-
Çështja McGonigal, Vasili: Edi Rama nuk është më kryeministër! Është dëmtuar marrëdhënia Shqipëri-SHBA
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se me refuzimin që I bëri interpelancës me opozitën për cështjen McGonigal, Edi Rama nuk është më kryeministër. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se janë cënuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
4 Shkurt 2023, 13:51 -
Deputeti Çollaku vendos kushte për protestën e Berishës: Do marr pjesë nëse nuk sulmohet SHBA dhe Yuri Kim! Të jetë në fokus çështja McGonigal
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sali Berisha më 11 shkurt, por ka disa kushte. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Çollaku u shpreh se duhet të ndalen sulmet ndaj SHBA dhe ambasadores Yuri Kim dhe të kenë në fokus vetëm skandalin e McGonigal.
4 Shkurt 2023, 13:37 -
Sekretari për Çështjet Vendore në PD: Berisha e di që me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka! Sheh 'ëndrra me sy hapur' kur mendon se do rrëzohet Rama
Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike zyrtare, Roland Bejko ka ironizuar Sali Berishën për standardin e dyfishtë që mban me SHBA. Duke iu referuar reagimeve pasi u shpall ‘non grata’ dhe krahasimit me mënyrën se si po e trajton dosjen e McGonigal, Bejko thotë se me SHBA s’bëhet shaka.
3 Shkurt 2023, 21:38 -
Blushi në ‘Pa Protokoll’: Rama korruptoi zyrtarin e FBI! Deputeti socialist: Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin! Sula: Të shpjegohet në Kuvend
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi në Report Tv çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Blushi tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu se Rama ka arritur të korruptojë zyrtarin më të lartë të FBi-së.
3 Shkurt 2023, 21:37 -
Çështja McGonigal, Rama-opozitës: Të degraduar, lëshoni gënjeshtra në ajër! Pasojat e puthjes fatale me të vdekurin
Kryeministri Edi Rama e cilëson opozitën si “të degraduar si kurrë më parë” si një përgjigje ndaj akuzave që hedhin se ka lobuar tek ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal për të dëmtuar PD.
3 Shkurt 2023, 18:54 -
Carlo Bollino: Çështja FBI, drejtësia amerikane dhe inkuizicioni barbar i Berishës dhe Metës
Duke injoruar çdo koncept të drejtësisë, që përgjithmonë e konceptojnë si një mjet hakmarrje apo tutelë personale, liderët aktualë të opozitës vazhdojnë të manipulojnë ato pak dokumente të bëra publike në Shtetet e Bashkuara për t’i përdorur në mënyrë totalisht të deformuar. Provojmë të ripërmbledhim me pika se ku konsiston kjo barbari.
3 Shkurt 2023, 18:35 -
Çështja e McGonigal, Shehu: Ish-zyrtari i FBI mori më shumë se 225 mijë $ nga Neza! Bumçi: Rama e ka kthyer FBI në agjenci private
Deputeti i PD, Tritan Shehu pretendon se shuma e parave që ka marrë ish zyrtari i FBI Charles McGonigal nga shqiptaro-amerikani Agron Neza është më e madhe se 225 mijë dollarë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka kryer vepër të madhe korrupsioni.
3 Shkurt 2023, 17:47 -
Deputetët e opozitës sërish kërkesë në Kuvend: Duam mocion me debat për çështjen Rama - McGonigal! Të mos ketë limit kohor
Pas kaosit të shkaktuar në Kuvend në 2 seancat e shkuara, deputetët e opozitës kërkojnë sërish mocion me debat për çështjen e ish zyrtarit të FBI Charles McGonigal dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama. Dokumenti është firmosur nga 19 deputetë ndërkohë që është kërkuar të mos ketë limit kohor.
3 Shkurt 2023, 14:57 -
Çështja e McGonigal, Meta në një zë me Berishën: Urgjente ngritja e komisionit hetimor parlamentar! Kukullat e Ramës të mos bëjnë më rolin e kukullave
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me thuajse të njëjtat argumente si Sali Berisha kërkon ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar takimet e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI Charles McGonigal.
3 Shkurt 2023, 13:50 -
New York Times rrëzon akuzat: McGonigal s’e fshehu marrëdhënien me Ramën, kontaktoi me email e telefon zyrtar! E ftoi në zyrat e FBI! 225 mijë dollarët, jo ryshfet
Në një shkrim të botuar sot prestigjiozja amerikane ‘New York Times’ e bën të qartë se z. McGonigal ka përdorur kredenciale zyrtare, emailin zyrtar dhe telefonin zyrtar për të komunikuar me Ramën dhe qeverinë shqiptare dhe kjo është shumë e qartë se ai nuk kishte si qëllim ta fshihte këtë marrëdhënie.
3 Shkurt 2023, 12:41 -
Berisha printon shkrimin e ‘New York Times’ por 'nuk e lexon': Fundosi Ramën! Në botim rrëzohet akuzat për ryshfet dhe fshehje të takimeve
Sali Berisha ka dalë sot me një ‘printim të shkrimit’ të sotëm të Neë York Times, por qartë fare ka treguar se ai nuk e ka lexuar. Ai e ka konsideruar si një ‘goditje përfundimtare’ ndaj Ramës këtë shkrim pasi sipas tij tregon aferën korruptive të McGonical me Ramën, se sipas tij janë paguar 225 mijë dollarë për të shkatërruar opozitën shqiptare.
3 Shkurt 2023, 12:33 -
Manipuluan aktakuzën e McGonigal, mediat e opozitës manipulojnë edhe letrën e kongresmenëve dhe senatorit amerikan
Përgjatë ditëve të fundit opozita dhe mediat pranë saj janë përpjekur të manipulojnë opinionin publik me aktakuzën ndaj ish zyrtarit të FBI McGonigal, duke thënë se në të gjendeshin akuza ndaj kryeministrit të Shqipërisë, kur në fakt i vetmi i akuzuar është McGonigal për mosdeklarim udhëtimesh e kontaktesh
3 Shkurt 2023, 11:23 -
Çështja 'McGonigal' 'bashkon' 2 PD-të, dorëzohet kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor! Firmosin 44 deputetë (bashkë me 2 firmat e Luan Baçit)
Komisioni hetimor do të verifikojë edhe “nxitjen, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, ryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”
3 Shkurt 2023, 11:17 -
Hetimet ndaj McGonigal, pas 2 kongresmenëve amerikanë edhe senatori amerikan kërkon informacion për agjentin: Përgjigje brenda 15 shkurtit
Pas Dhomës së Përfaqësuese për agjentin e FBI-së në SHBA, Charles McGonigal ka kërkuar informacion edhe Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
3 Shkurt 2023, 09:40 -
Hetimet ndaj McGonigal, 2 kongresmenë amerikanë letër FBI: Duam të dimë gjithçka ka ndodhur, përgjigje brenda 16 shkurtit
Dy kongresmenë amerikanë, Jim Jordan dhe Matt Gaetz i janë drejtuar sot FBI-së me një letër zyrtare dhe kërkojnë informacion lidhur me të dhënat, eksperiencën e punës, komunikimet apo dokumente të tjera të lidhura me çështjen e McGonigal.
2 Shkurt 2023, 22:53 -
Rama-Berisha përplasje ‘live’! Ish kryeministri: Po je burrë, hajde 5 minuta të tregoj sa të vlen lëkura! Kreu i qeverisë: S’meritoni përgjigje nga unë
Teksa në fokus të Sali Berishës është vetëm çështja McGonigal, ish kryeministri që kërkon vazhdimisht shpjegim nga Edi Rama, e ka ftuar publikisht që të përballen ‘live’.
2 Shkurt 2023, 21:54 -
McGonigal dhe Rama, frikë apo mospërfillje?
Kërkesa e Ramës që të krijojë një dosje për PD është shumë e paprovueshme. Atëherë pse Rama nuk del në interpelancë? Ka disa arsye ku më kryesorja është që ta sfumojë nga ana mediatike me mospërfilljen e tij. Gjithashtu ai i jep vetes të drejtën e pritjes për të parë se çfarë kanë në dosje akuzat e prokurorëve dhe sa qëndrojnë ato.
2 Shkurt 2023, 19:43 -
Debatet për McGonigal, Kalaja: U vërtetua se Basha u shantazhua nga Rama! Baçi: Abuzim! Po të ishte ashtu, ish kryedemokrati do ishte arrestuar në SHBA
Me thuajse të njëjtat argumente, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Adriana Kalaja dhe gazetari Agim Baçi hedhin akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po anashkalon situatën dhe zgjedh të mos përballet me opozitën lidhur me çështjen e Charles McGonigal.
2 Shkurt 2023, 18:07 -
Zyrtarja e Berishës reagon për foton krah McGonigal: Isha në darkë me ish-partnerin një i njohur i yni na prezantoi me të
Sipas Dizdarit nuk ka qënë e përfshirë asnjëherë në interesa financiare me personat në fjalë, as si shtetase shqiptare, as si pjesë e Partisë Demokratike dhe asnjë aludim i këtij lloji
2 Shkurt 2023, 10:19 -
FOTO-LAJM/ Sot Berisha i quan skandale takimet me Ramën, ja si takonte MCgonigal Sekretarin Ndërkombëtar të Rithemelimit, i përfshirë me lobime në SHBA
Në një kohë që opozita e Sali Berishës po akuzon kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në një aferë korruptive me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGongal, për të përçarë opozitën shqiptarë, me qëllim dobësimin e saj, sekretari për Marrëdhëniet më Jashtë në PD, Enri Çeno, është shfaqur në një foto shumë miqësore me McGonigal
1 Shkurt 2023, 20:19