-
SKANDALI/ Kush është politikani i lartë shqiptar me iniciale I.M që rezulton ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Partia e Metës: Nxirrni dokumentet
Një ''personazh me profil të lartë politik'' shqiptar me iniciale I.M rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit thotë se ka arritur ta zbulojë këtë në një verifikim që ka bërë.
26 Korrik 2022, 18:57 -
Inceneratorët/ Etleva Kondi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO e rrëzon, lihet në 'arrest shtëpie'
Etleva Kondi, ish drejtoreshe e ministrisë dhe mjedisit, anëtarë e Komisiomit të Vlersimit të Ofertave për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, është paraqitur sot në GJKKO, ku kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë. Por Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Etleva Kondit, për rrëzimin e masës së sigurisë së 'arrestit shtëpiak'
26 Korrik 2022, 11:44 -
Gjykata e Lartë i refuzoi zhbllokimin e kantinës së Verës në maj, Lefter Koka sërish rekurs, kërkon lirimin e katër pasurive të tjera
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nga qelitë e paraburgimit, i akuzuar për aferën e inceneratorëve, kërkon zhbllokimin e pasurive të tjera në Gjykatën e Lartë. Koka ka bërë rekurs pranë Supremes edhe pse kjo e fundit e refuzoi në muajin maj për zhbllokimin e pasurive të sekuestruara për inceneratorin e Elbasanit.
16 Korrik 2022, 12:16 -
Qeveria hungareze shpall gjendjen e emergjencës për energjinë, shtrëngon rregullat e tavanit të çmimit të shërbimeve
Qeveria e Viktor Orban bëri një kthesë të jashtëzakonshme në një nga çështjet kryesore të politikës së saj, skemën e çmimeve të rregulluara më 12 korrik, pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të energjisë dhe uli pranueshmërinë për çmimet e rregulluara të energjisë për klientët me pakicë
14 Korrik 2022, 08:52 -
Matura/ Publikohen rezultatet e lëndëve me zgjedhje! Ministrja: Vlerësuam tezën e biologjisë, nuk ka gabime shkencore
Janë publikuar rezultat e provimeve të lëndëve me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Pas pretendimeve të maturantëve, se teza e biologjisë nuk ishte hartuar sipas programit ministrja e Arsimit, ka bërë me dije se kanë vlerësuar cilësinë e tezën dhe kanë dalë në përfundimin se nuk ka gabime shkencore në hartimin e saj.
27 Qershor 2022, 08:52 -
Vijojnë shifrat e larta nga Covid-19! 284 qytetarë të infektuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Një rritje e shifrave të prekur nga pandemia Covid është vënë re javëve të fundit. Ditën e djeshme ka pasur 289 raste të reja të qytetarëve të infektuar, vetëm 5 raste më shumë se dita e sotme ku janë infektuar 284 qytetarë
26 Qershor 2022, 16:02 -
Harta Gjyqësore/ KLGJ: Na detyroi situata, mungojnë 184 gjyqtarë, duhen respektuar edhe kriteret ligjore! Një gjykatë duhet të ketë minimalisht 7 gjyqtarë
Mungesa e gjyqtarëve dhe kriteret ligjore janë arsyet që kanë detyruar KLGJ të marrin vendimin për shkrirje të gjykatave. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami sqaroi me detaje arsyet përse miratuan draftin që harta e re gjyqësore të lërë disa qytete pa gjykata, gjë ka bërë avokatët të bojkotojnë seancat gjyqësore në të gjithë shkallët e gjyqësorit për 4 ditë. Kriteri ligjor për të funksionuar një gjykatë është të jenë 7 gjyqtarë, por në vend mungojnë 184 gjyqtarë.
15 Qershor 2022, 12:24 -
Nesër 144 vite nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e vendit dhe Kosovës do t'i kushtohet datës historike! Rama: Ditë e pavdekshme
Nesër 144 vite nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat do t'i kushtohet ditës historik
9 Qershor 2022, 17:26 -
'Kemi qenë të palodhur dhe jemi shpërblyer me buzëqeshjen e njerëzve', rrëfimet e shoferëve të ambulancës së Fierit në misionin e tyre të vështirë
Përpos personelit mjekësor, pjesë e stafit të urgjencës së Fierit janë dhe 25 shoferë që punojnë pa lodhur në misionin e vështirë për të shpëtuar jetë.
5 Qershor 2022, 14:26 -
20 operacione, 144 të arrestuar, 461 nën hetim, pamje dhe nga kampi i ferrit, Policia e Shtetit bën ‘bilancin’ e një jave (VIDEO)
TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin 1-javor për operacionet e zhvilluara në të gjithë vendin për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kapjen e personave në kërkim kombëtar, si dhe të personave që qarkullojnë me armë zjarri.
29 Maj 2022, 09:37 -
Policia bën bilancin e javës: U zhvilluan 27 operacione! Dalin pamje nga 'Plumbi i artë' dhe kapja e kokainës në Portin e Durrësit
Policia ka bërë bilancin javor për goditjen e veprimtarisë kriminale duke përfshirë edhe pamje nga megaoperacioni “Plumbi i artë” që është në vijim. Një tjetër operacion ishte në PKK Port Durrës ku u godit trafikimi i drogave të forta, gjatë të cilit, deri tani, janë sekuestruar 59 kg kokainë.
22 Maj 2022, 12:00 -
Olsian Çela raporton në KLP: Gjyqtari i seancës paraprake është bërë si 'Zot hetimi', ta rishikojmë! 116 prokurorë mungojnë në sistem! Kemi kërkuar hetim për 4 hetues dhe një drejtues
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, paraqiti në KLP raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie si dhe inspektimi tematik i 8 prokurorive.
16 Maj 2022, 12:48 -
Gjykata e Lartë ul për herë të parë me 1% numrin e dosjeve stok, 3325 çështje u shqyrtuan në 2021, në Apel rritet me 24% ‘mali’ i dosjeve
Këshillit të Lartë Gjyqësor bilanc për ngarkesat në gjykata gjatë vitit 2021. Gjykata e Lartë ka nisur të ulë numrin e dosjeve, por çështjet po shtohen me shpejtësi në gjykatat e apelit ku punojnë 29 gjyqtarë nga 78 që duhet të ishin.
9 Maj 2022, 20:59 -
Veliaj pret kryetarin e ri të Prizrenit: Të rinovojmë besëlidhjen mes shqiptarëve! Totaj: Tirana, shembulli sesi zhvillohet qyteti
Ky vit, i cili shënon edhe 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, do të festohet ndryshe. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ranë dakord që, bashkë me njësitë e tjera shqipfolëse në trevat shqiptare, të takohen për të diskutuar mbi jetëzimin e projekteve të përbashkëta.
16 Prill 2022, 12:34 -
Në kërkim për përfshirjen në aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe të Fierit, ndalohet nga policia Etleva Kondi
Etleva Kondi, në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit e Fierit, është ndaluar nga policia. Masa e sigurisë ndaj saj ka qenë ‘arrest shtëpie’, në mungesë, ndërsa pritet që të dalë sot para gjykatës
9 Prill 2022, 11:15 -
Rama: Nuk rishikojmë kontratat koncesionare të inceneratorëve! Tabaku: Ose je i paaftë ose i korruptuar! Të ndërpriten pagesat sa më shpejt
Kontratat koncesionave për inceneratorët nuk do të anulohen, deri sa gjykata të japë një vendim përfundimtar për zyrtarë e ish-zyrtarë që janë arrestuar dhe po përballen me akuzat. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili sqaroi se kjo nuk do të ndodhë sepse do të ishte një shkelje e ligjit.
7 Prill 2022, 12:10