-
Gjonaj: Vitin tjetër mbyllet burgu i Zaharisë! Greva e të burgosurve në Peqin? Kam kërkuar personalisht hetim! 110 të dënuar në regjim të mbikëqyrjes së veçantë
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha në Kuvend se vitin tjetër do të mbyllet burgu i Zaharisë për shkak të degradimit. Ajo vlerësoi se sistemi 41-BIS ka shkëputur lidhjet e të burgosurve me krimin. Ndërsa bëri të ditur se ka kërkuar hetime për grevën në burgun e Peqinit.
22 Tetor 2020, 10:10 -
Vetingu/ Gjonaj flet me shifra: Nga 880 vetëm 259 gjyqtarë dhe prokurorë janë verifikuar! SPAK po heton 23 ish-magjistratë
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pranon se procesi i vetingut po ecën me ritme të ngadalta dhe afatet kushtetuese do ta vënë atë në pikëpyetje. Në Këshillin e Integrimit Gjonaj midis të tjerash raportoi se SPAK ka në hetim shumë ish-gjytarë dhe ish-prokurorë.
23 Shtator 2020, 15:21 -
Gjonaj vizitë pune në Itali, kujton tragjedinë e Otrantos
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një vizitë pune në Itali, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të ligjit dhe drejtësisë. Ajo ka pozuar edhe pranë anijes shqiptare "Kateri i Radës" e cila u mbyt në kanalin e Otrantos në mars të vitit 1997.
3 Shtator 2020, 16:48 -
ILD godet KÇK në drejtësi, kërkon shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, liroi nga burgu Gert Gjinararin
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë merr vendimet e para për ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve abuzues, kërkon vërejtje publike për prokuroren Elina Kombi që la në burg Bilal Hasanin për vjedhjen e një portofoli dhe që më pas vrau veten në qeli
14 Gusht 2020, 21:03 -
Gjonaj u kërkoi deklarim të të dhënave, përmbaruesit e hedhin në gjyq: Po shkelni ligjin
Përmbaruesit privatë gjyqësorë dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj kanë përfunduar në gjykatë, pasi përmbaruesit kundërshtojnë një urdhër të ministres që kalon në filtër aktivitetin e tyre ndër vite. Sipas Gjonajt, ata duhet të deklarojnë arsimimin, të shkuarën në punësimet e mëparshme si dhe masa disiplinore ndër vite. Ndërsa përmbaruesit këtë e cilësojnë si vetting, çka s'mund ta bëjë ministria pasi ata janë të pavaruar dhe i cilësojnë si shkelje deklarimin e të dhënave personale.
10 Gusht 2020, 12:13 -
6 gjyqtarë e prokurorë nën hetim për skandale në drejtësi, liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe mbyllen dosje
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë bën bilancin e punës gjashtëmujore, 1 339 ankesa kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK, 6 vendime për nisjen e hetime disiplinore, në fokus gjyqtarët që liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm
3 Gusht 2020, 19:12 -
Ekskluzive/ Pastrimi i parave me pronat, Ministria e Drejtësisë: Agjentët imobiliarë do licencohen me këtë kusht
Ndërmjetësuesit e pronave për herë të parë në Shqipëri parashikohet të licencohen si një profesion i lirë. Por do të kenë detyrimin ligjor të informojnë institucionet për çdo transaksion që përdoret për pastrim parash. Report tv ka siguruar draftin e ministrisë së drejtësisë, institucionit që do të licencojë ndërmjetësit dhe do t‘i monitorojë ata online nëpërmjet një regjistri.
29 Korrik 2020, 15:49 -
Qeveria paketë ligjore kundër ndërtimeve pa leje: Konfiskohet ose shembet objekti dhe ndërtuesi rrezikon burg
Qeveria përgatit një paketë të re ligjore kundër ndërtimeve abuzuese dhe për ndëshkimin e personave përgjegjës, prishje të objektit kur sipërfaqja totale ndërtimore pa leje është 2%, kush ndërton pa leje mbi 50 % objekti do të konfiskohet për llogari të shtetit, burg për çdo shkelje në ndërtim.
23 Korrik 2020, 20:43 -
Ministrja e Drejtësisë akuzë ‘bombë’ Prokurorisë: Mbyll dosjet e korrupsionit pa bërë asnjë hetim
Etilda Gjonaj kritika të forta Arta Markut dhe Olsion Çelës: Shumica e dosjeve të plota të korrupsionit të referuara nga task-forca anti-korrupsion mbyllen pa bërë asnjë hetim, pjesa tjetër zvarriten.
5 Qershor 2020, 16:55