-
Ish-deputeti i PD-së Salianji merret i pandehur për dosjen 'Babale'
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzohet për kallëzim të rremë lidhur me denoncimin e audiopergjimit të njohur me emrin Babale, ndërsa ditën e premte do të paraqitet në prokurori për t'u njohur zyrtarisht me akuzën që është ngritur kundër tij.
6 Mars 2019, 15:34 -
Të paktën 55 kandidatë të PD dhe LSI, gati të pranojnë mandatin e deputetit?!
Të paktën 55 kandidatët të LSI-së dhe PD-së që presin të thirren nga KQZ për të marrë mandatin pas djegies kolektive të opozitarëve, nuk kanë pranuar të firmosin dorëheqjet paraprake sipas kërkesave të dy partive.
6 Mars 2019, 12:43 -
Jepet pretenca, kërkohen 87 vite burg për katër të rinjtë që vranë shokun për një karikues
87 vite burgim ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për katër të dyshuarit e vrasjes së Marvi Mihalit në 2017 pas konfliktit për një karikues celulari. Pas pretencës kanë reaguar familjarët e kushërinjve Dejvi dhe Eugen Bitraj, dy të dyshuarit për vrasje. Sipas tyre ata sot kërkojnë drejtësi pasi nga ana tjetër janë në presionin e familjes Mihali për t'i dëmshpërblyer me 34 milion lekë.
4 Mars 2019, 12:40 -
Mesi: Djegia e mandateve përsëritje çadre! Do ishte nder të përfaqësoja Shkodrën në zgjedhje
Senida Mesi e quajti veprimin e opozitës një gjest të nxitur nga afrimi i datës së zgjedhjeve. Ajo tha se ky është një akt i paprecedentë që dëmton anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Mesi nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet lokale.
22 Shkurt 2019, 14:21 -
Testi i pasurisë ngel 65% të gjyqtarëve të Gjykatave Administrative në Shqipëri
Një studim i BIRN mbi deklaratat e pasurisë së 48 gjyqtarëve të Gjykatave Administrative në vend tregon se mbi 15 për qind e pasurisë nuk justifikohet nga burime të ligjshme, ndërkohë që evidentohen vlera të larta të pasurisë informale si dhe burime të dyshimta të ardhurash.
19 Shkurt 2019, 14:30 -
Tatimet: Vonesa deri 6 muaj në rimbursimin e TVSH për biznesin. FMN: 200 milionë € detyrime të prapambetura
Pavarësisht faktit se qeveria ka miratuar edhe një strategji për reduktimin në minimum të detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, kohët e fundit këto janë rritur sërish. Por është e kotë që shifra të mësohet nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila “ka ndalur kohën” në mars 2018, periudhë që rezulton e fundit në raportimin e detyrimeve të prapambetura të shtetit ndaj privatëve.
14 Shkurt 2019, 07:39 -
'Në vitin 2018 falimentuan 15 mijë biznese', PD: Nëse shqiptarët do të lejojnë që t'i qeverisë sërish Rama, situata do të përkeqësohet
Partia Demokratike e komenton situatën ekonomike në vend si të rënduar dhe propozon si zgjidhje të vetme për familjet shqiptare që mbahen me një biznes të vogël zbatimin e planit të kësaj force politike, që konsiston në rimëkëmbjen e biznesit dhe të ekonomisë nëpërmjet uljes së ndjeshme të taksave.
4 Janar 2019, 16:12 -
Deputetja Tabaku i përgjigjet Veliajt: Leja u mor kur isha deputete jo nënkryetare Bashkie
Akuzat e Veliajt për një tjetër skandal nga ana e demokratëve kur këta të fundit ishin në krye të Bashkisë Tiranë. Pas akuzave se pas Bashës edhe Jorida Tabaku ka firmosur një leje ndërtimi për një sipërfaqje ndërtimi për mbi 21 mijë metra katrorë, reagon deputetja. Tabaku thotë se prona nuk banohet më prej familjes së saj dhe se në kohën kur ka dalë leja e ndërtimit ajo ka qenë deputete e jo nënkryetare bashkie.
21 Dhjetor 2018, 20:41 -
Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg kunatin e Babales, detyrim paraqitje për gazetarin
Alizoti është kunati i Albert Veliut (Babales) dhe akuzohet për imitimin e zërit të Agron Xhafajt, të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në audiopërgjimin e publikuar nga PD-ja, gjë që e ka pranuar edhe vetë i pandehuri.
24 Tetor 2018, 10:19 -
Kosovë, Gjykata e Prishtinës liron 'Babalen': Ka kërkuar azil politik! Albert Veliu: Në Shqipëri më rrezikohet jeta
Gjykata e Prishtinës nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për paraburgim ndaj "Babales", me argumentin se ka kërkuar statusin e azilantit me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Albert Veliu akuzohet në Shqipëri për kallëzim të rremë për rastin e audiopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
12 Tetor 2018, 16:52