-
Braçe publikon video nga selia e PS-së: Sulmi i dhunshëm nga llumi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, do mbani mbi kurriz çdo krim
Zv.kryeministri, Erion Braçe ka publikuar një video ku tregohen dëmet e shkaktuara pas sulmit barbar të protestuesve të selisë së Partisë së Socialiste. Në një status në “Instagram”, Braçe akuzon se pas sulmit të dhunshëm ndodhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
10 Dhjetor 2020, 23:10 -
Rudina Hajdari mesazh emocionues për ditëlindjen e të vëllait: Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon
Të shtrënguar fortë pas njeri tjetrit Rudina Hajdari me të vëllan Azem Hajdari në një foto të postuar nga politikania, uron me fjalë zemre ditëlindjen vëllait të saj të vogël.
3 Dhjetor 2020, 12:30 -
Kreu i Bashkisë Shijak për Report Tv: Kemi ndërtuar 100 banesa individuale dhe 4 shkolla! Brenda vitit nis ndërtimi i 30 pallateve
1 vit pas tërmetit tragjik që u mori jetën 51 qytetarëve dhe dëmtoi qindra ndërtesa, procesi i rindërtimit vijon ende. Shumë qytetarë qëndrojnë ende në çadër teksa presin që të hyjnë në banesat e tyre të reja. Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana tha se aktualisht po ndërtohen 567 banesa individuale prej të cilave kanë dorëzuar 100.
26 Nëntor 2020, 18:12 -
'Si mund të vlejë jeta sa një gol i parë kolektivisht?' Braçe publikon videon tifozëve në lokal duke parë ndeshjen në kohë COVID-i
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal. Ai shkruan se ajo është një video e së shtunës mbrëma në veri të Shqipërisë ku disa persona po shohin një ndeshje futbolli ulur shumë ngjitur pranë njëri-tjetrit.
24 Nëntor 2020, 21:19 -
Rekord viktimash me COVID, zv.kryeministri apel qytetarëve: Kufizoni daljet në kafe dhe qendra tregtare, sot dita më e rëndë në 9 muaj pandemi! Të shmangim një mbyllje të re
Ditën e sotme vendi ka regjistruar një rekord viktimash me COVID-19, plot 17 vdekje, numri më i lartë në këto 9 muaj pandemi. Kjo ka sjellë apelin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili bën thirrje për ndërgjegjësim të qytetareve, të respektojnë masat anti-covid, të shmangin daljet e panevojshme dhe të kufizohen takimet në mënyrë që të mbrojmë veten dhe familjarët.
23 Nëntor 2020, 19:15 -
Morën pjesë në ditëlindjen e Bes Kallakut ku s'u respektua asnjë masë anti-COVID/ Braçe: A ka më turp se një president që thyen rregullat e Republikës së tij! Gjobën ia japim në 25 prill
Duke e nisur me një urim si fillim për aktorin e humorit Bes Kallaku, zv. kryeministri Erion Braçe shkruan se një festë e tillë, mes shumë njerëzve ku ku ruhet as një rregull anti-COVID, nuk është aspak e moralshme për kohët që po jetojmë.
21 Nëntor 2020, 22:41 -
Sërish rritje të infektuarish me koronavirus, 159 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë (VIDEO)
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 159 raste të reja nga 844 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 persona kanë humbur betejën me koronavirusin duke e çuar numrin total të viktimave në 362. Aktualisht situata në spitalet COVID vijon të jetë e njëjtë ku marrin shërbim mjekësor 185 pacientë ndërkohë që 15 persona janë në terapi intensive dhe 6 pacientë janë të intubuar.
20 Shtator 2020, 16:03 -
Kthimi i pushuesve nga plazhi/ Policia njoftim për trafikun në rrugët kryesore, ndëshkohen 567 shoferë
Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, si dhe po monitoron me 4 dronë parakalimet e gabuara dhe me 6 radarë shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
16 Gusht 2020, 18:15