-
Eduard Zaloshnja: Himara, kyçi i mandatit të 9-të socialist në qarkun Vlorë
Me Tavon në krye të Himarës, PS-ja mund ta kapë kuotën e 9 mandateve parlamentare në Qarkun Vlorë. Sidoqoftë mbetet të shihet sesi do të votojnë zgjedhësit e shumtë të qarkut në emigracion, që për herë të parë do të kenë mundësinë të votojnë me postë nga atje ku jetojnë…
12 Shtator 2024, 15:00 -
KQZ i jep zyrtarisht mandatin, Vangjel Tavo kryebashkiaku i ri i Himarës! Pritet betimi, PBDNJ dhe Beleri e kontestojnë
Pasi opozita humbi betejën edhe në Kolegjin Zgjedhor, Vangjel Tavos i jepet zyrtarisht sot mandati si kryebashkiak i Himarës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh dhe vendosi në orën 10:30 për t’i dhënë mandatin, duke i hapur kështu rrugë betimit në Këshillin Bashkiak. PBDNJ dhe Fredi Beleri vijojnë betejën me ankimime
12 Shtator 2024, 08:42 -
I hapet rruga betimit të Vangjel Tavos, nesër KQZ i jep mandatin si kryebashkiak i Himarës
Pasi opozita humbi betejën edhe në Kolegjin Zgjedhor, Vangjel Tavos do t’i jepet zyrtarisht mandati si kryebashkiak i Himarës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet nesër në orën 10:30 për t’i dhënë mandatin Tavos.
11 Shtator 2024, 10:20 -
Kryebashkiaku i Hasit 'shpëton' nga ligji i dekriminalizimit, KQZ: Do të vazhdojë detyrën
Kryebashkiaku i Hasit, Miftar Dauti do të vazhdojë detyrën dhe nuk do t’i ndërpritet mandati. Ai u denoncua nga Instituti i Studimeve Politike të cilët i treguan KQZ-së disa dënime të tij, të cilat i kishte fshehur
9 Shtator 2024, 11:14 -
SPAK po heton dy tendera të KQZ, kompania Smartmatic për Report TV: Nuk na shqetëson hetimi! Prokurimi u përshtat me kuadrin ligjor
Kompania Smartmatic ka reaguar për Report Tv lidhur me hetimin nga ana e SPAK për dy tendera që kjo kompani ka fituar në KQZ për pajisjet e identifkimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik. Ata shprehen se nuk i shqetëson hetimi, ndërsa theksojnë se fatura e tenderit respektoi ligjin shqiptar.
5 Shtator 2024, 10:30 -
Vota e diasporës kushton 2.5 milionë euro, qeveria i miraton KQZ-së buxhetin shtesë për zgjedhjet parlamentare të 2025-s
Qeveria do të ti japë 351 milionë lekë shtesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë masat për zgjedhjet e ardhshme. Ministria e Financave thotë se 250 milionë lekë do të përdoren për regjistrimin e zgjedhësve në diasporë e blerjen e pajisjeve të identifikimit elektronik.
3 Shtator 2024, 15:22 -
Zgjedhjet 2025, larg duarve të 'Smartmatic' për identifikimin elektronik! KQZ s'ka më kohë për votimin elektronik në 5 qarqe, shanset janë për 3
Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë për Report Tv, se pajisjet e blera, janë tani pronë e KQZ-së, dhe riformatimi i tyre apo rifreskimi i të dhënave, mund të bëhet edhe nga vetë KQZ, apo kompani të tjera.
3 Shtator 2024, 13:02 -
Qeveria amerikane vë nën akuzë për korrupsion Smartmatic, pagoi 1 mln dollarë ryshfet për kryetarin e KQZ-së në Filipine
Kompania Smartmatic International është vënë nën akuzë nga departamenti amerikan i drejtësisë për shkak se dyshohet të ketë paguar 1 milionë dollarë ryshfet për kryetarin e Komisionit Qendror në Filipine
26 Gusht 2024, 22:27 -
KAS rrëzon dyshen Meta-Berisha: S’ka shkelje në Himarë! ‘BF’ kërkoi zgjedhje të pavlefshme, KQZ: Vangjel Tavo fitues
Kërkesa e koalicionit Meta-Berisha për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë u rrëzua nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ. Nga shqyrtimi i materialeve zgjedhore nuk u gjet asnjë provë që të vërtetonte pretendimet e opozitës
26 Gusht 2024, 12:10 -
Vota e Diasporës, KQZ afat deri në mes të nëntorit për aktet nën-ligjore
Mesi i nëntorit do të jetë afati i fundit që KQZ ka në dispozicion për të nxjerrë të gjitha aktet normative për procedurat e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e 2025. Pas hyrjes në fuqi të Kodit Zgjedhor më 15 gusht, Komisioni Rregullator në KQZ ka afat 90 ditë për të detajuar procedurat e votimit, sipas propozimeve të Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi
24 Gusht 2024, 14:23 -
SPAK kërkoi dokumentet e tenderëve për pajisjet e identifikimit e votimit elektronik, KQZ i dorëzon në Prokurorinë e Posaçme
KQZ ka dorëzuar në SPAK dokumentet e plota që Prokuroria e Posaçme kërkoi dy ditë më parë, në lidhje me tenderat për pajisjet e identifikimit elektronik si dhe te votimit dhe numërimit elektronik
22 Gusht 2024, 15:27 -
Zgjedhjet në Himarë, KAS vendos hapjen e kutive! Opozita kërkon ‘prova’: 560 zgjedhës s’votuan për shkak të ID të skaduar
Me kërkesë të opozitës, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi hapjen e kutive të 36 Qendrave të Votimit të Himarës. Brenda tyre do të merren të dhëna për qytetarët që nuk arritën të votojnë për shkak se kishin një ID të skaduar apo për ata që nuk u identifikuan dot nga pajisja PEI. Të hënën KAS vendos nëse do të lërë në fuqi fitoren e Tavos apo do të përsërisë zgjedhjet.
22 Gusht 2024, 12:40 -
SPAK po heton tenderat që fitoi në KQZ, cila është kompania ‘Smartmatic’ që Trump e akuzoi për manipulim
SPAK po heton KQZ-në për tenderat që fitoi kompania ‘Smartmatic International Holding B.V”, kompania e cila pa garë fitoi tenderin për identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e 2023 si për implementimin e projektit
20 Gusht 2024, 20:10 -
SPAK nis hetimet për KQZ-në për 2 tendera! I dha ‘Smartmatic’ 21 mln dollarë për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 2021
SPAK ka nisur hetimet për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në lidhje me 2 tendera për pajisjet e identifikimit biometrik si dhe votimit elektronik, me vlerë totale 21 milionë dollarë, tendera të fituara pa garë nga kompania 'Smartmatic International Holding B.V”. Kërkesa drejtuar KQZ, mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumanit, dhe kërkohen dokumentet për 2 tenderat, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021
20 Gusht 2024, 18:14 -
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë, KQZ shqyrton më 21 gusht ankimimin e opozitës
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë më 21 gusht ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë. Këto zgjedhje u fituan nga Vangjel Tavo me 1477 vota diferencë ndërsa përfundimi i akimimeve i hap rrugë betimit të tij
18 Gusht 2024, 11:48 -
‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim
Në seancën e fundit parlamentare palët miratuan disa ndryshime në Kodin Zgjedhor për listat dhe votën e diasporës. Por këto ndryshime nuk janë fundi i përpjekjeve të tyre për reformë zgjedhore. Para se të shkojnë në zgjedhjet e 2025 PD-PS duhet të diskutojnë edhe rekomandimet e OSBE, çështje si de-politizimi i administratës zgjedhore apo shtrirja e votimit elektronik në 5 qarqe të vendit.
13 Gusht 2024, 22:13 -
KQZ i hoqi mandatin, Fredi Beleri e ankimon në KAS
Ish-kryebashkiaku i dënuar pretendon se pas ankimimeve të tij dhe PBDNJ para mbajtjes së votimeve, 3 dhe 4 gusht në KAS, sipas ligjit zgjedhjet pezullohen automatikisht. E quan skandal dhe përdhosje Kushtetute: Duhet opozitarizëm i ri!
7 Gusht 2024, 11:57 -
KQZ konfirmon rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme të Himarës: Vangjel Tavo fitoi me 58,62%, mbi 17 për qind nga Gjikuria
Njoftimi i KQZ: Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%). Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria, ka marrë 3545 vota (41.38%)”.
5 Gusht 2024, 08:48 -
Himara zgjedh të dielën kryetarin e ri të bashkisë, nesër heshtje zgjedhore! KQZ dërgon materialet
Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së dielë, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës në datën 4 gusht 2024.
2 Gusht 2024, 14:28 -
Zgjedhjet në Himarë, KSHZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”! I përbërë nga 10 parti politike
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024.
25 Korrik 2024, 14:29 -
Vota e diasporës, të premten pritet votimi, Celibashi: KQZ është gati, kemi ndërtuar të gjithë strukturën administrative! Presim që palët politike të bien dakord
Me një dakordësi politike në sfond për të votuar realizimin e votës së diasporës këtë të premte, Ilirjan Celibashi garantoi se KQZ është gati për regjistrimin, administrimin e më tej numërimin e votës nga jashtë. Ai tha se për të mundësuar sa më shpejt këtë, KQZ ka ngritur një strukturë të posaçme
24 Korrik 2024, 10:51 -
Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike! Celibashi: PD përfaqësohet nga Berisha! PS garon e vetme Tavon, opozita në koalicion për Gjikurinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi 11 parti për zgjedhjet e Himarës. Ilirjan Celibashi tha se PD do të përfaqësohet nga Sali Berisha ndërsa në regjistrin e partive politike është reflektuar vendimi i apelit për vulën e PD, e cila zyrtarisht do të përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. PD pritet të grumbullojë 10 parti për kandidatin Petro Gjikuria ndërsa PS do të kandidojë e vetme Vangjel Tavon
23 Korrik 2024, 11:15 -
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
Ilirjan Celibashi thotë se heqja e mandatit të Fredi Belerit, që i hapi rrugën zgjedhjeve në Himarë ishte veprimi i duhur. Kreu i KQZ nuk sheh pengesë për përgatitjen e zgjedhjeve të 4 gushtit as vendimin e Komisionit Rregullator që nuk miratoi afatet për regjistrimin e 2 kandidatëve për kryetar bashkie, Vangjel Tavos të PS e Petro Gjikurisë së opozitës
11 Korrik 2024, 14:46 -
Tryeza ‘Zgjedhjet 2025’, Gjylameti: Grupi i dialogut dështoi për konsesnus! Të gatshëm të votojmë votën e diasporës
Përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti pranoi se ‘Grupi i Dialogut’ ka dështuar dhe tha se nga ana e tyre është treguar vullnet për çuarjen para të reformës zgjedhore.
9 Korrik 2024, 12:09