Vijon seanca për ‘Shullazin’, pritet shtyrja sërish e vendimit, amerikanët monitorojnë gjyqin

TIRANË- Ditën e sotme rreth orës 9 ka nisur seanca për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 

Edhe në këtë seancë, të pandehurit kanë zgjedhur që të mos paraqiten para trupës gjykuese, ndërkohë që po përfaqësohen nga avokatët e tyre. Në sallë ndodhen edhe monitorues amerikanë, të cilët janë bërë të zakoshëm në procese të tilla.

Monitoruesit amerikanë në gjyqin e dosjes 'Shullazi'

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, është shprehur se edhe pas seancës së sotme nuk pritet të jepet vendimi për Shullazin dhe bandën e tij dhe kjo për shkak të volumit që mbrojtja ka sjellë në favor të klientëve të tyre dhe kohës që trupa gjykuese mund të kërkojë për të rishikuar provat e reja.

Gjatë seancës, avokakti i Gilmando Danit, Denion Bogdani ka pretenduar në gjykatë se zëvëndësimimi i prokurorëve është bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas tij, prokurorët që u zëvëndësuan kishin përgatitur konkluzione absurde, ndërsa më tej ai i ka kërkuar që të zbulohet mënyra se si u zëvendësuan prokurorët.

Prokurorët janë si personazh romanesh që i ngjasojnë Don Kishotit. Ylvi Beqaj është i pabesueshëm. Gjithashtu emri i klinetit tim nuk del gjëkundi.  Prokurorët po flasin si hetuesit e komunizmit.

Denion Bogdani, avokat

 

Grupi i Emiljano Shullazit gjatë një seance tek Krimet e Rënda

Grupi i Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.

Herën e kaluar, prokuroria dha pretencën për grupin, ku kërkoi në total një dënim me 64 vite burg për 5 të pandehurit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.

Pretenca është përgatitur nga prokurorët Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite burg për Blerim Shullazin, 11 vite burg për Endrit Qyqja dhe 11 vite burg për Endrit Zelën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 13/11/2018 15:57

    Po të presin për krimet e bëra. Hak e gjak pa la nuk ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre