-
32 vende të lira në BKH, përfundon intervistimi, kalojnë në fazën tjetër 75 kandidatë që do t'i nënshtrohen testit të poligrafit
Gara për 32 vendet vakante të mbetura në Byronë Kombëtare të Hetimit vijon, kur tashmë kanë mbetur 75 kandidatë pas përfundimit të fazës së intervistimit.
2 Gusht 2021, 12:37 -
Gjermani, shpërthim në një fabrikë, 1 viktimë, 16 të plagosur e 4 të zhdukur! Rrezikohet një shpërthim i dytë, autoritetet: Banorët të rrinë brenda për të shmangur helmimin nga tymi
Re të mëdha tymi, 1 viktimë, katër të plagosur rëndë dhe dymbëdhjetë të plagosur të lehtë është bilanci i tanishëm i një shpërthimi të rëndë në një park industrial, i cili strehon disa kompani kimike të Currenta. Ndërkohë që katër punonjës vazhdojnë të jenë të zhdukur.
27 Korrik 2021, 13:07 -
Kushtetuesja rrëzoi herësin, juristi Ledio Braho për Report Tv: Duhet formule e re! Vakancat në Bashki? Duhet të presim vendimin e Kushtetueses për 'vendoret'
Shfuqizimi i herësit nga Gjykata Kushtetuese për juristin Ledio Braho, kërkon përcaktimin e një formule të re një orë e më parë. Sipas tij kjo formulë duhet të bëjë që vota parapëlqyese të jetë e zbatueshme në çdo qark.
17 Korrik 2021, 13:50 -
Shpërndarja e mandateve të deputetëve, 'Kushtetuesja' publikon vendimin e arsyetuar: Masa e herësit është e madhe, s'është respektuar proporcionaliteti
Pas vendimit të marrë më 30 qershor, ku ka pranuar pjesërisht kërkesën e Bindjes Demokratike dhe të Lëvizjes Demokratike për Ndryshim për të shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit, Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e argumentuar. Ndryshe nga siç u interpretua Kushtetuesja nuk e ka shfuqizuar tërësisht herësin por ka konsideruar si antikushtetues masën e tij.
13 Korrik 2021, 19:27 -
Afera me Fatos Tushen 'maja e ajsbergut'? Bujar Murati edhe 18 tendera të dyshimtë në 12 bashki, vlera miliona euro! Historia nga arrestimi në 2009 tek prangosja nga SPAK
Biznesmeni Bujar Murati që u arrestua për aferën me kanalin e ujit bashkë me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe grupin e tij, ka marrë edhe 18 tendera të tretë me flamur të kuq me vlerë miliona euro, pa garë, duke ‘eliminuar’ konkurrentët dhe me oferta fituese gati sa fondi limit. Gjatë katër viteve të fundit 66 kontrata publike, shumica me bashkitë.
13 Korrik 2021, 16:47 -
Plotësimi i BKH-së, mbyllet Faza e Korrigjimit të Eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve! 163 kandidatë për 32 vende vijojnë garën
Është mbyllur procesi i radhës drejt plotësimit me 60 anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sot është përmbyllur faza e korrigjimit të esesë dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
9 Korrik 2021, 13:51 -
Mungon krahu i punës vendas, bizneset kthejnë sytë nga Bangladeshi! 10 punëtorë punësohen te Firma në Lezhë: Jemi të kënaqur me kushtet
Krahas dhjetëra shqiptareve, pjesë e kësaj sipërmarrje prodhimi në Lezhë janë bërë dhe punëtor nga Bangladeshi, duke vënë në zbatim një nga deklaratat më të debatuara të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore.
5 Korrik 2021, 09:57 -
Operacioni 'Shpirti'/ Detajet nga dosja, Maksim Sota, prokurori i Vlorës garoi edhe për SPAK! Trafikantët i paguanin qiranë, rrinte në një shtëpi me të penduarin e drejtësisë
Report Tv ka mësura nga dosja që ka SPAK në lidhje me operacionin ‘Shpirti’, rezulton se prokurori Maksim Sota me origjinë nga Lushnja dhe që ka jetuar në Vlorë ku punonte prokuror, qiranë e shtëpisë ia ka paguar grupi i Ilir Ducollarit. Po ashtu në dosje thuhet se prokurori kishte bashkëjetues në shtëpinë me qira në Vlorë trafikantin e drogës që sot për autoritetet është dëshmitar i drejtësisë.
2 Korrik 2021, 10:24 -
Opozita e re në Kuvendin bosh: Heqja e herësit, fitorja jonë! Murrizi e Hajdari: ‘kushtetuesja’ prishi pazarin Rama-Basha
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar herësin e vendosur në Kodin Zgjedhor, mori vëmendjen e deputetëve të opozitës së re gjatë seancës së kësaj të premteje në parlamentin më shumë pak deputetë prezentë. Murrizi dhe Hajdari thanë se ishte fitorja e tyre, ndërsa socialistët nuk reaguan për vendimin. Asnjë reagim për heqjen e herësit nuk pati as nga PD e LSI.
1 Korrik 2021, 10:18 -
Problematikat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kodin Zgjedhor
Vendimi i GJK, duke hequr herësin, në fakt rrit shumë mundësinë e shit- blerjes së votës. Tashmë do bien fare skrupujt dhe çdo kandidat që është edhe në fund të listës, do përpiqet që të mbledhë sa më shumë vota, ku e si të mundet, vetëm e vetëm që të dalë deputet.
1 Korrik 2021, 09:15 -
Zyrtari i DASH Reeker shmangu Metën gjatë vizitës në Tiranë, Frrok Çupi: Amerikanët ia kanë vënë vizën presidentit, nuk e njohin
Shmangia e presidentit Ilir Meta nga Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker gjatë vizitës së tij në Tiranë, për analistin Frrok Çupi tregon se SHBA-të ia kanë vënë vizën dhe nuk e njohin.
30 Qershor 2021, 18:35 -
Vendimi i Kushtetueses për herësin, Topollaj në Report Tv: Kontribut i madh për demokracinë
Gjykata Kushtetuese vendosi sot shfuqizim si antikushtetues të pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor që flet për herësin, duke i hapur rrugë listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë, i ftuar në Report Tv Fabian Topollaj, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, njëra prej partive kërkuese në Kushtetuese, thotë se ky vendim edhe pse i vonë është një kontribut i madh për demokracinë në vend.
30 Qershor 2021, 17:53 -
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Patozit dhe Murrizit, zgjedhjet e ardhshme priten me lista 100% të hapura! Rrëzohet herësi
Gjykata Kushtetues ka pranuar kërkesën e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit për shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit. Kërkesa për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor është pranuar pjesërisht si e papajtueshme me Kushtetutë.
30 Qershor 2021, 15:36 -
Rama-Manastirliu inspektojnë laboratorin e ri në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’: Nis investimi 1 milion dollarë për urgjencën dhe sallat e operacionit
Nis projekti për investimin në maternitetin “Koço Gliozheni”, faza e parë e të cilit do të jetë 1 milion dollarë, për rehabilitimin e plotë të Urgjencës, Qendrës së Gruas, sallave të operacionit dhe pajisjen e tyre me aparatura të teknologjisë së lartë
28 Qershor 2021, 14:02 -
’33 zyrtarë të lartë janë gjobitur’, Kryeinspektorja e ILDKPI-së raporton në komisionin e ligjeve, Manja: Vlerësohet pozitivisht puna, ligji për sinjalizuesit nuk ka funksionuar
Evgjeni Bashari, kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ishte pranishme sot në Komisionin e Ligjeve ku ka raportuar për raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2020. Bashari tha se ILDKPI ka mbështetur procesin e Reformës në Drejtësi si dhe shtoi ndër të tjera se janë referuar në prokurori dhe janë ndëshkuar më masë administrative 33 zyrtarë te nivelit te lartë.
28 Maj 2021, 10:36 -
Përmirësohet fasoneria, arrin nivelin e parakrizës! Pro-export: Sfida është forcimi i markës ‘Made in Albania’
Gjendja financiare e sektorit të fasonerisë në vend po shkon drejt normalizimit. Në katërmujorin e parë të këtij viti janë rritur ndjeshëm eksportet dhe importet e këtij sektori. Për shoqatën pro-eksport Albania kriza nuk ka përfunduar por thonë se kanë nisur kontratat e para.
20 Maj 2021, 17:15 -
Kërkuan rrëzimin e nenit të Kodit Zgjedhor për ndarjen e mandateve, 'Kushtetuesja' cakton seancën për kërkesën e Patozit dhe Murrizit
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 9 qershor 2021 kërkesën e Partisë Bindja Demokratike dhe Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit në lidhje me shpërndarjen e mandateve. Kërkesat e dy partive e dorëzuar më 29 dhjetor 2020 lidhet me rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.
10 Maj 2021, 08:46 -
Rritja e temperaturave dhe e rasteve të COVID, mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës ‘dynden’ për fundjavë në Shqipëri
Pandemia nuk i ka ndalur qytetarët nga Kosova për të vizituar Shqipërinë në ditën e parë të majit. Vetëm gjatë kësaj fundjave e cila është shoqëruar me temperatura të larta 32 mijë e 163 turistë nga Kosova vizituar Shqipërinë.
2 Maj 2021, 18:08 -
130 raste të reja me COVID dhe 4 viktima! Shqipëria arrin në mbi 400 mijë vaksinime në total
Kurba e infektimeve në vendin tonë, vijon të jetë në një vijë lineare, duke mos pasur luhatje të theksuara në numrin e infektimeve ditore gjatë këtyre javëve të fundit. Sot si rezultat i 2389 testimeve, janë konfirmuar pozitiv me COVID 130 persona, teksa fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona, duke çuar në total numrin e viktimave në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë në 2,383.
27 Prill 2021, 19:14