-
COVID-19 në Shqipëri: 150 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit
Këtë të hënë (21 shtator) u shënuan 150 raste të reja nga 809 testime të kryera në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht dy qytetarë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 364. Situata në spitale vijon të jetë e njëjtë ku aktualisht 189 persona po marrin shërbim mjekësor. 16 pacientë janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar. Sipas njoftimit të ministrisë, ditën e sotme janë shëruar dhe 55 persona të tjerë.
21 Shtator 2020, 16:21 -
Sërish rritje të infektuarish me koronavirus, 159 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë (VIDEO)
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 159 raste të reja nga 844 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 persona kanë humbur betejën me koronavirusin duke e çuar numrin total të viktimave në 362. Aktualisht situata në spitalet COVID vijon të jetë e njëjtë ku marrin shërbim mjekësor 185 pacientë ndërkohë që 15 persona janë në terapi intensive dhe 6 pacientë janë të intubuar.
20 Shtator 2020, 16:03 -
Rritet numri i të infektuarve! 153 persona të prekur me COVID, 5 ndërrojnë jetë gjatë 24 orëve në vendin tonë
Gjatë ditës së sotme, 153 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 5 të tjerë kanë ndëruar jetë në vendin tonë gjatë 24 orëve.Fatmirësisht 57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.
19 Shtator 2020, 16:07 -
Historia e skandalit me autostradën Tiranë-Elbasan, roli i Berishës dhe drejtorëve të PD-LSI, si ndryshoi kontrata 12 herë, zinxhiri i shkeljeve që pasuan faturën e fundit në arbitrazh 44 mln USD
Autostrada e planifikuar për 16 muaj dhe që zgjati 8 vjet, kostoja u fry rrugës me 150 milionë euro për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së zyrtarëve të PD-LSI, projekti me mangësi, Berisha inaguroi një rrugë të sapo nisur sikur kishte përfunduar dhe e përdori për fushatë në 2013 duke lënë pas një gropë që vetëm thithte para publike
10 Shtator 2020, 16:26 -
COVID-i shuan infermierin 63-vjeçar tek Trauma, ndërrojnë jetë 6 persona, 135 raste të reja gjatë 24 orëve
Numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19 është rritur ditën e sotme në vendin tonë, ku 6 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një infermier 63-vjeçar dhe janë regjistruar 135 raste të reja duke e çuar numrin në total të të prekurve mbi 10 mijë.
5 Shtator 2020, 16:06 -
Sot 150 të shëruar, 5 humbje jete, 116 raste të reja me COVID-19! 'Infektohet' biblioteka në Lezhë, preken dy punonjës
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima si pasojë e koronavirusit, të gjithë nga Tirana. Gjithashtu është rritur edhe numri i pacientëve të shtruar në të dyja spitalet COVID, konkretisht 189 pacientë, ku 20 prej tyre janë të terapi intensive dhe 8 të intubuar. Numri i të shëruarve vijon të jetë i lartë, ku vetëm sot janë 150 qytetartë që kanë fituar betejën e tyre me COVID-19.
3 Shtator 2020, 16:07 -
'Pushtuesit', që ajo nuk donte t’i pranonte
Theodhora, një grua mbi të 70-at, me dy qese të tejmbushura në supermarketin e rrugës kryesore në Dhërmi dhe me një bastun të dyshimtë, për t’i siguruar mbështetje, po tentonte te merrte kalldrëmin e parë që të çon për tek kisha e Shën Mërisë në qendër të fshatit.
16 Gusht 2020, 20:23 -
Ulet numri i viktimave, sot 1 humbje jete me COVID! 135 raste të reja, 113 vetëm në Tiranë! Bilanc pozitiv i të shëruarve
Pas më shumë se një jave me një bilanc të rënduar të viktimave, sot Shqipëria ka regjistuar vetëm 1 person që ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Një 58 vjeçar nga Tirana ka dalë i humbur në betejën e tij me këtë virus, njofton Ministria e Shëndetësisë, në bilancin e saj ditor. Ditën e sotme janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.
7 Gusht 2020, 16:07 -
Zgjedhjet në Serbi, numërohen mbi 93% e votave, shqiptarët sigurojnë të paktën 3 vende në parlament (VIDEO)
Në zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare dhe Administrative në Serbi, shqiptarët e luginës së Preshevës deri tani kanë siguruar të paktën 3 vende në Parlament dhe shpresojnë edhe për të katërtin
22 Qershor 2020, 10:24 -
Rihapen kufijtë ajrorë me Austrinë, Serbinë dhe Greqinë, vijnë pasagjerë shqiptarë e të huaj
Sot janë rihapur kufijtë ajrorë me 3 shtete, përkatësisht me Austrinë, Serbinë, dhe Greqinë. Avioni i parë që është ulur në aeroportin Nënë Tereza është nga Vjena dhe ka sjellë 120 pasagjerët e parë. Kështu janë hapur zyrtarisht edhe kufijtë me këto shtete por shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë drejt këtyre vendeve duhet të jenë rezidentë atje.
15 Qershor 2020, 15:04 -
Mbërrijnë 189 turistët e parë pas 3 muaj mbylljeje prej COVID-it, Klosi: Charter-i i parë në Europë (FOTO+VIDEO)
Të gjithë turistët nga Bjellorusia ishin të pajisura me maska të kuqe, ku shkruhej "Qëndro i sigurt" kanë kaluar në tunelin e dezinfektimit dhe u është matur temperatura.
12 Qershor 2020, 19:53