-
Berisha ia la zona të lira për 14 majin, PBDNJ përcakton kandidatët në bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq (EMRAT)
Në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit koalicioni i Berishës dhe Metës nuk do të kenë kandidatë për zgjedhjet e 14 majit pasi ia kanë lënë zonë të lirë PBDNJ-së së Vangjel Dules.
23 Janar 2023, 11:28 -
Shabani në Report Tv: S’kemi diskutime për koalicion parazgjedhor me BD-në dhe LZHK-në për zgjedhjet e 14 majit
Shabani u shpreh se nuk ka diskutime për një koalicion të tillë, ndërsa theksoi se sondazhet, janë kundër Ramës dhe Veliajt. Sipas Shabanit betejat e tyre do të jenë për këshillat bashkiakë, ndërsa tha se nuk përjashtohet mundësia edhe për garimin për bashkitë ku kanë mbështetje
21 Janar 2023, 18:39 -
Zgjedhjet e 14 majit/ Institucionet ‘i binden’ KQZ, mbi 100 aktivitete të raportuara nga bashkitë e qeveria prej 1 jave
Në Komisionin qendror të Zgjedhjeve, Bashkitë dhe Qeveria kanë nisur raportimin e aktiviteteve politike, ku vetëm në një javë janë raportuar rreth 100 të tilla. Sipas ligjit, 4 muaj para zgjedhjeve ndalohen veprimtaritë politike që mund të përdoren për qëllime elektorale.
21 Janar 2023, 18:31 -
Çfarë po paralajmëron Berisha? Ish-Kryeministri: Nuk pranojmë kurrë zgjedhje të vjedhura, do bëjmë revolucion! Betejë për 'jetë a vdekje'
Sali Berisha e ka gati skenarin në rast se humb garën elektorale të 14 majit. Ai thotë se nuk do të njohë zgjedhjet dhe do të nisë revolucionin kundër qeverisë. Ramën e akuzon se po mban peng logon dhe vulën e PD-së në Gjykatë që të mos fitojë zgjedhjet, ndërsa Alibeajn se përfiton tenderë të qeverisë.
21 Janar 2023, 12:10 -
Amnistia fiskale, Tabaku në 'Pa Protokoll': S’kalon këtë sesion parlamentar, votat e opozitës kundër! Situata në PD e vështirë, të dalim me një kandidat në zgjedhje
Tabaku tha se grupi parlamentar i PD-së është i unifikuar sa i takon kësaj çështje dhe sipas saj këtë 6 mujor nuk do të ketë tentativë për ta kaluar në parlament. Sipas Tabakut, amnistia fiskale duhet të bëhet me një konsensus të gjerë
20 Janar 2023, 22:26 -
32-vjetori i themelimit të PD-së në Elbasan, merr pjesë edhe Meta, shfaqet krah Berishës! Ish-kryeministri: Aleanca me PL-në avantazh
Në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të PD-së në qytetin e Elbasanit u zhvilluar një festë e organizuar nga Rithemelimit. Përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, drejtuesve të demokratëve në Elbasan si dhe kandidatit për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçit, i pranishëm mes demokratëve ishte edhe Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë
20 Janar 2023, 18:41 -
Patozi në Report Tv: LZHK, Nisma Thurje dhe BD koalicion për 14 majin, bëhemi gati edhe për zgjedhjet parlamentare! PD të ndahet
Për aq kohë sa Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, partitë e vogla opozitare kanë nisur bisedimet për realizuar një marrëveshje parazgjedhore për 14 majit. Deri më tani diskutimet janë mes LZHK-në e Dashamirit Shehit, me Nisma Thurrjen e Bindjen Demokratike të Astrit Patozi.
20 Janar 2023, 17:44 -
'14 maji', Veliaj: Fushatë pa shpenzime, jo me 'Rang Rover'! Ndërtimi mbajti ekonominë në këmbë! Jo debat me 'Lulin e radhës' të 'Non Gratës'
Në një intervistë në Report Tv, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar pak nga fushata e socialistëve, ku u shpreh i bindur se do të jetë pa shpenzime të mëdha, jo me mitingje të mëdha po me ‘Range Rover’, referuar kundërshtarëve të tij politik.
18 Janar 2023, 17:44 -
Amnisti fiskale këtë sesion? Erisa Xhixho në Report Tv: Rama po dëmton interesat e vendit, promovon pastrimin e parave! Dëmtohet rruga drejt BE
Amnistia fiskale, një projektligj të cilin mazhoranca duket e vendosur ta miratojë, për deputetin e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho është një kokëfortësi e Ramës për të incentivuar krimin përmes pastrimit të parave. Në një intervistë në Report Tv Xhixho nënvizon me bindje se një nismë e tillë e përfunduar me sukses do ta dëmtonte rëndë integrimin evropian të vendit.
16 Janar 2023, 21:00 -
Zgjedhjet vendore të 14 majit, Begaj takon Celibashin: Burimet publike të mos përdoren për mbështetje të partive! Partitë të zbatojnë ligjin! Provë maturie për demokracinë
Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ-së, Ilizjan Celibashi. Në përfundim të takimin, Begaj është shprehur se fokusi ka qenë të procesi, duke theksuar se duhet të jetë një provë e rëndësishme maturie.
16 Janar 2023, 15:46 -
Zaloshnja: Epërsia paraprake elektorale e mazhorancës prej hartës aktuale territoriale
Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” (opozita e bojkotoi procesin e përgatitjes së atij ligji). Ndarja e re territoriale e ndau Shqipërinë në vetëm 61 njësi vendore, nga 373 që ekzistonin deri atëherë.
16 Janar 2023, 14:42 -
Zgjedhjet vendore, Berisha: Rama po prek votën ende pa nisur fushata! Mban peng vulën e PD-së, po bën çmos që të futemi të përçarë në zgjedhje
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të lëshojë akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama për të cilin thotë se po bën gjithçka që të mbajë peng çështjen e Partisë demokratike në Apelin e Tiranës. Në mbledhjen e Grupit të Partisë Demokratike, Berisha tha se Rama ka dhënë urdhër që çështja mos të shqyrtohet pasi sipas tij, kreu i qeverisë po bën gjithçka që PD të futet e përçarë në zgjedhje.
16 Janar 2023, 13:37 -
Rama mbledh grupin e PS-së: Deputetët të zbresin në terren! Balla: Do dialogojmë me opozitën për amnistinë fiskale, ta miratojmë këtë sesion parlamentar
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste ku në fokus të takimit ka qenë prezenca e deputetëve në terren, të cilëve Rama u ka kërkuar që të zbresin dhe të jenë më shumë aktivë në takimet me qytetarët. Kjo porosi vjen pak kohë para zgjedhjeve vendore, ndërsa kreu i grupit Taulant Balla tha se kanë synim që të vazhdojnë të drejtojnë sërish çdo bashki të vendit, prandaj duhet më shumë angazhim nga ana e deputetëve.
16 Janar 2023, 10:07 -
Zaloshnja: Benet Beci rrotull 50-përqindëshit, pavarësisht se kë ka përballë në Shkodër
Qysh prej rrëzimit të regjimit komunist, PS-ja nuk e ka qeverisur Bashkinë Shkodër qoftë edhe një ditë të vetme. Me kandidimin e Benet Becit për kryetar të bashkisë më të madhe veriore, ajo shpreson ta kapë atje më së fundi këtë mollë të ndalueme.
15 Janar 2023, 10:12 -
‘Pako’ edhe në prill, numri 2 i PS takon pensionistët në Elbasan: Qytetarët duan punë jo ‘përmbysje’! Kandidati i Berishës, humbës
Një tjetër pako do të shpërndahet në prill për pensionistët me një tjetër pagesë për t’i mbrojtur nga inflacioni. Për të diskutuar këtë vendim të qeverisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja zhvilluan një takim me pensionistët e këtij qyteti.
14 Janar 2023, 15:07 -
Berisha për '14 majin': Ne i futemi detit në këmbë dhe e kalojmë! Rama korruptoi ambasadorët për asgjësimin e PD! Mungon në takim Xhaferraj
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD në Durrës. Berisha akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar ambasadorët dhe u përpoqën të asgjësonin PD-në.
14 Janar 2023, 11:46 -
Iku nga Partia e Lirisë, reagon për herë të parë Agron Çela: T’i japim shansin PS-së të drejtojë bashkinë e Shkodrës pas 30 vitesh
Deputeti i qarkut të Shkodrës, Agron Çela, i cili kaloi nga radhët e Partisë së Lirisë dhe ju bashkua Partisë Socialistë ka reaguar për herë të parë
13 Janar 2023, 10:15 -
Meta në ‘Real Story’: PS zero shanse në Shkodër! Rama-Veliaj po minojnë që tani '14 majin', SPAK të reagojë! S’ka luftë civile në PD, por pengmarrje të vulës
Në ‘Real Story’, Ilir Meta tha se socialistët kanë zero shanse që të fitojnë asnjërën nga Bashkitë në qarkun e Shkodrës. Ndonëse i bindur për fitoren, Meta nuk dha një përgjigje të prerë nëse do e njihte rezultatin në rast se do humbte në 14 maj, por iu përgjigj me akuza për Ramën e Veliajn duke thënë se po e minojnë që tani procesin, prandaj i bëri thirrje SPAK të reagojë.
12 Janar 2023, 20:18