-
Bien lehtë rastet e reja! Asnjë humbje jete nga COVID, 1062 të infektuar në 24 orët e fundit
Nisur nga bilanci më i fundit nga infektimet e COVID, shifrat e infektimeve kanë rënë lehtë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 1062 qytetarë nga 1326 që ishin dje, ku më shumë se gjysma janë në Tiranë, për t'u ndjekur më pas nga vendet bregdetare si Durrësi, Vlora si edhe Shkodra
17 Korrik 2022, 16:47 -
Ulet lehtë rastet e reja! Sot 1326 qytetarë të infektuar me COVID dhe asnjë humbje jete
Si rezultat i një numri të lartë testimesh, sërish është regjistruar një numër i lartë të rasteve ditore me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 1326 qytetarë, ku më shumë se gjysma janë në Tiranë, për t'u ndjekur më pas nga vendet bregdetare si Durrësi, Vlora si edhe Shkodra.
16 Korrik 2022, 16:55 -
1.8 mln euro, Policia tender për krijimin e qendrës së identifikimit biometrik! ‘AMAIS’, laboratori i 100 mijë imazheve, rezultati del në 10 sek
Policia e Shtetit ka hapur tenderin 1.8 milionë euro për krijimin e një qendre të avancuar teknologjike për identifikimin biometrik të personave. Projekti quhet “AMAIS”, ndërsa synon të mbledhë në një të gjitha sistemet e tjera që përdor policia. Identifikimi i fotove dhe shenjave të gishtave do të bëhet për rreth 10 sekonda, ndërsa si bazë e të dhënave do të jetë Policia Kriminale dhe ajo Shkencore
15 Korrik 2022, 15:20 -
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me 4 lekë! Gazi nuk ndryshon, benzina bie me 5 lekë
Çmimi i naftës dhe benzinës është ulur. Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin e ri, ku vihet re se çmimi i naftës ka rënë me 4 lekë, ndërsa benzina është ulur me 5 lekë. Nafta do të shitet me 261 lekë/litri nga 265 lekë/litri që ishte një ditë më parë. Benzina do të tregtohet me 236 lekë/litri, nga 241 lekë litri. Gazi mbetet i pandryshuar.
18 Qershor 2022, 14:20 -
Harta Gjyqësore/ KLGJ: Na detyroi situata, mungojnë 184 gjyqtarë, duhen respektuar edhe kriteret ligjore! Një gjykatë duhet të ketë minimalisht 7 gjyqtarë
Mungesa e gjyqtarëve dhe kriteret ligjore janë arsyet që kanë detyruar KLGJ të marrin vendimin për shkrirje të gjykatave. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami sqaroi me detaje arsyet përse miratuan draftin që harta e re gjyqësore të lërë disa qytete pa gjykata, gjë ka bërë avokatët të bojkotojnë seancat gjyqësore në të gjithë shkallët e gjyqësorit për 4 ditë. Kriteri ligjor për të funksionuar një gjykatë është të jenë 7 gjyqtarë, por në vend mungojnë 184 gjyqtarë.
15 Qershor 2022, 12:24 -
Del vendimi i Bordit, ulet çmimi i naftës dhe i benzinës! Gazi nuk ndryshon
Nga sot nafta dhe benzina do të kushtojnë më lirë, teksa gazi nuk ka pësuar ndryshime. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta do të kushtojë 232 Lekë/litri, ose 5 lekë më pak nga sa ka qenë. Njëjtë edhe për benzinën, e cila ka pësuar ulje me 3 lekë, pra nga 227 lekë që ishte, do të kushtojë 224 Lekë për litër. Ndërkohë, gazi do të vijojë që të kushtojë 100 lekë për litër.
10 Maj 2022, 15:28 -
Bordi i ushqimeve nuk i ndalon plotësisht abuzimet me çmimet! 'Financat': Marzhi i fitimit s’mund të jetë 100% i saktë! Braçe: Vaji hyri me 223 lekë dhe u shit me 350 lekë
Çmimet tavan të përcaktuara për vajin, sheqerin, miellin e orizin nuk e ndalojnë plotësisht abuzimin nga tregtarët. Çmimet e importit dhe marzhet e fitimit ishin në qendër të debatit në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti Erion Braçe kërkoi sqarime pse ende nuk është ndërhyrë tek inputet bujqësore.
19 Prill 2022, 19:31 -
Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në Kosovë, emrat e dhunuesve të dyshuar vetëm në letër
Në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, 14 Prill, Radio Evropa e Lirë risjell përpjekjet për drejtësi të Shyrete Tahiri Sulimanit, e cila për më shumë se dy vjet, nuk ka asnjë informacion për rastin e saj si viktimë e dhunës seksuale në luftë.
14 Prill 2022, 12:32 -
Pushtimi i Ukrainës, rusët vrasin një nga legjendat e ekipit të Shakhtar Donetsk
12 Mars 2022, 00:49 -
Kreditë e këqija shkojnë në nivelin më të ulët historik, Banka e Shqipërisë: Në janar zbritën 5.4%
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin janar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 5.4%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
10 Mars 2022, 17:35 -
Regjistrohen 173 qytetarë të infektuar dhe 2 viktima nga COVID në vend! 408 të shëruar në 24 orë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë, si rezultat i 2443 testimeve janë regjistruar 173 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç nuk mundën ta fitonin betejën me ‘armikun e padukshëm’.
25 Shkurt 2022, 17:11 -
Dosja sekrete/ Si i çau fshesaxhija 24 gomat e automjeteve të ambasadave: E pandehura Prendushe donte të shkaktonte prishjen e marrëdhënieve diplomatike…
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), që janë shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret” e cila i përket viteve 1980-1982 dhe bën fjalë për ngjarjen e bujshme të çarjes së gomave të disa prej automjeteve të trupit të huaj diplomatik të akredituara në Tiranë, e cila shqetësoi deri udhëheqësin kryesor të Partisë, Enver Hoxhën
8 Shkurt 2022, 07:56