-
Politikë
Veliaj prezanton ministren Gjonaj në Njësinë 7: Aktet korruptive, si privatizimi i kompleksit ‘Partizani’, në duart e drejtësisë së re
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi kandidaturën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Njësinë 7, e cila drejtoi për 4 vite jo vetëm ministrinë, por edhe një pjesë të rëndësishme të kryereformës së mandatit të dytë të PS, reformën në drejtësi.
8 Prill 2021, 14:11 -
Kronikë
Vaksinimi masiv/ Rama: Askush nuk do mbetet pa vaksina, këtë javë një tjetër lajm të mirë! Manastirliu: Sot arrijmë në 200 mijë vaksinime gjithsej
Brenda kësaj javë në vend pritet një tjetër lajm i mirë për një tjetër sasi të konsiderueshme vaksinash. Njoftimin e bëri sot Kryeministri Rama nga Pogradeci ku ndodhet i shoqëruar nga ministrja Manastirliu për të inspektuar procesin e vaksinimit. Duke folur për mediat e pranishme atje Rama tha se akush nuk do mbetet pa u vaksinuar.
5 Prill 2021, 11:33 - Kronikë
-
Rama me kandidatët për deputetë në Tiranë: Fitojmë 20 mandate në kryeqytet! PD me mbetje të shekullit të kaluar! Skuadra jonë në lartësinë e pritshmërisë së qytetarëve (VIDEO)
Në takimin me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se në kryeqytet, PS do të fitojë 20 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Teksa tha se skuadra e PS në Tiranë është në lartësinë e pritshmërisë së publikut, Rama bëri një krahasim dhe me kandidatët e PD ku ndërsa i përmendi disa me emra i cilësoi ata si mbetje të shekullit të kaluar.
23 Mars 2021, 16:22 -
Gjykata e Lartë bëhet me 7 anëtarë, Meta dekreton 4 emrat e rinj: Me këto ritme plotësimi do bëhet në mars të 2024! SHBA-BE: KLGJ të vijojë emërimet
Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi janë 4 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë të cilët u dekretuan ditën e sotme nga presidenti Ilir Meta. Me emërimin e katër anëtarëve të rinj, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.
19 Mars 2021, 14:21 -
Ndryshimet në reformën në drejtësi, Gjykata e Lartë më shumë vendime në dhomë këshillimi, apelet me 1 gjyqtar! Korrupsioni nën 50.000 lekë i hiqet SPAK
Ndryshimet janë propozuar edhe nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në komisionin e ligjeve, Report tv ka siguruar draftin e plotë. Një tjetër propozim është edhe që mosha e daljes në pension të magjistratëve, prokurorë e gjyqtarë, të cilët aktualisht e kanë në 67 vjeç, por me vullnetin e tyre ata mund të shërbejnë edhe tre vite pas moshës duke dalë në 70 vjeç.
18 Mars 2021, 12:54 -
Përplasja e Metës te zyrat e FRD, Gjonaj: E papranueshme, veproi jashtë rolit të tij! Vettingu mbaron në qershor 2022, opozita se minon dot më drejtësinë
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar përplasjen e presidenti Ilir Meta me efektivët e policisë bashkiake në zyrat e FRD pak ditë më parë si një sjellje të papranueshme dhe jashtë rolit të tij. Ajo foli edhe për reformën në drejtësi duke thënë se tashmë është e pakthyeshëm dhe se opozita nuk mund ta minojë dot më këtë proces.
15 Mars 2021, 21:40 -
Pas Çomos, Luljeta Bozo kandidate për deputete të PS! Rama: Një stërgjyshe që të na tërheq veshin! Inxhinierja: Do bëj më të mirën (VIDEO)
Pas drejtoreshës së Infektivit, Najada Çomo, pjesë e listave të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, do të jetë edhe inxhinierja shumë e dashur për shqiptarët, Luljeta Bozo. Ftesa i është bërë nga kryeministri Edi Rama, teksa mësohet se Bozo ka pranuar që të jetë pjesë e ekipit socialist në zgjedhjet e 25 prillit.
5 Mars 2021, 09:05 -
Shefja e Infektivit, Najada Çomo pjesë e listës për deputete në PS! Rama: Nuk duam që të bëhesh ti si ne, por ne si ty (VIDEO)
Drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet nën siglën e PS-së. Çomo ka zgjedhur që t'i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të qeverisë, për t'u bërë pjesë e ekipit socialist në zgjedhjet e 25 prillit.
4 Mars 2021, 10:09 -
Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, Gjonaj takim online me kryetaren e bordit të Transparency International: Jemi i vetmi vend në rajon që jemi rritur me 3 pikë në 7 vite
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloi një takim online me kryetaren e Bordit të Transparency International, Delia Ferreira Rubio, e shoqëruar nga Lidija Prokic, Këshilltare për Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
1 Mars 2021, 13:05 -
Denoncimi i PAA: Shoqëruesit e ministres Gjonaj shpërndajnë legalizime për vota, SPAK të hetojë
Nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj ka bërë një denocim, ku thotë se shoqëruesit e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj kanë ndarë legalizime kundrejt votës. Sipas tij janë shpërndarë 12 legalizime në njësinë administrative nr.7, në këmbim të votave
28 Shkurt 2021, 14:09 -
Reforma në Drejtësi/ Ministrja Gjonaj takim online me homologen gjermane: Shqipëria është duke ecur në rrugën e duhur
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloj një takim të parë bilateral online me Ministren e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Republikës Federale të Gjermanisë Christine Lambrecht
26 Shkurt 2021, 16:56 -
31-vjeçari shqiptar u soll pa zemër nga Barcelona në Tiranë, Ministrja Gjonaj i kërkon informacion homologut spanjoll për letërporosinë
Ministrja Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim online me homologun e saj spanjoll ku i ka kërkuar ndjekjen me prioritet të letërporosisë drejtuar autoriteteve spanjolle për rastin Saimir Sulës, të cilit i hoqën zemrën në një spital.
24 Shkurt 2021, 12:49 -
Prezantoi projektligjin për OJF-të, Gjonaj: Regjistrimi elektronik në Gjykatën e Tiranës lehtëson procedurat dhe ofron shërbime të tjera shtesë
Ditën e sotme Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj prezantoi projektligjin për OJF-të dhe risitë e lehtësimit dhe digjitalizimit të regjistrimit të tyre në Gjykatë. Gjatë takimit në Komisionin e Ligjeve ajo tha se arsyeja kryesore e risisë dhe e kësaj iniciative ka ardhur me qëllim lehtësimin dhe përmirësimin e procedurave të regjistrimit të OJF-ve, thjeshtimin e dokumentacionit që u kërkohet qytetarëve për ofrimin e shërbimeve nga ana e institucioneve të administratës shtetërore si dhe krijimi i mundësisë së marrjes së shërbimit online
23 Shkurt 2021, 12:23 -
Ekstradimet SHBA-Shqipëri, Report Tv zbardh traktatin! S'shpëtojnë as të dënuarit me vdekje! Shtohen krimet ekonomike, zëvëndësohet marrëveshja e Faik Konicës
Kush është dënuar me vdekje në SHBA s'mund të përdorë Shqipërinë si strehë për të shmangur ekstradimin. Report Tv zbardh ekskluzivisht traktatin mes dy vëndeve ku të dënuarit me vdekje nuk përjashtohen nga ekstradimi. Në këtë traktat që zëvëndëson atë të Faik Konicës nënshkruar 88 vite më parë shtohen krimet me karakter ekonimik. Ndërsa arresti paraprak për qëëlim eksrtadimi bëhet 60 ditë.
20 Shkurt 2021, 10:15 -
Alibeaj: Të hetohet kush i dërgoi të burgosurit e rrezikshëm në dorën e Enkelejda Hoxhës! Hysi: Politika të qëndrojë jashtë, SPAK të vijojë hetimet
Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi gjatë emisionit 'Pa protokoll' në Report Tv se duhet hetuar kush i dërgoi të gjithë të burgosurit e rrezikshëm për tu gjykuar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Ai thotë se përgjegjës për këtë është Drejtoria e Burgjeve si dhe Ministria e Drejtësisë. Ndërkohë deputetja e PS-së, Vasilika Hysi thotë se politika duhet të qëndrojë jashtë kësaj çështje dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj.
12 Shkurt 2021, 22:18 -
Arrestimi i Enkelejda Hoxhës, Gjonaj për Report Tv: SPAK dha mesazh për ata gjyqtarë që vijojnë paligjshmërinë! Ka dosje të tjera në pritje
Në një intervistë skype për Report Tv, Gjonaj tha se operacioni i SPAK ditën e sotme është një mesazh i qartë për të gjithë ata gjyqtarë që vijon të marrin vendim të paligjshme dhe i japin jetë korrupsionit.
11 Shkurt 2021, 18:44 -
Më pak krime në burgje gjatë pandemisë, Gjonaj: Në 2020 u proceduan penalisht 53 persona
Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në uljen e veprave penale në burgje. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dha shifra për 2020-ën që tregojnë sipas saj jo vetëm uljen e krimeve por edhe gadishmërinë për të ndëshkuar autorët.
9 Shkurt 2021, 22:49 -
Ngrihet qendra e trajnimit të noterëve, Gjonaj: Do të rrisë kualifikimin dhe cilësinë e tyre, kanë rol kryesor në luftën kundër pastrimit të parave
Noterët në Shqipëri për herë të parë do t’i nënshtrohen trajnimit para marrjes së licencës si dhe përgjatë profesionit trajnimit vazhdues. Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterëve kanë ngritur qendrën Shqiptare të trajnimit të noterëve në vend.
4 Shkurt 2021, 13:54