-
VIDEO
Ndikimi rus në Ballkan/ Ekperti i sigurisë, Elezi për Report Tv: Shërbimet sekrete FSB dhe GRU janë prezente në Ballkan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë. Reth kësaj çështjeje ka folur edhe Bedri Elezi, ekspert sigurie, i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, për Report Tv, i cili tha se SHBA ka një program me të cilin hulumtojnë personat e ndryshëm të cilët kanë në plan apo punojnë për institucione të ndryshme për të dëmtuar interesat amerikane. Ai tha se për fat të keq në këtë listë janë të përfshirë edhe qytetarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni.
-
VIDEO
Sot vuloset kualifikimi, gazetari Baku nga Moldavia: 800 zemra kuqezi në stadium! Favori që na kërkojnë moldavët për sfidën e sotme
Në stadiumin Zimbru në Kishinau duke nisur nga ora 18:00 sytë veshët e mbi të gjitha zemrat e shqiptarëve janë me djemtë e Kombëtares.
-
VIDEO
Rrjetet shqiptare aktive në ‘shtëpitë e barit’ në BE, eksperti për Report Tv: Shqiptarët shihen si ‘delja e zezë’, ka racizëm ndaj nesh
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi foli në Report Tv për një raport të fundit të i Europolit dhe Qendrës Europiane të Monitorimit për Drogën, i cili tregon se shqiptarët dhe serbët kultivojnë sasi të mëdha droge në ambiente të mbyllura në BE
-
VIDEO
Në fundjavë ulje drastike temperaturash! Meteorologia: Pasdite priten reshje shiu me intensitet të lartë, rrezik për përmbytje në Lezhë dhe Tiranë
Fundjava pritet që të sjellë një ulje drastike të temperaturave. Kështu thotë meteorologia Anira Gjoni nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Për Report Tv, Gjoni u shpreh se të shtunën do ketë mot me diell por temperaturat do të pësojnë rënie.
-
VIDEO
Mashtrimet me rënien e peshës, Altin Joka: Industria po stimulon obezitetin
Flasim për biznesin e dobësimit, pse ka arritur deri këtu dhe pse nuk kemi rezultate në dobësimin e njerëzve. Çfarë është biznesi i dobësimit, sa i përhapur është ai dhe kush janë në këtë biznes? A po stimulohet të jesh obez e mbi peshë me qëllim, kush janë arsyet? Si po trajtohet mbipesha dhe obeziteti, a është rruga e drejtë apo ka manipulime për disa qëllime të fshehta? Çfarë e shkakton obezitetin dhe mbi pesha sa e dëmshme është? Si mund të dalim nga kjo gjendje kur është kthyer në një lloj epidemie?
Të gjitha këto pyetje ndajmë në studion e ‘Rreze Dielli’ me nutricionistin e mjekësisë holistike Altin Joka, i cili na tregon dhe arsyet pse disa njerëz nuk arrijnë të dobësohen dhe cila dietë është më e rëndësishme dhe efikase. Cilat janë 5 dietat më të mira sipas Altin Jokës.
-
VIDEO
Veriu i Shqipërisë ‘njollë’ e zezë për aksidentet me vdekje, eksperti: Mungon kultura e drejtimit të mjetit! Qytetarët të ndërgjegjësohen
Gëzim Hoxha, ekspert rrugor në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv thotë se në Shqipëri mungon kultura e drejtimit të mjetit. Eksperti thotë se është domosdoshmëri që të edukohet qytetarët për rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Embëlsirë e shpejtë pa pjekje nga zonja Albana
Ëmbëlsirë e shpejtë pa pjekje
Përbërësit:
- 300 gr biskota
- 200 gr gjalpë
- 100 gr arra
- 100 gr fruta të thata sipas dëshirës
- 100 gr sheqer pluhur
- 50 ml pije e gazuar portokall
- 1 - 2 banane
- Çokokrem
Përgatitja:
Në një enë vendosim biskotat pasi i kemi bluar, gjalpin e temperaturës së ambjentit, arra të grira, fruta të thata dhe sheqerin pluhur. I trazojmë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë rreth 50 ml pije të gazuar me shije portokalli, pasi brumi nuk duhet të zbutet shumë. Masën e përftuar e hapim mbi një qesë kuzhine, mbi të vendosim pak çokokrem dhe banane të prerë në feta. E mbështjellim role dhe e vendosim në frigorifer vetëm 10 minuta. Më pas e dekorojmë me çokollatë të shkrirë dhe arra.
-
VIDEO
Makarona furre me salcë të kuqe nga zonja Albana
Makarona furre me salcë të kuqe
Përbërësit:
- 320 gr tortiglione (makarona tub)
- 1 qepë e bardhë
- 100 gr bizele
- 200 gr kërpudha champignon
- 300 ml salcë domate
- 200 gr djathë kaçkavall
- 150 gr djathë pecorino
- 4 vezë
- Vaj ulliri
- Borzilok
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim salcën. Në një tigan që nuk ngjit, ngrohim pak vaj ulliri dhe kaurdisim mirë qepën e grirë imët. Pasi qepa është skuqur shtojmë bizelet, vendosim kapakun për pak minuta. Ndërkohë pasi i kemi pastruar kërpudhat i presim në feta jo shumë të holla dhe i shtojmë në tiganin me qepë dhe bizele së bashku me salcën e domates. Hedhim një gotë ujë të nxehtë dhe e lëmë salcën të lidhet për 15 minuta.
Vendosim vezët të ziejnë në ujë të vluar së bashku me makaronat. I kullojmë 4 minuta para nga koha e gatimit e treguar në paketim. Shtojmë makaronat tek salca, fikim sobën, grijmë djathin kaçkavall (në julienne) dhe shtojmë vezët e ziera të prera. Plotësojmë shijen me djathë pecorino dhe borzilok. Të gjithë këtë masë e kalojmë në një tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200°C për 15 minuta.
-
VIDEO
EMRAT/490 kg drogë në Itali, familja Korriku në krye të trafikut të drogës me vlerë 34 mln euro! U arrestua në Shqipëri
Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar në Itali dhe në krye të saj ishte një familje shqiptare e cila ka lëvizur sasi të mëdha marijuanë, kokainë, hashash dhe heroinë
-
VIDEO
Gjellë me patate dhe mish nga zonja Albana
Gjellë me patate dhe mish
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 kg patate
- 500 gr mish
- 2 lugë salcë domate
- 3-4 lugë vaj ulliri
- 1 lugë spec i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim qepën me vaj ulliri, më pas shtojmë mishin e ndarë në racione. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë salcën e domates dhe ujë. E lëmë mishin të ziejë dhe më pas hedhim patatet. Rregullojmë shijen me kripë, piper, erëza, pak spec djegës sipas dëshirës dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare.
-
VIDEO
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh pas sherrit në rrjete sociale 4 të miturit dërgohen për gjykim nën akuzë për vrasje
Prokuroria e Elbasanit dërgoi në gjyq katër të miturit për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh më 16 maj të këtij viti, pas konfliktit të nisur për komentet në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Tiranë/ Djegia e 2-vjeçares me cigare, familja e mbajti në shtëpi pa mjekim rreth 1 javë! vëllai 9-vjeçar pranon ngjarjen në prani të psikologes
2-vjeçarja e cila u dërgua në QSUT më 15 nëntor nga e halla e saj, sipas burimeve pranë policisë, rezulton që shenjat e djegieve me cigare t'i jenë bërë të paktën 1 javë para se të dërgohej për mjekim. Nga hetimet që policia ka kryer deri tani rezulton se shenjat janë shkaktuar nga vëllai i saj 9 vjeç