës

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesit e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona furre me salcë të kuqe / Gjellë me patate dhe mish / Ëmbëlsirë e shpejtë pa pjekje.

    Flasim për biznesin e dobësimit, pse ka arritur deri këtu dhe pse nuk kemi rezultate në dobësimin e njerëzve. Çfarë është biznesi i dobësimit, sa i përhapur është ai dhe kush janë në këtë biznes? A po stimulohet të jesh obez e mbi peshë me qëllim, kush janë arsyet? Si po trajtohet mbipesha dhe obeziteti, a është rruga e drejtë apo ka manipulime për disa qëllime të fshehta? Çfarë e shkakton obezitetin dhe mbi pesha sa e dëmshme është? Si mund të dalim nga kjo gjendje kur është kthyer në një lloj epidemie? Të gjitha këto pyetje ndajmë në studion e ‘Rreze Dielli’ me nutricionistin e mjekësisë holistike Altin Joka, i cili na tregon dhe arsyet pse disa njerëz nuk arrijnë të dobësohen dhe cila dietë është më e rëndësishme dhe efikase. Cilat janë 5 dietat më të mira sipas Altin Jokës.

  • VIDEO

    Historike, kombëtarja shqiptare një hap larg Europianit (17 nëntor 2023)

    Të ftuar Bashkim Tufa, Gazetar Pano Xhixho, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv, FSHF (skype Moldavia) Lorenc Jemini, Ish-arbitër i FIFA-s Florjan Myrtaj, Ish-Sulmues i Kombëtares Besmir Limani, Tifozi me fytyrën flamur, (skype Moldavia)

  • VIDEO

    Rithemelimi paralajmëron bllokimin e seancës të hënën për buxhetin, Ekonomi: PS gati për diskutim, opozita të vinte të debatonte në komisione

    Ditën e hënë dhe të martë është parashikuar seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë për të diskutuar për projektbuxhetin 2024, por pritet me interes edhe për shkak se Rithemelimi ka paralajmëruar sërish që do të bllokojnë seancën.

  • VIDEO

    5 dietat më të vlerësuara sot në botë, Altin Joka: Dieta më e mirë është kjo!

    Në vijim të bisedës me nutricionistin e njohur Altin Joka, në studion e ‘Rreze Dielli’ folëm dhe për dietat e dobësimit, ku brenda një dekade, sipas tij kanë dalë mbi 190 dieta të regjistruara dhe një pjesë e tyre janë sponsorizuar për të rritur obezitetin, kur në fakt duhet të bëjnë të kundërtën. Sipas nutricionistit është shumë e rëndësishme për të bërë një studim për peshën e çdo individi para se të futet në një dietë specifike, pasi dy njerëz nuk janë njësoj. Po cilat janë 5 dietat më të vlerësuara sot në botë dhe cila është dieta më e mirë sipas nutricionistit Altin Joka?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv