Ekonomi
-
Në 6 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë dhënë afro 750 leje ndrërtimi, një shifër kjo që i afrohet rekordit të ndërtimeve të reja shënuar 16 vite më parë, me 860 leje. Edhe pse në krizë çmimesh, sipas një raporti të INSTAT listën e ndërtimeve të reja e kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Fieri.
31 Gusht 2022, 18:26 -
-
Rriten çmimet nga lufta, shqiptarët konsumojnë më pak! Bie me 14.7% volumi i mallrave të importit
31 Gusht 2022, 16:15Çmimet e larta nga lufta në Ukrainë që reflektohen në rënien e kërkesës për konsum, kanë ulur sasinë e mallrave të importuara duke tkurrur tregtinë në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, në 7 muaj transporti i mallrave është ulur me 14.7% nga një vit më parë.
-
Nga 1 tetori rritet kostoja e energjisë elektrike për familjet që harxhojnë mbi 800 kwh! Qeveria ende nuk ka caktuar çmimin e ri
31 Gusht 2022, 15:19Nga 1 tetori, qeveria do të ndryshojë formulën e faturimit të energjisë elektrike. Kush shpenzon më shumë se 800 kilovat për orë do të paguajë më shtrenjtë, ndërsa nën këtë fashë do mbetet çmimi 9.5 lekë për kilovat. Report Tv mëson se mbi 800 kilovat shpenzojnë afërsisht 30% e familjave shqiptare, që nga dimri do të faturohen më shtrenjtë për të njëjtin konsum të enegjisë elektrike.
-
'Financial Times': Inflacioni në Eurozonë do të qëndrojë i lartë për aq kohë sa çmimi i gazit rritet
31 Gusht 2022, 11:30Shumë ekonomistë parashikojnë se çmimet e konsumit do të kalojnë 10% këtë vit dhe se recesioni do të godasë bllokun në vitin 2023. Inflacioni i Eurozonës do të arrijë një normë dyshifrore në vjeshtë dhe do të mbetet i lartë për më gjatë si rezultat i rritjes së çmimeve të gazit, kanë paralajmëruar ekonomistët.
-
Shqiptarët blejnë ushqimet me kursimet në bankë! BSH: Në korrik depozitat u tkurrën me 568 milionë lekë
30 Gusht 2022, 20:46Familjet shqiptare kanë nisur të shpenzojnë kursimet për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera konsumi. Banka e Shqipërisë fakton uljen e depozitave në korrik me 568 milionë lekë, duke dëshmuar efektin negativ që po jep inflacioni i lartë në xhepin e konsumatorëve.
-
Katastrofa e energjisë, në bursa arrin 1047 euro MWh, furnizimi në mëshirë të fatit
30 Gusht 2022, 13:29Kjo do të thotë që 1 kwh është shitur afërisht me 130 lekë duke treguar qartësisht katastrofën që po qëndron mbi kokën e të gjithëve. Në pik çmimet arritën në 808 euro/Mwh ndërkohë që në bazë ky çmim ishte 748.97 euro/Mwh
-
Kullat dhe apartamentet tek ish-Blloku arrijnë 5,000 euro/m²; Shoqata e Ndërtuesve: Rritja, nga shtrenjtimi i materialeve
30 Gusht 2022, 13:22Në qendër kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e të cilave për vitin 2022 kanë arritur deri në 5,000 euro/m², nga 4 mijë euro që ishin mbi një vit më parë
-
DigitAlb ju garanton argëtimin e vërtetë për gjithë sezonin e ri televiziv, me superofertën që ju kursen 11,000 Lekë
30 Gusht 2022, 11:56Duket se shqiptarët kalojnë shumë kohë përpara ekranit të televizorit, ndaj një pjesë e mirë e tyre kujdesen që kjo kohë të jetë e mbushur me programacion cilësor argëtues por edhe edukativ në të njëjtën kohë
-
Forcimi i dollarit, BB: Rrezikon borxhin, rrit inflacionin! Në Shqipëri këmbehet me 118 lekë 106 lekë në janar
29 Gusht 2022, 17:24Në një analizë të bërë nga ekspertët e Bankës Botërore, thuhet se rritja e dollarit ka ardhur për shkak të kërkesës së lartë pas nisjes së luftës në Ukrainë, duke qenë se euro po shfaqet e paqëndrueshme në tregjet ndërkombëtare
-
Kriza e energjisë/ 1 megavat arrin në 730 euro, eksperti: Fatura e importit mund të arrijë 1 mld euro, dimri do jetë më i vështirë
29 Gusht 2022, 13:40Shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk ka të ndalur. Sot një megavat në bursën e ndërkombëtare HUPX kushton mesatarisht 731.05 euro, nga 501.71 euro që ishte në të njëjtën datë të muajit të kaluar. Ndërsa në raport me 29 gushtin e vitit të kaluar rritja e çmimit për megavat është rritur me 8 herë, pasi vjet një megavat kushtonte 90.46 euro.
-
Gjithçka që duhet të dini për Samsung Galaxy Z Fold4 dhe Z Flip4
29 Gusht 2022, 11:50Suksesi i Samsung po ndryshon botën e smartphone-ve. Më 10 gusht Samsung prezantoi gjeneratën e katërt të smartphone-ve të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4. Dizajni që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes, veçori që lehtësojnë kryerjen e disa detyrave njëkohësisht, foto dhe video pa duar, janë vetëm disa nga përfitimet që seria e re Galaxy Z ofron. Ne po ju tregojmë disa nga veçoritë kryesore.
-
Nafta 248 lekë/litër, Konfindustria: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi! Të ngrihet me urgjencë Enti Rregullator i Karburanteve
29 Gusht 2022, 09:17Konfindustria ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës në 248 lekë/litër duke i bërë thirrje Kuvendit që të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të ngritur Entin Rregullator të Karburanteve. Gjithashtu kërkon zhbërjen e Bordit të Transparencës pasi sipas tyre bie në kundërshtim me interesat e qytetarëve.
-
Karriera e kohërave moderne, 'VIP'-at në konkurrencë për të rritur influencën në rrjete sociale! Një postim në Instagram arrin në 3500 euro
28 Gusht 2022, 07:59Influencuesit janë profesion i kohëve moderne. Kemi ende një treg informal dhe kritere të pastandardizuara për vlerësimin, megjithatë një postim në Instagram ka arritur vlerën e 3500 eurove…
-
Bordi rrit me 9 lekë çmimin e naftës, do shitet 248 lekë/litër! Shtrenjtohet me 1 lekë gazi, benzina ulet me 4 lekë
27 Gusht 2022, 12:48Bordi i Transparencës rriti me 9 lekë çmimin e naftës që nga sot pasdite do tregtohet me 248 lekë për litër, ndërsa benzina ulet me 4 lekë, dhe shkon në 201 lekë për litër. Çmimi i gazit është rritur me 1 lekë, shitet 79 lekë.
-
Përfundon rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Lame: Buxhetit të shtetit i janë shtuar 110 milionë dollarë
27 Gusht 2022, 10:49Shteti arkëtoi 110 milionë dollarë nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, proces që përfundoi me 2 gusht. Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se 398 familje nuk e kanë bërë rivlerësimin që do të thotë se nëse shesin një pasuri do taksohen 15%. Ndërsa 113 mijë familje përfituan rivlerësim të pasurisë me taksën e ulur në 3%.
-
3.9 milionë të huaj erdhën në Shqipëri nga janari në korrik! 643 mijë turistë më shumë se në 2019, shtohen të ardhurat
26 Gusht 2022, 18:133.9 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 7 muajt e këtij viti, duke kapërcyer shifrat e 2019 me 643 mijë turistë më shumë, ndërsa në raport me 2020-ën hyrjet janë trefishuar. Sipas INSTAT rritja e aktivitetit turistik, ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, ka rritur punësimin dhe ka ndikuar në shtimin e bizneseve të reja
-
Fibank sponsorizon Bashkinë Pustec me qëllim nxitjen e turizmit në këtë zonë
26 Gusht 2022, 15:38Fibank mbështet vazhdimisht objektivat e zhvillimit social në vend përmes projekteve që sjellin vlerë të shtuar afatgjatë. Një prej ketyre iniciativave është rikonstruksioni i një varke ne pronësi të bashkisë Pustec.
-
Energjia 7 herë më e shtrenjtë se një vit më parë, 1 megavat 750 euro! Braçe: Të kursejmë! KESH: Fatura e furnizimit gjithnjë e më e kushtueshme
26 Gusht 2022, 13:17Kriza e energjisë do të jetë betejë e fortë në muajit e ardhshëm, për shkak të çmimeve të larta e prodhimit të ulët në Evropë. Përmes këtij paralajmërimi deputeti i PS-së Erion Braçe kërkon që qytetarët të kursejnë pasi çmimi në bursë ka kapërcyer në 708 euro për megavat. Kjo kosto sipas Braçes po merr miliona euro çdo muaj nga taksat që paguajnë qytetarët.
-
Rritet çmimi i druve të zjarrit në Kukës, shtrenjtohet me 1000 lekë më shumë për metër kub
25 Gusht 2022, 17:11Qytetarët kuksiane do ta kenë të vështirë ta sigurojnë ngrohjen gjatë periudhës së dimrit për shkak të shtrenjtimit të druve të zjarrit. Nga 4 mijë lekë për metër kub që ishte çmimi më parë, këtë vit është rritur në 5 mijë lekë për metër kub