-
Deklarata e Avdylajt në gjyq, PD: Prokuroria të nisë hetimet. Dako: Për të qarë dhe për të qeshur të gjithë bashkë!
Replika të ndërsjellta mes PD dhe PS pas thirrjeve “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste”, nga Altin Avdylaj në Gjykatën e Krimeve të Rënda. PD kërkon që prokuroria të nisë urgjentisht hetimet, ndërsa kryebashkiaku Vangjush Dako paralajmëron edhe deputetin Luciano Boci me padi pas akuzave të lëshuara nga Boci sot në selinë e PD.
13 Nëntor 2018, 16:28 -
Njeriu i zgjedhjeve / Pse e sulmon PD ‘hambarin’ e votave, Vangjush Dako
Në fakt sulmet ndaj Dakos duhen parë në një kontekst shumë më kompleks. Ato duket se kanë vetëm prapavijë politike dhe aspak që të kenë të bëjnë me drejtësinë. Duke zhvendosur epiqendrën e betejës politike në Durrës, praktikisht PD ka lenë të kuptohet se ka ‘kapitulluar’ në Tiranë, aty ku është edhe fushëbeteja kryesore e partive politike në zgjedhje qofshin ato lokale apo politike.
11 Nëntor 2018, 20:55 -
Dosja 339/ PD akuza Dakos: Rama ka kyçur provat për masakrën elektorale në Durrës. Kryebashkiaku: Padi edhe për Vokshin, zonjë gënjeshtare
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako deklaroi sot se do të ngrejë padi për shpifje ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi, pas akuzave që kjo e fundit bëri ditën e sotme nga selia blu. Vokshi tha se kryeministri Edi Rama, po mban kyçur në zyrat e prokurorisë provat në lidhjen me dosjen ‘339’, që sipas PD dërgojnë në burg Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon për krim elektoral.
10 Nëntor 2018, 15:53 -
'Ty s'të voton as mamaja jote', Bylykbashi i kundërvihet sërish Dakos: Supermen, po shkon drejt burgut
Reagimi i djeshëm i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako përkundrejt akuzave të bëra nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, është pasuar nga një tjetër reagim i këtij të fundit.
10 Nëntor 2018, 10:37 -
Replikat/ Bylykbashi: Të arrestohet për krim elektoral, Dako: Ty s'të voton as mamaja jote
Në një deklaratë për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi tha se faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Durrësit. Ai ka thënë se Bylykbashi është personi më i pavotuar në Durrës, votën të cilit sipas tij, nuk ia jep as e ëma.
9 Nëntor 2018, 12:38 -
Përgjimet, PD: Arrestimi i Dakos i domosdoshëm, çudia s'mund të zgjasë vetëm 3 ditë
Partia Demokratike vijon sulmet ndaj kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Deputeti Gent Strazimiri ka deklaruar këtë të mërkurë në një konferencë për mediat se dosja "339" nuk duhet të lihet në harresë pasi ajo është "radiografia e pushtetit të lidhur me krimin".
7 Nëntor 2018, 14:20 -
Emërimi i Lleshit/ Paloka: Të provojë se nuk është një kukull, të mospengojë arrestimin e Vangjush Dakos
Në një deklaratë për mediat, Paloka është shprehur se Parlamenti ka hapur rrugën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë: peng i krimit të organizuar.
6 Nëntor 2018, 12:16 -
'Përgjimet, provat që demaskojnë Dakon', Spaho: Pa u futur në burg, nuk do të ketë drejtësi
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar për mediat se kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako duhet të vendoset në pranga pasi përgjimet e publikuara vërtetojnë se Dako është i përfshirë me krimin e organizuar.
5 Nëntor 2018, 13:27 -
'Të arrestohet menjëherë', Dako i kundërpërgjigjet Salianjit: Larvë, këto muhabete i ndan gjyqi
Pas akuzave të deputetit demokrat Ervin Salianji, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook. Dako i kundërpërgjigjet Salianjit me nota sarkastike dhe cilëson se "muhabetet e këtij lloji i ndan gjyqi".
31 Tetor 2018, 15:46 -
Faturimi i bizneseve, Basha: Tender korruptiv për Olsi Ramën, u ndihmua nga një zyrtare e huaj që shërbeu në Shqipëri
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vazhduar me akuzat në drejtim të qeverisë Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha ka folur për Tahirin, Dakon, Xhafajn si edhe ka komentuar ngjarjen e Bularatit. Basha ka akuzuar kryeministrin se ka i ka dhënë tenderin për faturimin e bizneseve, vëllait të tij, Olsi Rama.
30 Tetor 2018, 13:04 -
‘Dorëheqja e Xhafës‘/ Basha në Manëz: Nuk arrestoi dot Dakon. Kryebashkiaku: Shihemi në gjyq, o toç!
Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se njëra nga arsyet pse Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen, ishte 'paaftësia' që sipas kryedemokratit u pa në mos arrestimin e Vangjush Dakos. Ndërkohë që Dako, reagoi pak më vonë, duke i përsëritur faktin se do të shihen në gjyq.
28 Tetor 2018, 12:35 -
Replikat/Basha: Iu dhe Avdylajve leje për të ndërtuar restorant Pistën. Dako: Peshk që qelb dynjanë, padi të hënën!
Replika në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Shkak është bërë publikimi i akuzave të reja nga Basha, i cili e akuzon Dakon se iu ka dhënë një leje grupit të Avdylajve për të ndërtuar një restorant në Durrës. Dako, i përgjigjet Bashës dhe e paralajmëron se të hënën do të depozitojë një tjetër padi për shpifje.
27 Tetor 2018, 19:30 -
Përgjimet me Avdylajt/ Burime: Dako në hetim për blerje votash e punësime të paligjshme, Prokuroria: S'është e vërtetë!
Sipas gazetarit të Shqiptarja.com, Elton Qyno kryetari i bashkisë së Durrësit, Dako është në hetim për blerje votash dhe punësime të paligjshme. Hetimet kanë nisur që në qershor të 2017 pas përgjimeve mes Dakos dhe anëtarëve të grupit të Shijakut. Por në një reagim zyrtar për Report Tv, Prokuroria mohon që Dako të jetë marrë në pyetje apo të jetë në hetim.
26 Tetor 2018, 14:03 -
'Niçe, ku je?... doja ta takojsha Astritin ta falenderojsha... '', Ja përgjimi i Vangjush Dakos me Altin Avdylajn (Biseda e plotë)
Zbulohet një pjesë e bisedës së kryebashkiakut të Durrësit te dates 27 qershor 2017 me Nicen (Altin Avdylaj), i arrestuar si pjesë e bandës së Shijakut. Ne nje tjeter bisede para zgjedheve 2017 dikush flet me Nicen: ''Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë''
25 Tetor 2018, 20:27