-
Nën hetim për pastrim parash/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasurinë e grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çala
Prokuroria e Elbasanit sekuestro pasurisë së Klement Çalës, vëllait të tij, Eldi Çala dhe Alkond Bengasit, grabitësve të Rinasit. Hetimi është bazuar mbi “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
11 Janar 2021, 13:55 -
Në 6 ditët e para të 2021 arrestohen 22 drejtues mjetesh, pezullohen 153 patenta
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve me pasojë vdekjen e disa personave në ditët e para të janarit, Policia Rrugore nis monitorimin e disa prej akseve më të rrezikshme rrugore. Ndërsa në 6 ditët e para të janarit arrestohen 22 drejtues mjetesh si pasojë e shpejtësisë dhe alkoolit.
7 Janar 2021, 20:29 -
Bilanci për 6 ditët e para të janarit, 22 shoferë të arrestuar dhe 153 patenta të pezulluara
Gjatë 6 ditëve të para të këtij viti janë arrestuar 22 shoferë, janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administrative për shkelje të ndryshme. Drejtoria e Policisë Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, për monitorimin e qarkullimit rrugor në rrugët urbane, interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me rrugët urbane, duke përdorur gjithë bazën logjistike
6 Janar 2021, 13:35 -
Kreu i PD në Durrës: Shkollat po rindërtohen me 2-fishin e çmimit
Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka bërë një denoncim lidhur me rindërtimin në Durrës, duke e quajtur aferë korruptive me rindërtimin e shkollave Sipas tij qeveria po ndërton me dyfishin e çmimit, ndërsa i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë. Ai thotë se Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, ndërsa qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit.
4 Dhjetor 2020, 16:19 -
Sa shkolla, banesa u ndërtuan e sa familje u mbështetën, Rama bën bilancin e 1 viti nga rindërtimi në Durrës
Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e një viti nga procesi i rindërtimit për zonën e Durrësit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona. Në bilancin e një viti në zonën e Durrësit, Rama thekson se janë rindërtuar nga e para me fondet e qeverisë shqiptare u ngritën 5 shkolla e kopshte, 50 banesa drejt përfundimit, 145 pallate të riparuara dhe janë ndihmuar me grante 9 655 familje dhe po trajtohen me bonus qiraje 4 135 familje.
27 Nëntor 2020, 20:05 -
COVID19/ 4 viktima dhe 171 të infektuar në 24 orët e fundit/ Mbyllet kopshti në Berat! 3 mësues infektohen në Memaliaj, nga frika prindërit nuk dërgojnë fëmijët në shkollë
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi, ndërkohë që janë shtuar edhe 171 raste të reja të cilët janë infektuar.
12 Tetor 2020, 16:03 -
Rovena Daja në Report Tv: Kohët e fundit asimptomatikët me COVID-19 po shërohen për 10 ditë! Mosha mesatare e të prekurve është 47 vjeç
Epidemiologia në ISHP, Rovena Daja thotë se gjatë ditëve të fundit është vënë re se qytetarët të cilët janë sëmurë nga Covid por që nuk kanë shenja klinike po shërohen brenda një kohe më të shkurtër. Ndërsa mosha mesatare e të prekurve ne vendin tonë është 47 vjeç.
6 Tetor 2020, 14:41 -
4 humbje jete me COVID në 24 orë, shkon në 400 numri i viktimave (144 raste të reja)! S'ka më konferenca, Ministria e Shëndetësisë ndryshon mënyrën e komunikimit
Në 24 orë ndërruan jetë 4 persona me COVID, shkon në 400 numri i viktimave. Ndërkohë që rezultuan pozitiv 144 persona.
5 Tetor 2020, 16:05 -
Zbulimi në Maliq, arkeologu: Nuk përjashtohet mundësia e potencialeve të tjera
Para disa ditësh në një fshat të Maliqit banorët e zonës arritën në gjurmët e një zbulimi arkeologjik. Një pitos që daton në shekullin VI-V p.k u hap rrugën të tjera zbulimeve sipas arkeologut Florenc Cenolli.
19 Shtator 2020, 18:10 -
'63 raste për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit'/ Ministria e Shëndetësisë: Shifrat kanë pësuar një ulje të lehtë! Sot 161 të infektuar dhe 3 viktima (VIDEO)
Në dy javën e fundit, kurba e të infektuarve me COVID në vendin tonë ka pësuar një ulje të ndjeshme, por kjo nuk duhet të çojë në neglizhimin e respektimit të rregullave, aq më tepër që përpara është një sfidë e vështirë pasi do të hapen shkollat. Vetëm sot janë konfirmuar në total 161 raste të reja, teksa fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën. Duke bërë një bilanc në plan më të gjerë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në Shqipëri ka 62.9 raste për 100,000 banorë.
11 Shtator 2020, 16:18 -
Arrestohen 18 shoferë, vihen mbi një mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit (VIDEO)
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me radar e drager dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore. 34 drejtuesve iu është hequr patenta sepse drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, gjithashtu 12 leje drejtimi në efektin e alkoolit, 12 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë.
7 Shtator 2020, 21:11 -
Shkon në 193 numri i pacientëve që trajtohen me COVID, ndërrojnë jetë 4 persona dhe preken 153 gjatë 24 orëve (VIDEO)
Numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim është rritur duke shënuar 193 persona, ku 13 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar. 153 persona janë prekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 10255 numrin total. Kurse të shëruar janë 130 persona, duke e çuar në total numrin në 6106, ndërsa raste aktive janë 3833 të infektuar.
6 Shtator 2020, 16:06