IKMT shemb resortin PA LEJE të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo (VIDEO)

PORTO PALERMO- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur resortin 'Panorma' në pronësi të kushëririt të ish-deputetit Koço Kokëdhimës, (tashmë kryetar i Partisë ZGJIDHJA) ndërtuar buzë detit në Porto Palermo.

Resorti i Mihal Kokëdhimës që ishte pa leje është rrafshuar nga fadroma e IKMT që kanë punuar për më shumë se dy orë në mënyrë mekanike. IKMT njofton se ky subjekt 2000 m2 shfrytëzonte pa leje edhe zonën e plazhit duke u marrë para pushuesve që zgjidhnin të qëndronin aty. Po ashtu burime për Report Tv bëjnë me dije se në objektin në pronësi të Mihal Kokëdhimës, kishte edhe dhoma për pushuesit duke e kthyer restorantin e tij si një hotel, kundrejt pagesës. Kështu rëndohet akoma më shumë shkelja e Mihal Kokëdhimës. Gjatë aksionit për prishjen e resortit të Mihal Kokëdhimës nuk janë shënuar incidente, pasi të pranishmit në këtë restorant janë larguar ndërsa perimetri është ruajtur nga forca të shumta të policisë. Në përfundim IKMT ka njoftuar se aksioni për prishjen e banesave pa leje do të vazhdojë përgjatë të gjithë vijës bregdetare.

Restoranti i Mihal Kokëdhimës, vijonte punën edhe pse ishte pa leje, deri pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo, ku Kokëdhima sulmoi familjen e milionerit spanjoll Eugenio Galdón, që kishin ardhur të ushqeheshin në restorantin e tij. Në videon që Report Tv siguroi Mihal Kokëdhima për rreth 3 kilometra u ngjit mbi kofanon e makinës që po udhëtonin turistët spanjollë dhe i terrorizoi duke thyer xhamin dhe duke i ofenduar. E gjithë kjo skenë vetëm pasi ata kishin mbetur të pakënaqur nga sjellja dhe shërbimi në restorantin pa leje të Kokëdhimës.

Pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijon të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike. Ndërsa vetë pronari Mihal Kokëdhima pasi ka dhunuar familjen e miliarderit spanjoll Eugenio Galdón, dhe shoqëruesit shqiptarë, Mihal Kokëdhima është lënë nën masën 'arrest me burg'. Kokëdhima nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë pasi ai u fal, pas dy gjyqesh për vjedhje energjie dhe ndërtim pa leje...por nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
I afërmi i Kokëdhimës: Atë që ta bën qeveria s'ta bën perëndia, Mihali në depresion

Një i afërm i Mihal Kokëdhimës, Dhimitraq kokëdhima, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se pas prishjes e këtij resorti, Mihal Kokëdhima mund të ketë kaluar në depresion.

I afërmi ndër të tjera ka deklaruar se Mihal Kokëdhima i kishte bërë dokumentet dhe e kishte dërguar për legalizim. Ai më pas ka thënë se situatën e ka marrë vesh shumë vonë, ka deklaruar se nëse ai do të ishte aty në momentin e ngjarjes nuk do ta kishte lejuar Mihalin që të bënte një veprim të tillë me turistët spanjollë.

"I ka bërë letrat, por nuk e di se a i ka bërë apo nuk i ka bërë legalizimin. Sot kam ardhur nga Saranda...familja është njoftuarpër prishjen.  Atë që ta bën qeveria s'ta bën perëndia. Edhe ai që gjendet me drogë ka vëë jetën e tij në rrezik. Ai duhet të njoftohej një javë para... të kishte hequr materialet. Kur mor vesh për objektin, Mihali ka kaluar në depresion...se ti prishet objekti kshuu..., S'kam parë gjë po ta kisha parë do ti veja faj njeriu tim. Kur erdha nga Saranda atëherë e kam marrë vesh. Kur erdha këtu. Skam ca them më tej. Jam një njeri shumë i afërt me Mihalin, nip i bie."

Ora 11:30
Rrafshohet resorti PA LEJE i Mihal Kokëdhimës (FOTO+VIDEO)

Dy Fadromat e IKMT kanë rrafshuar plotësisht resortin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Familjarët e Kokëdhimës janë lajmëruar që mbrëmë nga IKMT dhe kanë mundur të nxjerrin materialet jashtë pa bërë rezistencë. Ndërkohë IKMT do të vijoi punimet për të larguar inertet e resort 'Panorma' në mënyrë që bregu i detit të jetë i pastër dhe i lirë për pushuesit. 

Ora 10:18
Pamjet me dron nga shembja e restorant PANORMA të Mihal Kokëdhimës nga IKMT (VIDEO)
Ora 08:36
IKMT shton forcat, dy fadroma shembin restorant 'Panorma'

IKMT ka shtuar forcat për prishjen e restorant 'Panorma' në Porto Palermo. Mjetet e rënda vijojnë punën për shembjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës ku deri më tani kanë shembur më shumë se gjysmën.

Ky aksion i IKMT-së vjen pas ngjarjes së rëndë, ku pronari i saj ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike mbi turistët spanjollë.

Ora 08:22
Shembet më shumë se gjysma e restorantit pa leje të Mihal Kokëdhimës (VIDEO)

IKMT ka shembur më shumë se gjysmën e restoranit pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Fadroma po  punon m intensitet të lartë dhe për rreth 1 orë ka shembur taracën sipër restorantit, shkallët, dhe gjysmën e ndërtesës. Deri më tani nuk janë shënuar incidente, pasi i gjithë territori po ruhet nga forca të shumta të policisë. 

Ora 08:02
Shembja e 'Panorma-s', reagon IKMT: Shfrytëzonte plazhin pa leje, do të vazhdojmë aksionin në të gjithë vijën bregdetare

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar për prishjen e bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, në pronësi të Mihal Kokëdhimë. Ky aksion i IKMT udhëhiqet nga kryeinspektorja, Dallëndyshe Bici dhe në bashkëpunim me policinë e shtetit. IKMT bën me dije se nuk ka hasur në kundërshtime nga qytetarët. Më pas IKMT shkruan se kjo nuk do të jetë shembja e vetme e restoranteve pa leje, por do të vazhdojë në të gjithë zonën.

"Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. 
Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit. 
Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit."

Ora 07:40
Fadroma nis shkatërrimin e restorantit 'Panorma' të kushëririt të Koço Kokëdhimës

Fadroma e IKMT ka nisur shembjen e restorant Panorma në Porto Palermo. E gjithë zona është rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë  si dhe punëtorët e IKMT dhe nga aty janë larguar edhe turistët e fundit që po pushonin në këtë zonë. Në mënyrë mekanike fadroma ka shembur fillimisht tabelën e këtij Restoranti, më pas ndërhyrë në verandën e objektit. Ndërkohë forca të shumta policie janë pranë objektit për të shmangur incidentet e mundshme nga familjarët e Mihal Kokëdhimës. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dusha: 23/08/2019 10:15

    O Vlora , ky Mihali ta paska sjedh ngusht ty moj naqe,edhe ne enderr te pska dal ! Edhe armik ta kishe sdo ishe kaq i revoltuar naj ti ? Ja paska shpuar v,,,,, dikujt aty te fisi juaj ! Ne Shkodrant i njohim Vlonjtët per burra dhe kavaljera e jo si ty me shpifes e spiun tamam si ata spiunat e Enverit me pages ! Ti qenke nga Dukati e jo Vlora siq quhesh aty kur komento. Mesoni pak nga Affri dei Kopani si komentohet, brravo i qofte tamam shqipetar burrëror , Affari dei Kopani mund ta quash Vlonjat dhe burr ; por jo ty e mos kometo me se dhe n,q,se Don Kishoti e leçon komentin tend ! E sheh qe je servil e spiun e nuk te d’ergonomique as gje,, po shko festo per ate qe i ndodhi Mihalit !!

    Përgjigju
    • Fredi: 23/08/2019 12:28

      Hahahahahahahaha!

  • Shkodra: 23/08/2019 09:46

    Affari dei Kopani, jam plotesisht dakort me ju, bravo je fantastik tamam shqipetar burreror, hallall ta bafte Zoti.

    Përgjigju
    • Affari dei Kopani: 23/08/2019 10:38

      Flm per mirkuptimi Shkoder Loce .Rreespekt man.

  • Affari dei Kopani: 22/08/2019 17:02

    eh c'bote e mjere . lexon komentet e bashkatdhetareve dhe te kap trishtimi . eshte vertet per te ardhur keq ,se ku ka dekantuar ajo shoqeri e cila ne cdo rast ,sapo sheh nji kufome si Mihali , qit dhembet si nji Hiene, e turret ,te cfryj (edhe perse ta denosh vepprimin tij ndertimin e objektit ne kunderhtim te plote me Ligjin ,apo harbutrin tij si individ , eshte korrekt) dua t them , se nuk me duket e drejt kjo gjuhe urrejtje-je ee cila nuk eshte normale per nji shoqeri normale ,(sepse mundet te mash qendrim denosh vepren e Mihalit ,por ne Tone m njerezore ,si njerez te civilizuar ,jo ne Tonet e Shpellarit ! ) Nji dhune e tille mentale ,e ksaj shoqerie ,le te kuptosh qarte se Epidemia e kafshesh se Shpelles saleh berisha ,paka perfhire pothuaj gjith Trurin e shqiptareve. Nga ana tjeter , sa i takon Stories se Peshkaqenit Mihali ,nuk pash asnji reagim ,qe do perbente vertete nji arsyetim e llogjike te ftoht qytetari ,referuar sjelljes se pales tjeter , te bandes se Don Kishotit panjoll ;gje e cila le shume per te deshiruar per ate shoqeri. Ne nji Sherr te tille ,qe degjeneron ne permasa te tilla banale, madje te rrezikeshme per jetet e pjesmarresve qe pam ne ate (sken) Video, faji nuk eshte vetem e i Mihal Hajvanit por edhe i bandes e Don Kishotit ( i cili me qetesine e nji Killeri Profsionist Cool ,Filmonte lehjet e qenve t tij te Suites (Dy kafshet shqiptar qe e shoqeronin ) duke pritur te filmoje Peshkaqenin Mihal qe i kishte ngulur dhembet Varkes , poshte saj .Pra nen rrotat e Makines ! Dhe keshtu aventura e Don Kishotit me bushtren qe kishte ne krah , gjat gjithe kohe , cirrej me fjale te ndyra ,do ishte perfekt ! --------- Pra ka nji fajtor desha te them q quhet Mihal ,por edhe nji tjeter Don Kishot ,qe linte qenet e tij para ,te kafshoheshin me peshkaqenin agreesive ,pa i ber pershtypje fare , se makina duhej te ndalonte ,duke mos rrezikuar vdekjen e Mihalit qe vet banda e Don Kishotit #provukuan ! ishte nji cfaqje e ulet ,pr dy shqiptaret para siedhe Miljonerin Ordiner ,qe sipas meje ishte provokuesi i gjithckaje qe ndodhi . Sepse nji njeri i qyteteruar paguan per cfar ka porositur dhe nuk i lejon vehtes , qe te implikohet ne situata te tilla banale ,si me qen nji ordiner rrugesh . Shteti ,policia do duhej te therriste banden e Don Kishotit ,merrte ne pyetje , madje Dy qent ee suites qe shanin si kafshe tee terbuara brenda dhe i jepnin makines , ndeerkohe qe kishin mbi makine nji njeri , (gje qe kalon cdo kufij te normales7Njerezores e qarkullimit rrugore ,seepse mundet t prplaseshin me makinat perball e shkaktonin akoma me shume vdekje se cfar mendonin ) duheet te merren te pandehur dhe Don Kishotit ti terhiqej vemendja ,se diku tjeter , ai s'do t'ja lejonte veehtes nji Avneture te tille (duke treeguar si shqiptare ,si shtet eedhe pak Dinjitet perball kujtedo . Miljoneri duhet te jet njelloj i pergjegjshem e korrekt perball Ligjeve ne cdo vend . ----- Pra ky ishte ai Kendveshtrimi tjeter ,i qytetarit dinjitoze shqiptare ,duke i pare e analizuar te dyja Palet ne Perplasje ,duke qen Realist ne kritiken e qendrimin e mbajtur mbi ngjarjen dhe nji gjykim te paanshem ,jo me ate ndjenje inferioriteti ndaj te Huajit,e as duke i pare gjerat nepermjeet syzeve te politikes ,militantiste sepsee ashtu do vazhdojme te gabojme ee cdo gjykim dhe kjo nuk do na ndihmonte si shoqeri e Shtet aspak . Shteti Ligjore duhet te funxionoj per te gjithe ,cdo shkeles te Ligjit ,te vendit e tee huajt .

    Përgjigju
  • sapa: 22/08/2019 13:28

    Thirrni permbaruesin privat homoseksuelin Lefter Cani se ai i prish shtepite si me leje si pa leje e keni te sigurte!

    Përgjigju
  • Zylo: 22/08/2019 03:14

    Mihali Nje ARMIK me shume per ed ramen qe kur te humbe zgjedhjet nuk dihet se ku do fshihet

    Përgjigju
    • Zylos: 22/08/2019 17:22

      Pa merak zylo cari se mihali do i haj HAJDARIN

  • Bruno: 21/08/2019 21:49

    Ky sulmi ndaj turisteve me sa duket paska qene orkestruar, per te gjetur pretekst per te shembur dhe me siguri pastaj per ta shitur hapesiren nje besniku te qeverise.

    Përgjigju
  • Janull shqiptari: 21/08/2019 20:54

    Po shoku Kóqo ç tha?

    Përgjigju
  • Wri: 21/08/2019 20:17

    Rroft shtwti

    Përgjigju
  • Selenice: 21/08/2019 20:17

    Ore ky eshte bishti i tiganit, ka me mijera vlonjate të tjerë që duhen dërrmuar , kanë bërë pará me skafe. A ka ndonjë strategji shteti per kete gjë? Ka 30 vjet qe vlonjatete kanë bërë kerdine. Tu kontrollohen shtepite, corapet jastëqe e dysheke e breke se në banka kane frike ti futin keto pará. Më ç djerse u bënë lukset e bregdetit vlonjat ? Apo ja thonë per pune...ue ue ue punezeza thuaj!

    Përgjigju
  • Pranvera: 21/08/2019 18:41

    Jam dakort me mendimin e kafshes per nxjerren e ushtrise,,,.....

    Përgjigju
  • Blenard: 21/08/2019 17:20

    Duhet te behesh kurban rama te lutem per kete popull le te iki pushteti mer nje vite kohe e qiau nenat nxirr ishtrin e pastro shqiperin nga keta analfabeta e hajduta se ma pin syte

    Përgjigju
  • prec zogaj: 21/08/2019 17:13

    MERRINI MBARE ,,,SHEMBINI QENAT SE SHKATARRUAN PLAZHIN,,.///

    Përgjigju
  • Mos: 21/08/2019 16:30

    Nqs Mihali eshte ne depresion le te shkoje tek psikiatri. Nuk duhet te jete ne mardhenie me publikun.

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/08/2019 14:25

    Nxirrni ushtrin të “pastroj” vijen bregdetare nga Konispoli në Vermosh në nje rreze prej 2 km nga bregdeti per ne brendësi të territorit. Fshataret qe bënë kerdine per 30 vjet te detyrohen të kthehen tek vrimat e tyre andej nga zbriten!

    Përgjigju
    • Kafsha: 21/08/2019 20:50

      Po more fshatar e di qe ke punuar, ke bere pune te paqme. I dhe Vlores fame të madhe

    • Vlora: 21/08/2019 20:18

      Jo more të leverdise e? Ne kemi punuar mjaft qe ti gezojme parate.

  • Andi.: 21/08/2019 14:09

    Pse IKMT nuk prish gjithe ndertimet pa leje qe jane ne proces legalizimi? Nese Mihali i famshem nuk do kishte sulmuar turistet a do ti ishte prishur lokali? Ja dy pyetje qe vetem Erion Brace ja gjen pergjigjen. Turp e faqja e zeze

    Përgjigju
  • Vlonjati: 21/08/2019 14:07

    Ti prishet edhe vellait te koco kokdhimbes we ka zen hapesiren e detit, edhe djalit te xhaxhait te tij qe ka ndertuar mu ne det ne qearo qe ka qen kryeplak fshati!

    Përgjigju
  • Cabezademierda: 21/08/2019 14:05

    Ketij nuk duhet tia kishin prishur lokalin thjesht riemertuar ne Cabeza de Mierda, ne kujtim te turisteve spanjolle. Po gazeta Shekulli si e komenton kete ceshtje xhanem? :p

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 21/08/2019 14:01

    MIre ja bene kokedhjerit, tani te gezoje restortin pa laje dhe ne te zeze. Duhet te nderhyjne ne tere vendin dhe te pastrojne

    Përgjigju
  • Soni: 21/08/2019 13:13

    Respekte pèr SHTETIN dhe LIGJIN ! RESPEKT edhe pér SKUADRÉN e IKMT !! Po vjen ERA SHTET!! SHPRESOJ qé SHTETI dhe LIGJI , mos ti kené Lejuar asnjé Hapésirè Kriminelit dhe HAJDUTIT Kokédhima , pér tu DémShpérblyer !!! SHPRESOJ ! SUKSESE té Métejshme QEVERISÉ

    Përgjigju
  • dita: 21/08/2019 13:02

    ate Jalen aman se nuk shkojme dot e ka zene Folia,,

    Përgjigju
    • pronari jales: 21/08/2019 13:51

      ska shanc te prishet ..harroje

    • Qeromidhja: 21/08/2019 13:13

      Hahaha aty mbahu E ka zene nje mihal me i madh

  • Fredi DOBIÇI LLAPAQËN: 21/08/2019 12:42

    Njé BRAVO té madhe Qeverisé dhe Shpresoj mos té béj "Qoka" rrugés !!! KUJDES !!! Kétij HORRI dhe kétij KRYEHAJDUTI , NUK duhet ti PAGUHET asnjé DÉM Material !!! Mos té ndodhé , ajo qé ndodhi me LUL KRIMINELIN , qé SHTETI i Fali 15 MILJON €URO , duke mos u PARAQITUR me asnjé AVOKAT MBROJTÉS né STRASBURG , sepse pastaj EDI RAMA duhet ti PAGUAJÉ nga XHEPAT e tij !!! SHQIPTARÉT Nuk kané KUSURE , pér té PAGUAR BANDITÉT , KRRIMINELÉT , HORRAT dhe KRYEHAJDUTÉT e SHTETIT SHQIPTAR!!! Biles EDI RAMA , né qoftése do té SHPÉRBLEHET nga POPULLI edhe mé Shumé , Duhet qé kétij BARBARI ti SEKUHESTROJÉ PASURINÉ E PALIGJSHME dhe ti Képusé NJÉ GJOBÉ TÉ MAJME 1 MILJON $ €URO , dhe ta béj SHEMBULL , pér KRIMINELÉT e tjeré BIZNESMENÉ !!!!! Vetém késhtu EDI RAMA do béj SHTET , dhe LIGJI do ZBATOHET PIKÉ pér PIKÉ , si né Kohén e ENVER HOXHÉS sé LAVDISHÉM , qé i Kapte KRRIMINELÉT dhe HAJDUTÉT e SHTETIT me QERRE . . . RESPEKTE pér QEVERINÉ

    Përgjigju
  • Penitenciari: 21/08/2019 12:27

    Ndonjëherë burgu te ben mire se të sjell mendtë në vend. Ja e falën dy herë dhe i bënë dëm se ndihej i paprekshëm.

    Përgjigju
  • Faik: 21/08/2019 12:24

    RESPEKTE pér SHTETIN SHQIPTAR dhe QEVERINÉ RAMA! Kété radhé QEVERIA tregoi qé èshté né Rrugén e Duhur dhe Seriozitet !!! Té FALENDEROJ pafund qé i tregove Vendin kétij KRYEHAJDUTI dhe BANDITI ORDINER .

    Përgjigju
  • Gorrilla: 21/08/2019 12:17

    E ke fajin vete o Mihal djali.... Ku vete me ate emer Panorma? (Pa-norma)

    Përgjigju
  • Cibonevetesomihal: 21/08/2019 11:52

    Po tani po zgerdhihet sic u zgerdhi ne gjykate kokedhjeri?

    Përgjigju
  • EDI RAMA: 21/08/2019 11:50

    je Burre

    Përgjigju
  • kokepjerdhuri: 21/08/2019 11:46

    Ne shi e ne bore dhe ne vetetima vajte per dhjam qeni o Mihal Kokdhima.

    Përgjigju
    • Loran shehu: 21/08/2019 16:49

      Mos u cudisni nese investitor intesorteve qe do behen te shfaqet kySpanjolll

  • Rei: 21/08/2019 11:44

    Nje pyetje kom ene une, si ka munsi qe nuk prijshin ate resort ke plazhi i ri ne Vlore, sunset ne breg detit, dhe ata si mihali janë, na kane perzu me rroje pse parkum aty, ku parkimi eshte publik. Mos vallë kan no nje fare lidhje me qeverinë se ndryshe ska munsi.

    Përgjigju
  • ASI: 21/08/2019 11:25

    Bej bip bip tani...levrekun

    Përgjigju
  • Resorti i leshit: 21/08/2019 11:23

    Ky nuk eshte resot ne radhe te pare sepse ju gazetare lexoni cdo te thote fjala resort jo nje stalle cobanesh nje katesh e dyta mos u beni lavdi qeverise se hajduteve sepse kane ngrene e mire dhe i kane kaluar nga hunda 6 vjet dhe ky zoteria ka vjedh energjine elektrike ka bllokuar plazhin publik se nuk ia kishte lene babai prone te tij por katij budallait qe nuk me vje keq aspak sepse nuk ishte njeri ne radhe te pare ia futi vetes vet fhe tani o Burra ti thurim levdata dhe vargje per qeverrine tone dhe shokun Edvin

    Përgjigju
  • Petrit: 21/08/2019 10:57

    Kesaj i thone : Renie ne pikjate.

    Përgjigju
  • punisher: 21/08/2019 10:56

    Mihali shkoi per te zgjuar lepurin por zgjoi ariun..

    Përgjigju
  • Alban: 21/08/2019 10:29

    E hongri ne plaku Mere me te shumtit,burr legen e ke shum po burr b...q.r qe bone trimin me njerez normal qe zgjodhen te kalonin pushime te zaptimi jot,hajt me men ne kok rradhes tjeter

    Përgjigju
  • Go(go)li: 21/08/2019 10:26

    Si shume me ngut po e prishin. Uroj te kene respektuar afatet e njoftimit apo gjera te tjera, qe te mos pefundoje si hoteli buze detit i Lulzim Bashes qe u demshperblye. Uroj te mos jete loje e tipit "une dal i mire me popullin, ti merr demshperblimin". S'e lane Mihal rrezikziun te marre fryme, burg andej, prishje ketej.

    Përgjigju
  • Sadiku: 21/08/2019 10:23

    Jo vetem ketije qeni por dhe qeneve te tjere qe kane pushtuar dhe ozorbuar bregdetin shqiptar

    Përgjigju
  • Eri: 21/08/2019 09:59

    O te lumte pushka o Edi Rama ti ja njeh damarin tforteve ec aty era shtet

    Përgjigju
    • Edi Rama: 21/08/2019 14:29

      do te vij rradha dhe ty o servil

    • Edi: 21/08/2019 11:45

      do te vije rradha dhe ty , se nga te dobtit e fillon , te fortet i nxjerr nga burgu

    • Genti: 21/08/2019 11:33

      era shtet vjen po ti ishte prish me perpara,tani i bie era propagand...po te kishte shtet koqedhima sdo ishte ne porto palermo e sdo bente bisnesmenin po bariun

  • robi: 21/08/2019 09:46

    Me ne fund perbindeshit te jugut KROKODILIT ME FYTYRE njeriu Mihal kokemutit shteti i tregoi forcen. Vazhdo keshtu o Edi Rama me Mihal kokemutet e tjere qe kana pushtuar vijen bregdetare te shqiperise pa e kuptuar ky popull, keta jane nga Ksamili deri ne Velipoje, Ke ne Himare, Qepapo, Dhermi. Orikum, , ujet e ftohet Vlore, Divjake, Spille, Golem, Shkembi i kavajes, Plazh durres. Cullila tek bryyli ke te fortet e lagjes qe kane pushtuar bregun si Xhepa, Avdylet, e te tjer, Portoroman, Kepi i Palles ke nje Mihal tjeter qe ka pushtuar 300 m vije bregdetare dhe nuk lejon asnje tjeter te futet ne zone pa kaluar tek shezllonet e tij, dhe nuk lejon as shishe uji ne cader por vetem te hash ne lokalin e tij , lokal i paligjshem ne perlen e Durresit. ke ne Lalez, Hamalle, Tale, Shengjin, Xvelipoje. I gjthe shteti ne kembe per te cliruar vijen bregdetare te shqiperise nga perbindeshat me fytyre njeriu., nga Mihal kokemutet e tjere qe jane krokodilet e bregdetit shqiptar,,,

    Përgjigju
  • vlora: 21/08/2019 09:34

    shum gabim qe e prishen me fadrom me mire do ishte me tritol,se duhet shum naft dhe ka shpenezime shteti,dhe mos ti heqi inertet shteti ti heqi mihali ..po nuk i hoqi te arrestohet perseri..ndyresira..bravo shteti me ne fund ka shpres qe mund te behet ky vend..kush mbron mihalin eshte antishqiptare servil dhe maskara.

    Përgjigju
  • Ilo: 21/08/2019 09:34

    Epo njihen per sherbim te keq cobenjte e Laberise qe kane zaptuar bregun qe nga Vlora e gjer ne Orikum po' edhe himarjotet, kjo shembja keshtu duket qe ka konspiracion ketu pa justifikuar veprimin e ketij idiotit, cne nje miliarder sponjoll pa makine personale pa truproje apo ju a kishte besuar sigurine e tij atyre vlonjateve qe per nga gjuha e perdorur ne video duheshin djegur ne kazan te plehrave.

    Përgjigju
    • lexues: 21/08/2019 11:50

      pikerisht, edhe ne madrid besoj se qarkullojne me 10 bodyguard e jo me ne nje shtet te panjohur e varja si ky i joni, i shoqeruar vetem me dy adoleshente..

  • Luani Tines: 21/08/2019 09:28

    Po ketyre banditave te Vefa ne Vlore qe terorizojne turistat qe duan te parkojne aty dhe i perzune me shkop do u vi INUK ndonje dite!!

    Përgjigju
    • Toni: 21/08/2019 11:53

      Ke te drejt Luano, me ka ndodh dhe mu kjo gje ne Vlore, sher e fjale pse parkova aty, un dijsha se aty parkim publik si ne lungomare, ata m than ca lesh publik ne spordhim per Ramèn.

    • vlora: 21/08/2019 11:17

      ata te ish veves i kan grat kurva une mendoj te vazhdojne punen pasi edhe zoti i ka ndershkuar shum..

  • Geke: 21/08/2019 09:23

    E meritonte plotesisht..... E tregon edhe mbiemri “Kokedhjere”

    Përgjigju
  • Ardi: 21/08/2019 09:17

    Ik kok dhjerë shaj prap turistët...u ktheve në origjinën tënde plehrë.

    Përgjigju
  • shpata: 21/08/2019 09:09

    Po jep çfaqje Edi Rama, si i thoni ju te rinjte kjo eshte show!! Vete e la kete pyken e Kokedhimes! Tani perpara europes ben çfaqje!! Tregon forcen qe e perdor jo sipas ligjit por kur i do menderja!!

    Përgjigju
  • Kapedani: 21/08/2019 08:40

    Ja pra ku paska qene loja !!!

    Përgjigju
  • PALAÇO DEBIL rexep leka . [ kepi ]: 21/08/2019 08:34

    Kjo shëmbje është një perl e Edi Ramës këto çibane të SHQIPRIS jan dhurat nga kryekrimineli malok salhe qen i ngordhur. Shikoni ndryshimin midis pd e ps edhe ps ka gabime me tonelat por ama skrahasohet kur me ps të paktën Edi Rama po bën shtet. Kurse qeni ngo4dhur malok salhe mbolli vetëm anarshi vjedhje vrasje . Me një fjal ai po e çk9mbtarizonte Shqiprin. Po RROFT USA QË PO NDIHMON SHQIPTARËT E QENI SALHE PO NUMURON DITËT . SE DO SHOKOJ NË KOLIBE ATJE KU E KA VËNDIN AI QEN. R R O F T USA NË JET TË JETVE.

    Përgjigju
    • Qerose qe te beshtyn: 21/08/2019 11:56

      ky siper qeka spiun i rames kurse ty qe te dogji qeke spiun i saliut.kushedo do jesh nga ata gjyqtaret me 6 muaj shkoll.

    • Tropojani: 21/08/2019 10:18

      O ligen mbaje gojen per maloket, do e kuptosh me vone lojen e Rames, prandaj o ligen ta dish se ato kokedhimot nuk jane nga veriu ne rradhe te pare,e dyte po' ti nuk po' e kupton se qe e ne vitin 2013 e deri ne sot kane ikur nga Shqiperia 26% e popullsise se po' Qeveris shum mire Rama,po' ti qenke nje spiun i PS dhe i Rames, qe nuk shikon realitetin

  • ytredws: 21/08/2019 08:34

    TE LUMTE DORA EDI RAMA

    Përgjigju
  • Bari: 21/08/2019 08:00

    lokali po i prishet jo se terrorizoi familjen spanjolle por se e ka pa leje e para dhe e dyta ka vite qe terrorizonte familjare pushues vendas e te huaj. Aty ka patur me qindra sherre neper vite, nuk paguante asnje takse dhe nuk jepte as kupon. Njihej si nje nga vendet me te keqija ne bregdet. E zune mallkimet e njerezve, tani te shkoj te mbledh ullinj e te ruaj bagetite.

    Përgjigju
  • Shabani: 21/08/2019 07:54

    Beu i madh denon beun e vogel se i prishi rehatin. Jo cdo e keqe vjen per keq, flm shume spanjollo, sakrifica jote vlejti per dicka.

    Përgjigju
  • Pse: 21/08/2019 07:50

    Pse tani? Apo dhëmb për dhëmb me Kokëdhimën... U penalizua njeri nga burokratet që objekti nuk ishte prishur deri tani?

    Përgjigju
    • Loni: 21/08/2019 13:09

      Me shum ngut prishja pa respektuar afatet , erdhi pergjigjja nga Aluizni qe nuk mer Hipotek apo eshte ne pritje dosja ? Me pas do marre 3 muaj burg qe maximumi do bej 1 muaj , dhe me tej do marri demshperblim per lokalin per mos rrespektim te afateve me qense paska dosje per legalizim te aluizni. Farsa duket e qarte ka mbeshtetje politike deri tani ku ishte Dallandyshja.

    • O Gari: 21/08/2019 09:21

      Bregu ka me qindra objekte pa leje ne faze legalizimi, por ky tipi nuk e meriton te legalizohet dhe te vazhdoje t'u sherbeje turisteve, pasi ka deshmuar me teper se nje here qe eshte harbut dhe hajdut me klientet dhe shtetin.

  • Vlora: 21/08/2019 07:50

    Respekte pa fund. Me ne fund shteti tregoi vlerën dhe forcën e tij.

    Përgjigju
  • Erik: 21/08/2019 07:35

    Ç'i bere vetes o Mihal budalli?! Nga mbret ne fakir per 1 dite.

    Përgjigju
  • didi: 21/08/2019 07:27

    Paska edhe nr e tel,mundemi ti dergojme edhe nje sms ngushellimi per Panoramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin