Rama sulmon dekanët dhe rektorët: Do të rishikojmë autonominë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ndoshta duket rishikuar autonomia që i është dhënë universiteteve nga ligji i ri i arsimit dhe se pasi protesta të mbarojë për sa kohë ai do të jetë në pushtet, do të jetë protestues për universitetin.

Protesta do të mbarojë, studentët do të largohen, por sa të jem në pushtet unë do të jem protestues. Jam marr me universitetin vetëm në një moment kur kam parë katër dekanë të alarmuar për mosmarrëveshje me rektoratin. Jam përpjekur të ndihmoj dhe kam kuptuar një ngërc të madh që vjen jo nga ligji por nga mungesa, mbase e dëshirës, e kapacitetit, për t’iu nënshtruar ligjit. Jam përgjegjës unë, sepse nuk kam mundur dhe nuk kam ditur sesi ta coj më tutje në zonën e autonomisë universitare. Por kjo s'do vazhdoj kështu, midis të qenurit i tërhequr përballë mureve të larta të autonomisë së universitetit dhe rrezikut për të qenë fajtor për atë cka ndodh brenda mureve, do zgjedh gjithmonë të luftoj për atë çka ndodh brenda mureve.

Edi Rama, kryeministër

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se bordet e administrimit të universiteteve duhet të shkarkohen dhe të zëvëndësohen nga një person publik. Kryeministri akuzoi rektorë dhe dekanë se kanë bërë shpenzime marramendëse për roje sigurie dhe për mobilime zyrash, ndërkohë që nuk ka lënë një qindarkë për kërkimet shkencore. Ai preku edhe cilësinë e ulët të mësimdhënies së pedagogëve në universitete. Kryeministri iu dha të drejtë kërkesave të artikuluara nga studentët që sot janë në protestë në ditën e 10-të LEXO KETU dhe i ftoi drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë që të mos fshihen, siç kanë bërë, por as të mbrojnë qeverinë, sepse, siç u shpreh me sarkazëm, do ta dëmtonin shumë, në këto momente, duke nënkuptuar se ata janë bërë të urryer nga studentët.

Nuk kam ardhur këtu të shkarkoj përgjegjësitë e qeverisë. Protesta e studentëve është shuplakë për qevrinë. Unë respektoj autonominë tuaj me ligj. Me siguri është për ju diçka dhe me siguri ju duhet të shikoni që kjo protestë lidhet në radhë të parë me ju. E kam fjalën për universitetet. Tarfiat janë përgjegjësi e universitetve për t’i propozuar dhe qeverisë për t’u pranuar. Si ka mundësi që studentët nuk e dinë fare që çfarë janë tarifat. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që ligji i ri për arsimin e alartë i ka dhënë autonomi universiteteve. Është e pamundur që të zgjidhen nga lart poshtë disa çështje kyçe. Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet ti dilni ju përballë studentëve, nëse ka ardhur dita që trupat brenda ndahen të partive dhe nëse ka ardhur dita që tja lini rrugës fatin e studentëve atëherë po më falni po duhet ta rishikojmë autonominë se mbase ka qënë e parakohëshme,”-u shpreh Rama.

Më tej, në fjalën e tij Rama shprehet se në asnjë rast bordet e administrimit në universitete nuk janë përdorur nga qeveria për të penguar në vendimmarrjen e një propozimi që ka ardhur nga senati.

“Unë jam i mendimit që bordi i administrimit duhet të shkarkohet i gjithi dhe të zëvëndësohet nga një person publik. Kur mendoj që rektori është i arratisur nga përgjigjësia dhe që ka bllokuar disa dekanate për arsye të mosarsyres, them: Ku po jetojmë?”- thotë më tej Rama.

Ndër të tjera, Rama ka vijuar me akuzat ndaj shpenzimeve galopante që kanë bërë universitetet, jo për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies dhe punën shkencore, por për luks, si mobilime zyrash apo makina:

Nuk e kam kuptuar se si universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për roje sigurie. Zëri kryesor në buxhete janë automjete dhe orendi. Kam parë specifikim nga një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Nuk ka problem, ta ketë. Por këto gjëra t’i dinë të tjerët. Po të shohësh shpenzimet e universitetit ka disbalanca ekstreme. Më falni po ku hyn qeveria këtu? Jo për të hequr përgjegjësinë e saj, sepse unë jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës që studentët i kanë dhënë qeverisë. Më thoni, studentët kërkojnë t’iu rritet pesha e votës, është kollaj të fshihesh, por është si t’i fshihesh një zjarri që ka rënë në kat të parë dhe tymi shkon në kat të tretë. Më thoni ju, si mund t’i përgjigjet një qeveri një turme që thotë nuk dua dialog. Nuk kam ardhur t’ju kërkoj të bëni punën time dhe të lehtësoni komunikimin në një kohë kur ndodh një protestë e tillë, ku për herë të parë studentët refuzojnë zgjidhjen. Dhe kjo nuk është mister dhe nuk ka nevojë të jesh politolog për të kuptuar kush e ka ujitur këtë rrënjë.”

Rama përgënjeshtroi edhe lajmin që disa pedagogët janë proceduar nga policia, duke e quajtur lajm të rremë.

“Pedagogët disa janë fshehur, disa janë në akuzë, disa e shohin me kënaqësi, disa të tjerë shfaqen të proceduar nga policia, ndërkohë që policia nuk ka bërë asnjë procedim penal dhe ky është një lajm i rremë. Tjetër gjë edhe fakti që përgënjeshtrimi nga ana e Policisë së Tiranës nuk ka ardhur në kohën e duhur. Si mund të vendosëë qeveria dhe si mundem unë që t’i përgjigjem këtij lloj ultimatum me po edhe jo, kur djalli është në detaje dhe në cdo pikë nuk ka nevojë për po ose jo, po për si. Më thoni që kemi bërë gabim se sot të gjithë thoshin përpara Kryeministrisë ka më shumë pedagogë duke protestuar. Ne gjykuam që inteligjenca në Universitet ka më shumë kapacitet dhe integritet se cdo burokrat i demokracisë.

Kryeministri preku edhe cilësinë e dobët të mësimdhënies së pedagoëve në universitete dhe akuzat se pedagogët shesin librat e tyre me zor te studentët.

“Ka një gjë tjetër që kërkojnë studentët dhe kjo gjëja është më spektakolarja, sepse tregon sesa të dëshpëruar janë studentët dhe sesa të qorruar janë. Ata i kërkojnë vlerësimin e perfomancës së mësimdhënies. Po si ta bëjë këtë qeveria? Dëgjoj për librat e pedagogëve që shiten me zor, që kondicionojnë notën, që janë përkthime keq. Si mund ta bëjë kryeministria vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies? Që do të thotë që duhet një qasje e përbashkët dhe komplekse. Nuk është e thjeshtë! 1300 punonjës të universitetit që nuk kanë lidhje me pedagogjinë paguhen,marrin rrogë. Po si ka mundësi që ndodh kjo? Sikur të më dalë dikush që të thotë që është futur një punonjës i vetëm nga Ministria e Arsimit unë heq dorë, iki.”

Rama e mbylli takimin me drejtuesit e universiteteve me premtimin: Do të shihemi shumë shpejt. 

Kujtojmë që studentët kanë hyrë në ditën e 10-të të protestës. Ata i kanë adresuar qeverisë një listë me tetë kërkesa, ndërsa kanë paralajmëruar se pa realizimin e tyre nuk do të tërhiqen nga protesta. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka ofruar më shumë sesa studentët kanë kërkuar, por për realizimin e tyre ka ftuar studentët në dialog, ftesë e cila vijon të refuzohet nga ata. Edhe sot nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se është gati që të plotësojë tetë kërkesat e opozitës por më parë duhet dialog në mënyrë që të ketë përgjegjës edhe për zbatimin e tyre. (Lexo këtu)  

Kërkesat e para të studentëve (lexo këtu)
Kërkesat e dyta të studentëve (lexo këtu)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • .Konjak: 14/12/2018 10:12

    As nje nga dekanet ose rektoret -per cudi -s'ka reaguar;megjith llumin pa fund qe Rama derdhi mbi ta.Ose keta zoterinj kan shkuar ne ato vende pune ,me bekimin e Rames ,-kuader nga baza-ose i ka cuar fati.Rama u duk se vinte nga ndonje planet tjeter,e nuk ka asnje lidhje apo pergjegjesi ,per pune universitetesh.Zoteri ,leri retorikat dhe ktheju punes.Kurse ju,rektor e dekan ,ose i dilni zot puneve te universitetit dhe vetes tuaj ,ose leni njerezit me integritet,te bejne pune per se mbari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD