-
123 raste të reja dhe 5 viktima me COVID/ Ulet numri i pacientëve në spital që virusi i la me pasoja! MSH: Mbani maskën në ambientet e mbyllura (VIDEO)
Kjo e premte (4 shtator) ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, teksa për më shumë se një javë ka një bilanc pozitiv të të shëruarve. Duke folur me gjuhën e shifrave, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, pra prej 6 muajsh, janë konfirmuar pozitiv 9967 pacientë dhe 306 viktima.
4 Shtator 2020, 16:10 -
Parakalimi i gabuar dhe celulari në timon shkeljet 'e preferuara' të shoferëve shqiptarë! Nga mëngjesi deri në 19:00, 563 gjoba
563 shoferë janë gjobitur për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:00. Parakalimi i gabuar duket se është "i preferuar" i shoferëve shqiptarë!
27 Gusht 2020, 20:17 -
864 teste në shtet dhe privat/ 152 raste të reja dhe 2 viktima! COVID-i i merr jetës këngëtares nga Fieri! Deputeti i PS-së rëndë (VIDEO)
COVID-i ka marrë 2 jetë të tjera njerëzit, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 152 raste të reja. Në toal, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 864 teste, ku përfshihet edhe ato të bëra në spitalet private që janë licensuar në vendin tonë. Dy viktimat janë regjistruar në Korçë dhe Mirditë, ku në total numri i personave që kanë humbur këtë betejë ka shkuar 240.
21 Gusht 2020, 17:00 -
Dollari dhe Euro humbasin pikë ndaj Lekut, Banka e Shqipërisë: Luhatjet në kurs, efekt sezonal
Monedhat e huaja po humbasin terren ndaj lekut. Këtë të enjte një euro u këmbye me 123.6 lekë ndërsa një dollar me 104 lekë. Për Bankën e Shqipërisë kjo zbritje është e pritshme për shkak të efekteve sezonal, dhe turizmit.
6 Gusht 2020, 20:03 -
Ndërron jetë nga COVID-19 mjeku i tretë! Anibal Byberi u paraqit dje te 'Shefqet Ndroqi' në gjendje të rëndë! MSH: Pësoi insuficencë të rëndë respiratore
Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare mjeku pneumolog Anibal Byberi, pasi nuk mundi të fitonte dot betejën e tij me COVID-19. Byberi është mjeku i tretë që ndërron jetë nga koronavirusi dhe ishte shtruar me urgjencë te "Shefqet Ndroqi", ku është vënë menjëherë në intubim, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk mund të jetonte.
3 Gusht 2020, 09:17 -
5 viktima e 123 raste të reja me COVID! MSH-pushuesve: Ruani distancën me të tjerët! 28 qendra shëndetësore verore me mjekë të trajnuar për koronavirusin
Koronavirusi në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish! Gjatë ditës së sotme, 5 persona kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 166, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 123 persona (3 më shumë se dje). 3 nga viktimat janë nga qyteti i Shkodrës dhe 2 nga Tirana. 123 raste të reja kanë ardhur si rezultat i 474 testimeve të kryera brenda 24 orëve.
2 Gusht 2020, 16:23 -
Në Itali regjistrohen 11 viktima dhe 181 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit
28 Korrik 2020, 17:26 -
4 humbje jete në spitalin 'Shefqet Ndroqi', 117 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 4 persona në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi", dy pa sëmundje dhe dy të tjerë me sëmundje bashkëshoqëruese. Janë shënuar 117 raste të reja me COVID, ndërsa është shtuar numri i shtrime në spital dhe i të intubuarve. Gjithashtu janë shëruar 44 qytetarë.
28 Korrik 2020, 16:04 -
Tre humbje jete, 108 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, 22 pacientë në terapi intensive
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 108 raste të reja 3 humbje jete dhe 60 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive.
23 Korrik 2020, 16:02 -
Sot një viktimë, 81 raste të reja me COVID-19! Shifrat në rritje, java që shkoi shënoi një mesatare prej 90 raste në ditë
Ditën e sotme janë shënuar 81 raste të reja, një humbje jetë dhe 41 të shëruar. Trendi i infektimit ka qenë në rritje gjatë javës që iku, duke shënuar një mesatare javore të infektimeve me 90 raste në ditë.
20 Korrik 2020, 16:03 -
Një humbje jete dhe 82 të prekur me COVID/ Ulet numri i viktimave, rritet i të shtruarve në 24 orët e fundit
Pas disa ditësh me disa humbje jete brenda 24 orëve, sot ministria e Shëndetësisë raportoi se vetëm një pacient nuk ia doli të fitonte luftën me COVID-in. Në 24 orët e fundit është rritur numri i të shtruarve te Infektivi dhe Sanatoriumi, 13 më shumë se ditën e djeshme. Ditën e sotme asnjë i shëruar.
19 Korrik 2020, 16:04