-
Rasti i dyshuar rezultoi negativ, Manastirliu: Asnjë i infektuar me koronavirus në Shqipëri! Jo koha për mbyllje të shkollave e kufijve me Italinë (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri dhe se risku është i ulët sa nuk ka vend për mbylljen e shkollave apo të kufijve me Italinë. Ministrja bën apel për të mos përhapur panik dhe për t'i marrë informacionet vetëm në rrugë zyrtare. Sipas saj nuk ka mungesë të maskave mbrojtëse, ndërsa ka mjaftueshëm furnizime me kite për analizat e koronavirusit në laboratorin e ISHP. Numri i gjelbër 127: Ka njësi me kapacitete për të pritur çdo telefonatë.
24 Shkurt 2020, 07:46 -
Audioja në Whatsapp për koronavirus/ Ministria e Shëndetësisë: Mesazh dashakeqës si ato që u përhapën për tërmetin
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media.
23 Shkurt 2020, 15:20 -
Koronavirusi prek Italinë/ Shqipëria rrit masat në kufi: 'Korridor' intervistimi, termometër me lazer e izolim provizor (VIDEO)
Deri më tani, Shqipëria nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus, ndërsa apeli i bluzave të bardha është për të mos krijuar panik e për të ndjekur masat kryesore që rekomandohen për parandalimin e infeksionit nga koronavirusi.
23 Shkurt 2020, 12:57 -
Bino: Mos shkoni në spital, dyshimet mbi koronavirusin i sqarojmë me telefon! Numri i gjelbër: 127! Laborator në ISHP për ta zbuluar, karantinë në spital
Doktoreshë Silva Bino thotë se janë marrë të gjitha masat për koronavirusin, por më e rëndësishmja sipas saj nis nga higjiena personale. Ajo bëri apel për të mos u dyndur në spitale, por për të telefonuar numrin e gjelbër 127 për të krijuar kushtet e vetëkarantinimit në shtëpi, nën mbikëqyrjen e mjekëve të trajnuar. Bino tha se është ngritur një karantinë në spital, pa bërë të ditur emrin, dhe shtoi se janë përcaktuar të gjitha qendrat shtesë në rast nevoje. Bino mohoi deklaratën e Sali Berishës se një karantinë është në spitalin e Kavajës.
23 Shkurt 2020, 10:30 -
Basha apel qeverisë për coronavirusin: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare
Lulzim Basha i kërkoi qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme në pikat kufitare të vendit për t'u pajisur me mjetet dhe personelin e duhur mjekësor për trajtimin dhe identifikimin e rasteve të mundshme.
23 Shkurt 2020, 10:17 -
Koronavirusi/ PD akuza Manastirliut: Po aktroni me masat! Ministria e Shëndetësisë: Mos përhapni panik, karantina plotëson standardet
Task-Forca vendosi shtimi i masave të sigurisë në pikat kufitare duk dyfishuar personelin shëndetësor si dhe përforcim të pikave të kontrollit për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografie e vendeve të prekura nga koronavirusi. Pas mbledhjes se task-forcës ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila ka hedhur akuza ndaj ministres Manastirliu se po aktron në lidhje me situatën. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë, duke thënë se situata të mos përdoret për politikë dhe të mos përhapet panik.
22 Shkurt 2020, 11:50 -
Keni qenë së fundi në Kinë dhe keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarre? Ku të telefononi! Ministria jep këshillat
"ISHP ka një laborator të standardizuar në lidhje me vendosjen e diagnozës së koronaviruseve dhe infeksioneve virale dhe stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike"
1 Shkurt 2020, 14:05 -
Korçë/ I zuri tokën e varrit që kishte blerë për babanë, 42-vjeçari me probleme mendore vret me sëpatë shitësin e bananeve! Merret në mbrojtje familja e autorit
Një konflikt që kishte nisur pesë vite më parë përfundoi tragjikisht me një person të vrarë me sëpatë në qendër të qytetit dhe në sy të bashkëshortes. Ditën e sotme, Korça u trondit ku rreth orës 14:00, Zamir Topi 42 vjeç qëlloi me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin, 50 vjeç. Shkak është bërë një konflikt i hershëm mes tyre, ku viktima kishte varrosur babanë e tij në varrin pranë nënës së autorit, në tokën që 42-vjeçari e kishte blerë për të atin e tij, (sot i gjallë).
28 Janar 2020, 14:27 -
Euro zbret pranë mesatares historike, ja me sa u zhvlerësua këtë vit
Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën rënëse edhe përgjatë 2019-s, ndonëse me ritme më të ngadalësuara në raport me vitin e mëparshëm. Euro po e mbyll vitin në kuotën e 122 lekëve, nga mbi 125 lekë që nisi 2019-a, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
31 Dhjetor 2019, 07:46