-
Koronavirusi/ Sugjerimi i MSH: Të vetëkarantinohen personat që vijnë nga zonat e prekura! PD: Të shpallet emergjenca, Meta të mbledhë 'Sigurinë'
Nga 59 raste të testuara asnjë nuk ka rezultuar i prekur me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura dhe që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Ndërkohë që PD-ja, përmes ish-deputetit Tritan Shehu kërkon që të shpallet gjendja e emergjencës dhe Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe për rendit pesë arsye.
8 Mars 2020, 11:54 -
17,770 udhëtarë në Shqipëri gjatë 24 orëve/ Manastriliu nga Durrësi: Të rritet vigjilenca! Autoambulanca të dedikuara në kufi (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar masat e marra për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit COVID-19 në Portin e Durrësit. Manastirliu ka deklaruar se duhet të rritet vigjilenca akoma më shumë në pikat kufitare.
6 Mars 2020, 15:11 -
ISHP i përgjigjet PD: Janë shpërndarë 1.2 milionë maska...(por nuk flet për mungesën e dorezave e dezinfektantëve)
Në total në Shqipëri deri më tani 53 raste në total kanë bërë analizat e koronavirusit të cilat sipas Tominit kanë rezultuar të gjithë negativ, tre raste prej të cilëve kanë qenë vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
6 Mars 2020, 12:11 -
U dyshua për koronavirus/ Dalin përgjigjet e analizave të 50-vjeçares që ndërroi jetë në Korçë (VIDEO)
Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një deklaratë për mediat, tha se ky ishte një rast kompleks me edem pulmonare dhe pas analizës ka rezultuar se përveç diabetit vuajte edhe nga gripi A.
5 Mars 2020, 12:36 -
Tomini: 36 raste rezultuan NEGATIV për koronavirus, 39 udhëtarëve iu sugjerua vetëkarantinim! 1649 telefonata tek 127 (VIDEO)
Ndërkohë, në numrin 127, deri më tani janë bërë 1649 telefonata - tha Eugena Tomini, dhe vetëm 39 kanë lidhje me historik udhëtimi me Italinë apo probleme respiratore.
3 Mars 2020, 12:17 -
29 teste NEGATIV për koronavirus në Shqipëri! Në 24 orë u kontrolluan 13 672 udhëtarë në kufi (VIDEO)
Ministria i bën thirrje personave që kanë udhëtuar në zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë, ose të telefonojnë në numrin 127 për të treguar nëse kanë apo jo shenja të virusit, apo nëse kanë pasur kontakt me persona të prekur.
1 Mars 2020, 10:10 -
Manastirliu: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, sot shpërndahen 1.2 milion maska shtesë
Në mbledhjen e rradhës së Task- Forcës së thirrur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kërkoi nga strukturat shëndetësore në territor rritjen e vigjilencës për të identifikuar në kohë rastet e mundshme dhe për të zbatuar konkretisht planin tashmë të hartuar të masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së COVID-19.
28 Shkurt 2020, 11:22 -
Koronavirusi/1800 telefonata në ditë te '127'! Brataj: S'ka njeri me grip që nuk ka telefonuar...procedurat që ndiqen (VIDEO)
Viktimat e regjistruara në Italinë fqinje nga koronavirusi ka shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë për të kapur në kohë çdo simptomë të mundshme nga ky virus, për këtë arsye telefonant në nurmin e urgjencës 127 kanë pësuar një rritje me 40-50%.
27 Shkurt 2020, 12:31 -
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të testuara rezultuan negative! Ata që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë (VIDEO)
Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë personat që vijnë nga zonat e prekura nga koronavirusi dhe kanë pasur kontakte me persona me shenja të këtij virusi duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
27 Shkurt 2020, 11:11 -
Shtohet 1 mln $ fond për spitalet: Të rritet stoku për mjetet e mbrojtjes personale (Maskat e dezinfektues)
Shtohen 1 milionë dollarë në buxhetin e spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat spitalore, siç janë maskat mbrojtëse apo për dezinfektues për duart.
25 Shkurt 2020, 18:46 -
ISHP: Në 24 orët e fundit 4700 udhëtarë hynë në Shqipëri, asnjë i infektuar me virusin kinez
Në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me virusin kinez. Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini u shpeh sot se: Për të gjithë udhëtarët që vinin nga Lombardia kemi këshilluar vetëkarantinim. Ja kur duhet përdorur maska. Po monitorohet edhe tregu farmaceutik, për të mbajtur nën kontroll çmimet.
25 Shkurt 2020, 11:10