-
Vaksinimi masiv/ Rama: Askush nuk do mbetet pa vaksina, këtë javë një tjetër lajm të mirë! Manastirliu: Sot arrijmë në 200 mijë vaksinime gjithsej
Brenda kësaj javë në vend pritet një tjetër lajm i mirë për një tjetër sasi të konsiderueshme vaksinash. Njoftimin e bëri sot Kryeministri Rama nga Pogradeci ku ndodhet i shoqëruar nga ministrja Manastirliu për të inspektuar procesin e vaksinimit. Duke folur për mediat e pranishme atje Rama tha se akush nuk do mbetet pa u vaksinuar.
5 Prill 2021, 11:31 -
8 ditë nga vaksinimi masiv, Shqipëria shënon rekord në dozat për 100 banorë! Lë pas Gjermaninë, Italinë, Francën... e dyta pas SHBA
Me nisjen e vaksinimit masiv rreth një javë më parë Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë. Kjo tregohet në faqen prestigjioze të të dhënave ourworlindata.org ku vendi jonë renditet e dyta pas SHBA.
4 Prill 2021, 23:14 -
Dita e dytë e vaksinimit masiv/ Manastirliu: Këtë javë mbyllim vaksinimin e arsimtarëve! Drejtoresha e AKSHI-t: Në e-Albania kërkesë online për t’u vaksinuar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër procesin e vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”, ku po vijon me kalendar të kombinuar për pedagogët, paralelisht me dozat e dyta për stafin mjekësor dhe të moshuarit.
29 Mars 2021, 16:31 -
Mero Baze: Kostoja e opozitës nga politizimi i vaksinimit
Shqipëria arriti të heqë stresin e sigurimit të vaksinave për gjithë popullsinë, duke kaluar nga vaksinimi për kategori të veçanta, tek vaksinimi masiv i popullsisë. Përkundër mosbesimit që egzistonte tek tregu politik i vaksinave dhe sidomos te “nacionalizimi” i vaksinave nga vendet e mëdha, qeveria shqiptare ia arriti të sigurojë deri tani së paku 4 lloj vaksinash, duke kontraktuar rreth 2.4 milionë copë deri në këtë moment.
28 Mars 2021, 22:17 -
PD tenton të trembë pensionistët me vaksinën kineze! Shehu: Në lojë siguria e shqiptarëve
Qeveria i ka hapur dritën jeshile vaksinave ruse dhe kineze për të realizuar atë cilësohet si vaksinimi masiv i popullsisë. Në vendin tonë kanë mbërritur 192 mijë vaksina kineze Sinovac dhe 10 mijë të tjera Sputnik. Por sigurimi i vaksinave ruse apo kineze po has në kontestimet e eksponentëve të ndryshëm si të PD-së, ashtu edhe të LSI-së.
28 Mars 2021, 14:28 -
Rama bisedë telefonike me Von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer në rajon nga BE! Presidentja e KE-së në shqip: Bashkë do kapërcejmë COVID-in
Pas kritikave të vazhdueshme për BE-në se ka lënë në harresë vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt do të vijnë në rajon 651 mijë vaksina Pfizer. Një lajm i mirë e ka quajtur kreu i qeverisë, edhe pse i vonuar, sipas tij.
27 Mars 2021, 16:28 -
Qeveria akordon 10 milionë dollarë për vaksinat kineze nga kompania turke
Qeveria shqiptare me ndryshimet e fundit të bëra në buxhet i ka akorduar Ministrisë së Shëndetësisë një shumë shtesë prej 10 milionë dollarë, e cila do të shërbejë për të blerë vaksinat kineze Sinovac nga kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.
26 Mars 2021, 16:05 -
Sot u sollën 192 mijë doza, Rama: Siguruam 1 mln vaksina kineze anti-COVID, në bisedime për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinave në Shqipëri
Shqipëria ka siguruar 1 milionë vaksina kineze anti-COVID. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrit Edi Rama, i cili sot mbërriti nga Turqia, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke për të marrë doza të vaksinës kineze. Rama tha se sot mbërrijnë 192 mijë doza, ku detajet do t'i jap në konferencën për mediat që do të ketë pak minuta më pas.
25 Mars 2021, 13:27 -
Pandemia COVID uli me 66% kërkesat për azil të shqiptarëve
Pandemia uli kërkesat e shqiptarëve për azil në vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane për Azil në 2020 u regjistruan vetëm 6498 aplikime dhe ri-aplikime për azil, me një rënie prej 66% krahasuar me 2019 kur ishin bërë 22.982 aplikime
10 Mars 2021, 08:58 -
Efektet e pandemisë në ekonomi, COVID-19 nuk 'mposhti' tregtinë mes Shqipërisë dhe Italisë
Tregtia e mallrave ka pasur rritje gjatë muajit janar të këtij viti, krahasuar me 2020-ën, kur nuk ishim prekur nga virusi dhe kufizimet. Por ndryshe nga sa pritej pandemia nuk ka mposhtur aleatët tradicional tregtar të vendit. Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë në këtë fushë, pas saj vjen Kina, Turqia dhe Gjermania.
21 Shkurt 2021, 15:33