-
Rekord viktimash me COVID, zv.kryeministri apel qytetarëve: Kufizoni daljet në kafe dhe qendra tregtare, sot dita më e rëndë në 9 muaj pandemi! Të shmangim një mbyllje të re
Ditën e sotme vendi ka regjistruar një rekord viktimash me COVID-19, plot 17 vdekje, numri më i lartë në këto 9 muaj pandemi. Kjo ka sjellë apelin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili bën thirrje për ndërgjegjësim të qytetareve, të respektojnë masat anti-covid, të shmangin daljet e panevojshme dhe të kufizohen takimet në mënyrë që të mbrojmë veten dhe familjarët.
23 Nëntor 2020, 19:15 -
Morën pjesë në ditëlindjen e Bes Kallakut ku s'u respektua asnjë masë anti-COVID/ Braçe: A ka më turp se një president që thyen rregullat e Republikës së tij! Gjobën ia japim në 25 prill
Duke e nisur me një urim si fillim për aktorin e humorit Bes Kallaku, zv. kryeministri Erion Braçe shkruan se një festë e tillë, mes shumë njerëzve ku ku ruhet as një rregull anti-COVID, nuk është aspak e moralshme për kohët që po jetojmë.
21 Nëntor 2020, 22:41 -
Rekord infektimesh 786 raste të reja, 11 viktima sot me COVID! Pozitiv prefekti i Gjirokastrës, ndërron jetën efektivi i policisë bashkiake Shkodër dhe ish-kampioni i ringut Ramiz Reka
Një shifër rekord të të infektuarish është shënuar në 24 orët e fundit me COVID 19, ku kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 11 persona. Gjithashtu COVID i ka marrë jetën ish-kampioni i ringut, Ramiz Rekës dhe shoferit të Urgjencës së Spitalit të Kavajës. Virusi 'futet' edhe në Spitalin e Përmetit ku preken 7 infermierë dhe në Kadastrën e Tiranës duke infektuar disa punonjës.
19 Nëntor 2020, 16:56 -
OBSH: Vala e dytë e COVID do të luftohet pa vaksinë, nuk do të mbërrijë dot në kohë në të gjitha vendet
Shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan, në një deklaratë në rrjetet sociale ka paralajmëruar se vala e dytë e COVID-19 do të luftohet pa vaksina, pasi ajo mund të mos mbërrijë në kohë për disa vende.
19 Nëntor 2020, 08:45 -
Sërish shifra të larta/ 301 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orë! Infektohen disa edukatore, mbyllen 4 kopshte në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Pogradec
Rekord rastesh me koronavirus këtë të martë (20 tetor). 301 infektime të reja nga 1407 testime të kryera. 4 viktima në 24 orë.
20 Tetor 2020, 16:09 -
Covid në Itali/ 349 mësues dhe 1500 nxënës të prekur nga infeksioni (0,021% e totalit)! Studimi: Fëmijët nuk përhapin infeksionin
Ndërsa në Itali kanë kaluar tri javë nga rihapja e shkollave, sipas Ministrisë së Arsimit janë identifikuar rreth 1500 nxënës të prekur nga infeksioni i koronavirusit
5 Tetor 2020, 19:45 -
Rritet kërkesa/6 muaj pandemi, importuam 28 mijë ton detergjentë (VIDEO)
Pandemia ka rritur kërkesat për të importuar më shumë detergjentë dhe materiale dezinfektimi. Raporti i doganave tregon se mbi 28 mijë tonë produkte higjienike janë importuar në 6 muaj në vendin tonë. Kjo rritje me rreth 3 mijë tonë në raport me 2019 sipas ekspertëve lidhet nevojat që po shkakton pandemia COVID-19. Por njëkohësisht eksperti ekonomisë Zef Preçi thotë se bizneset aktualisht janë në një pasiguri totale dhe kërkojnë ide të reja.
30 Gusht 2020, 13:51 -
Qeveria strategji për kthimin e Diasporës! Mbi 1 milionë shqiptarë në 2019 jetuan jashtë vendit, 4 janë shkaqet e largimit
Më shumë se 1 milionë shqiptarë kanë jetuar jashtë vendit në vitin e kaluar. Ministria e Diasporës liston katër arsye kryesore se përse largohen qytetarët, ku faktori ekonomik është më i rëndësishmi. Sot 29 vite nga eksodi i madh me anijen Vlora, 8 gushtit 1991, shqiptarët ikin për të gjetur punë.
8 Gusht 2020, 07:56 -
Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi? Aksione, kredi, media dhe hidrokarbure
Gjurmët e pasurive të Ylli Ndroqit, sipërmarrësit mediatik që me vendim gjykate iu sekuestruan 26 pasuri nisin me biznesin YLDON. Sipas dokumentacionit të SPAK të dorëzuar në gjykatë në vitin 2003, Ndroqi regjistron shoqërinë YLDOM me objekt si zyrë këmbimi valutor, por që sipas SPAK deri tani nuk rezulton të ketë dokumentacion të depozituar për këtë biznes.
6 Gusht 2020, 22:59 -
Rindërtimi/ 1 miliardë e 349 milionë lekë për riparimin e banesave në Durrës, Shijak e Kurbin! Lalzi shpallet zonë e re e zhvillimi
1 miliardë e 349 milionë lekë do të akordohen nga Fondi i Rindërtimit për rikonstruksionin e banesave dhe pallateve në Durrës, Shijak e Kurbin, ndërsa fshati i Lalzit shpallet zonë e re zhvillimi.
15 Korrik 2020, 20:59 -
Koronavirusi në Itali, 234 raste të reja të infektuarish gjatë 24 orëve dhe 9 të vdekur
Shifrat e vdekjeve në Itali prej COVID-19 vijojnë të jenë të ulëta, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndëruar jetë 9 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 234. Kurse të shëruar gjatë 24 orëve janë 349 persona.
12 Korrik 2020, 19:09 -
Covid-19, nga simptomat e para e deri në vdekje në vetëm 11 ditë
Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali ka lëshuar një raport të një analize të kryer mbi 32 milionë njerëz, për të treguar moshën mesatare të viktimave, patologjitë, terapitë dhe kohën e kaluar nga simptomat e para e deri në vdekje
17 Qershor 2020, 13:04 -
COVID-19 'bllokon' fondet për kompensimin e pronave, nuk u tërhoqën dot nga thesari
Ministria e Drejtësisë ka raportuar se në 4 muajt e parë të vitit, ku rreth dy prej tyre i takojnë gjendjes së fatkeqësisë natyrore janë krijuar pengesa në disa objektiva. Një prej tyre është ajo për kompensimin e ish-pronarëve ku distancimi social ka bërë që të mbylleshin për një kohë zyrat për shërbim fizik ndërkohë që nuk ka qenë e mundur tërheqja e fondeve nga dega e Thesarit në Bankën ë Shqipërisë.
13 Qershor 2020, 07:40