-
Berisha i merr meritat Bashës: Inceneratorët, jo fitore e ‘Vulës’! Refuzoi për disa muaj të denonconte djegësit, flitet për lidhje me Zoton e Mërtirin
Dosja voluminoze e SPAK për Arben Ahmetajn, ku përmendeshin edhe një sërë zyrtarësh të mazhorancës, e ka futur opozitën e përçarë në një tjetër garë. Ish kryeministri ka marrë indirekt meritat se ka qenë 'e djathta' e vetme që ka denoncuar aferën e inceneratorëve ndërsa zbuloi se për disa muaj me radhë, në kohën e kryesimit nga Basha, ka patur një pauz disa mujore të këtyre denoncimeve nga selia blu.
14 Korrik 2023, 12:57 -
Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, sa kohë i duhet SPAK-ut? Avokati jep detaje në Report Tv: Deputet edhe për 6 muaj
Që nga ky moment, SPAK ka rrugën e hapur për të arrestuar si dhe për të kontrolluar banesat e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt. Mirëpo sa kohë i duhet SPAK?
14 Korrik 2023, 11:58 -
SPAK kërkon arrestimin, avokati: Arben Ahmetaj është në Angli, do vijë kur të ketë lirinë! Çfarë ndodh tani me ish-zv.kryeministrin?
Arben Ahmetaj sipas avokatit ndodhet tek vajza e tij në Angli dhe në Shqipëri do të vijë vetëm kur të ketë liri – siç ai theksoi. Por çfarë ndodh me ish-numrin 2 të qeverisë tashmë që Kuvendi i hapi rrugën SPAK-ut për ta arrestuar? Shkrimi në vijim ju njeh me procedurat hap pas hapi.
14 Korrik 2023, 11:48 -
Në Kuvend votohej arrestimi, reagon Arben Ahmetaj: Luigjit XVI iu dha 4 ditë kohë para se t'i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha 'të duan në burg'
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka konfirmuar së nuk do të vijë në Shqipëri për t’u përballuar me drejtësinë, të paktën për momentin. Ahmetaj ka mohuar akuzat e SPAK ndaj tij, ndërkohë që thotë se e kanë kërcënuar, teksa përmend se dikush i kishte thënë ‘të duan në burg vëlla’.
14 Korrik 2023, 09:39 -
EKSKLUZIVE/ PS i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt: Kërkesa e SPAK nuk ka ndikim politik! Ja raporti për ish zv/kryeministrin
Partia Socialiste i hap rrugë SPAK për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij.Report TV dhe shqiptarja.com sigurojnë ekskluzivisht dokumentin që përbëhet nga 14 faqe
14 Korrik 2023, 09:26 -
Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, 117 deputetë pro kërkesës së SPAK! 3 opozitarët që abstenuan! Prokuroia çon në gjykatë kërkesën për prangosjen e ish-ministrit
Kuvendi i ka hapur rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.Surpriza ishin 3 ligjvënësit e opozitës: Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu, të cilët abstenuan.
14 Korrik 2023, 07:45 -
SPAK kërkon arrestimin e tij, Ahmetaj reagon për herë të parë: Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë! Letrat e mia ishin në favor të interesit publik
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e tij dhe kontrollin e shtëpisë duke mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij.
13 Korrik 2023, 22:52 -
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, eksperti i sigurisë: Po përgatit terrenin që të shmangë qëndrimin në qeli! Mund të kërkojë strehim politik
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se largimi i ish-ministrit Arben Ahmetaj jashtë vendit, para se Kuvendi t’i hapë rrugë SPAK për arrestimin e tij, mund të lidhet me faktin se ai po përgatit terrenin që të shmangë qëndrimin në qeli
13 Korrik 2023, 21:01 -
Bardhi debat të ashpër me Felajn: Mbylle gojën moj gore! Gjobaxhie, ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës, burri yt ka marrë ryshfet 1.5 mln euro! Deputetja: Palaço
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është përfshirë në një debat të ashpër me zv kryetaren e parlamentit, Ermonela Felaj gjatë seancës së sotme plenare. Kryefjalë e seancës së sotme ishte dosja voluminoze për ish zv kryeministrin Arben Ahmetajn.
13 Korrik 2023, 11:15 -
FAKSIMILE/ Pjesë e dosjes së ‘Ahmetaj’? Gjiknuri: Emri im përdoret politikisht, udhëtimet të paguara nga ministria jo nga Zoto! Deputetët socialist: Ç'lidhje kemi ne?
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i ka mohuar akuzat e përmendura në dosjen e SPAK se ai ka udhëtuar me Mërtirin e Zoton apo që nga ky i fundit i janë paguar bileta avioni dhe rezervimi hoteli. Edhe deputetët Baftjar Zeqo dhe Fadil Nasufi kanë mohuar përfshirjen
13 Korrik 2023, 09:57 -
Berisha: Taulant Balla është në hetim për lidhjet me grupet kriminale, burime serioze më thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori për të
Kreu i Rithemelimit ka mbledhur grupin parlamanet mëngjesin e sotëm, ndërsa doli me një deklaratë të habitshme, duke thënë se Taulant Balla është në hetim për lidhjet e tij me grupet kriminale. Madje, Berisha thotë se EUROPOL i ka sjellë prokurorisë shqiptare të dhëna për Taulant Ballën, e për këtë thotë se e ka ‘konfirmuar përmes burimeve të tij serioze’.
13 Korrik 2023, 09:49 -
Tensione e debate në Kuvend për ‘arrestimin e Ahmetajt’, nesër seancë e posaçme për kërkesën e SPAK! Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm
Debate të ashpra përfshinë seancën në Kuvend. Pas 4 orësh presion nga demokratët për të votuar dhënien e autorizimit të SPAK për arrestimin e Ahmetajt, palët u dakordësuan që seanca e posaçme për ish ministrin të mbahet të premten (14 korrik) në orën 10:00. Seanca e sotme u ndërpre disa herë.
13 Korrik 2023, 09:11 -
Kuvendi ‘Ok’ arrestimit të Ahmetaj, Meçe: Do ta dorëzoj vetë mandatin! Muça: Rama ua ka bërë të qartë, kush del nga rruga, bëhet avokat i vetes
Mes debatesh PD e PS i hapën rrugë në Këshillin e Mandateve autorizimit të SPAK për kontrollin e banesës dhe arrestimin e Ahmetajt. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, analisti Arben Meçe u shpreh se do të jetë vetë Arben Ahmetaj që do të dorëzoj mandatin pa pritur një qëndrim tjetër
12 Korrik 2023, 22:00 -
Mbrojtja e Arben Ahmetajt në mbledhjen me dyer të mbyllura: U hetua jeta personale! Në kërkesën e SPAK, asnjë shkak i ligjshëm
Avokatët e Arben Ahmetajt nuk arritën të bindin PS e PD, të cilët vendosën t’i sugjerojnë Kuvendit t’i heqë imunitetin. Në mbrojtjen e tyre në mbledhjen me dyer të mbyllura, 2 avokatët e ish ministrit përdorin argument kryesor se kërkesa e SPAK nuk ka asnjë shkak të ligjshëm. Sipas mbrojtjes, SPAK ka hetuar jetën personale të Ahmetajt
12 Korrik 2023, 20:29 -
Dosja ‘Ahmetaj’, gazetarja Banushi: Janë pyetur mbi 90 persona! Ish-ministri po lobon me deputetët t’i japin kohë! Çollaku: Mazhoranca po e ndihmon të arratiset
Deri tani janë pyetur mbi 90 persona në lidhje me hetimet që po zhvillohet për ish-ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj, për të cilin SPAK i ka kërkuar Kuvendit që të lejohet kontrolli i banesës së tij, por edhe heqjen e mandatit që t’i hapet rrugë arrestimit. Kështu bëri me dije gazetarja e Report Tv, Keti Banushi
12 Korrik 2023, 18:18