-
10 ditë nga vendimi për fatin e PD, Enkelejd Alibeaj: Më 3 mars flet ligji, vula dhe sigla na takojnë neve! Opozita s’mund t’i kthejë tytat drejt Perëndimit
Enkelejd Alibeaj thotë se më 3 mars gjykata do të flasë në emër të ligjit se kujt do i përkasë drejtimi i Partisë Demokratike, duke ftuar Rithemelimin të pranojë vendimin e drejtësisë.
22 Shkurt 2023, 14:38 -
Frrok Çupi: Deri më sot kemi një flamur të Vorio Epirit dhe një kalë blu
Të gjitha të tjerat që i përkasin një fushe beteje për zgjedhjet e 14 Majit, mungojnë. O nuk kanë ardhur ende, o kanë tentuar por janë ndalur rrugës. Dëshmia e parë e fushatës (flamuri dhe kali) vjen me frikën se këto do të jenë simbolet e luftës së Opozitës për zgjedhjet e fuqisë lokale të 14 majit. Në inversin e tyre, simbolet kanë lidhje të ngushtë me njëri tjetrin: Të dy figurinat janë totemë.
22 Shkurt 2023, 09:49 -
PD rrezikon mosregjistrimin në zgjedhje? Haklaj në ‘Repolitix’: Presion i Celibashit! Roshi: Do ishte fatale, ky skenar do i interesonte vetëm Ramës
Lufta mes PD në gjykatë mund të rrezikojë regjistrimin e saj në zgjedhjet vendore. Paralajmërimi është bërë disa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili edhe në një intervistë për Report Tv tha se konflikti gjyqësor s'duhet të sjellë mos regjistrimin e PD në zgjedhje. Por për ish-deputetin demokrat Azgan Haklaj Celibashi po bën presion.
21 Shkurt 2023, 22:46 -
Revolucion për ‘McGonigal’? Elvis Iljazaj: Shqiptarët e shohin më shumë si hall të politikës e jo të tyrin! Hasimja: Asnjë problem elektoral për Ramën, s'ka puritanizëm
Sali Berisha e ka marrë çështjen ‘McGonigal’ dhe ka nisur një varg protestash të cilat thotë se janë një revolucion për të larguar Ramën. Për analistët Ermal Hasimja dhe Elvis Iljazi, të ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, kjo çështje nuk shikohet nga shqiptarët që t’i prekë drejtpërdrejtë apo akoma edhe më shumë të jenë të gatshëm për revolucion për këtë.
21 Shkurt 2023, 19:24 -
Zaloshnja: Ja sa vota marrin në Tiranë, Veliaj, Këlliçi dhe Shehi
Ndër vite, Dashamir Shehi, një nga themeluesit e PD-së dhe ish-zv.Kryeministër i saj, është përmendur shpesh si kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës. Më së fundi, kandidimi i tij mund materializohet, meqë tani është shpallur edhe koalicioni LZHK-Bindja Demokratike (ku politikanë kryesorë janë Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi, të dy politikanë të shquar të së djathtës në tri dekadat e fundit)
21 Shkurt 2023, 19:13 -
Dy kandidatë opozitarë edhe në Korçë, konfirmohet mjeku Gjegji Gjata për PD! Garoi në ‘Primaret’ e Berishës, kalon me Alibeajn
Gjergji Gjata, kandidati i ‘Primareve’ të Berishës, ka ndërruar krah dhe do të futet në garë për bashkinë e Korçës për grupin e Alibeajt. Gjata është ‘ofruar’ vetë që të kandidojë për grupin e Alibeajt dhe sot ai është konfirmuar.
21 Shkurt 2023, 14:55 -
ODIHR: Lufta për 'karrigen' e PD dëmtoi punën e Kuvendit dhe për reformën territoriale e zgjedhore
OSBE- ODIHR ka shprehur shqetësimin se konflikti brenda Partisë Demokratike ka cenuar punën e Kuvendit, por edhe për avancimin në 2 Reforma të rëndësishme, si ajo zgjedhore dhe territoriale.
20 Shkurt 2023, 10:25 -
Mero Baze: Dy dëmet e verifikueshme të 'revolucionit' ndaj opozitës
Sondazhi i fundit i Euronews për garën e Tiranës tregojnë realisht dëmin që i ka bërë Sali Berisha dhe Ilir Meta/j me revolucionin e tyre, opozitës. Shifrat 54 me 27 në favor të Veliaj, tregojnë se Sali Berisha ka përgjysmuar opozitën dhe ka dëmtuar kandidatin e tij Belind Këlliçi, i cili si për nga profili që ka natyrisht që duhet të kishte më shumë mbështetje.
19 Shkurt 2023, 20:18 -
Një debat absurd për vulën!
Të dyja palët në konflikt në PD prej mëse 1 viti e gjysmë kanë ngritur një furtunë debatesh lidhur me “vulën” dhe simbolet e PD! Pra, të drejtën e përfaqësimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit. Por a varet realisht rezultati i zgjedhjeve nga fakti se kush përfaqëson zyrtarisht PD?
19 Shkurt 2023, 18:41 -
Këlliçi takim me qytetarët e Tiranës: Më 14 Maj largojmë Veliajn
Kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijon takimet me qytetarët. Ditën e sotme ai është takuar me banorët e rrugës Todi Shkurti dhe Petro Nini Luarasi në Tiranë, ndërsa ka biseduar me ta për problemet që hasin apo pritshmëritë që kanë për pushtetin vendor.
19 Shkurt 2023, 15:25 -
Zaloshnja: Erion Veliaj qysh sot afër votave të parvjetshme të PS-së
Në mijëvjeçarin e ri, kandidatët socialistë për kryebashkiakë të Tiranës kanë marrë gjithmonë pothuaj aq ose më shumë vota se sa ka marrë PS-ja në zgjedhjet paraardhëse parlamentare në territorin e Bashkisë Tiranë.
18 Shkurt 2023, 12:43 -
Meta mbledh Kryesinë e PL, përcaktohen kriteret për kandidatët për këshilltarë, mes tyre edhe 'angazhimi' në rrjetet sociale
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi Kryesinë për të diskutuar mbi aksionin e tyre për zgjedhjet e 14 majit. Në deklaratën për mediat Meta tha se më 14 maj opozita do të arrijë një rezultat spektakolar dhe se do t’i japin fund monizmit për t’i kthyer bashkitë qytetarëve.
17 Shkurt 2023, 18:54 -
Ndarja e fondit 345 milionë lekë për partitë politike, shtyhet mbledhja e KQZ! Celibashi: Nuk kanë pasur kohë për të vlerësuar draftin
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se do të shtyjë mbledhjen për ndarjen e fondit 345 milionë lekë për partitë politike që do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit. Shkak është bërë fakti që partitë nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për të vlerësuar draftin.
17 Shkurt 2023, 11:45 -
Copëzohet më shumë opozita, Shehi e Patozi bashkë në zgjedhjet lokale të 14 majit: Nëse PD nuk bashkohet, dalim me kandidatin tonë
Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji, në Aleancën Progresiste. Sipas tyre, nëse opozita do të dalë me 2, 3 kandidatë edhe grupimi i tyre do të nxjerri kandidat për zgjedhjet lokale. “Të largojmë kryetarokracinë”, deklaruan Shehi e Patozi
17 Shkurt 2023, 11:26 -
Prognozë paraprake për 14 majin: 42-50 bashki majtas
Në zgjedhjet e prillit 2021, partitë e mazhorancës (PS+PSD) morën vetëm 50.9% të votave në rang kombëtar, por falë ndarjes territoriale vendore (që opozita e bojkotoi si proces më 2014), ato morën më shumë vota se sa koalicioni PD-PDIU-PR-PAA-LZHK në plot 50 bashki, nga 61 gjithsej.
17 Shkurt 2023, 09:33 -
Vangjeli: Asnjë palë nuk e do interpelancën për McGonigal! Në 14 Berisha do mund Saliun! Pëllumbi: Sherret, garë brenda PD kush bën opozitë më të fortë
Prej më shumë se 3 seancash plenare, po kërkohet me ngulm nga opozita zhvillimi i një interpelance me kryeministrin Edi Rama për lidhjen e tij me McGonigal, megjithatë, për analistin Lorenc Vangjeli, askush nuk do që kjo përballje të ndodh.
16 Shkurt 2023, 19:19 -
Zyrtarizohet koalicioni! Bindja Demokratike e Patozit dhe LZHK e Dash Shehit bashkë në 14 maj
Ashtu si kurse e kishin paralajmëruar në Report Tv, Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi kanë arritur një marrëveshje dhe do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji. Zyrtarizmi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00.
16 Shkurt 2023, 17:37 -
'Vendoret'/ Konstituohen KZAZ-të në të gjithë vendin, për herë të parë 'lufta' lë jashtë PD! Nis puna vetëm me PS dhe PL
Komisionet Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve vendore janë konstituar. KZAZ-të nisën punë ditën e sotme në të gjithë vendin, por për herë të parë Partia Demokratike ka mbetur jashtë për shkak të luftës mes llojit.
14 Shkurt 2023, 19:22