-
Do shkaktonte një rritje tjetër të çmimeve, Ministria e Financave: Koncesionari i pompave të naftës kërkon tarifë më të lartë, po e shqyrtojmë
Koncesionari kërkon rritjen e tarifave aktuale për kolaudimin e pompave të naftës që rrjedhimisht do të sjellë rritje të çmimit të karburantit për qytetarët. Skandali është se ministrja e Financave tha se po e vlerëson këtë propozim.
22 Shkurt 2022, 10:12 -
Rama: 2 mijë shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës
Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributeve. Marrëveshja mes 2 qeverisë është nënshkruar ditën e sotme, e ndërsa nga ajo përfitojnë rreth 2 mijë shqiptarë.
18 Shkurt 2022, 16:24 -
Të ardhurat dhe shpenzimet, raportit i 'Financave': U mblodhën 84.5 mld lekë me shumë se 1 vit më parë, plani i investimeve realizim rreth 95%
Shqipëria ka pasur një rritje më 20 % të të ardhurave totale gjatë 2021 krahasuar me një vit më parë. Në raportin paraprak të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë 2021, të ardhurat totale për 2021 janë 510 mld lekë ose 84.5 mld lekë më shumë se 2020. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike për 2021 kapën shifrën e rreth 596.2 miliardë lekë ose 11.1 % më shumë se 2020.
12 Shkurt 2022, 11:45 -
Punonjësit e fasonerisë në Bilisht në protestë: Nuk na paguhen orët shtesë! Ministrja e Financave: Do firmosni kontratë të re, kontrolle në të gjitha fasoneritë për zbatimin e Kodit të Punës
Punonjësit e një fasonerie në Bilisht protestuan duke thënë se nuk pahguhen por orët shtesë dhe punën gjatë fundjavës. Për protestën mbërriti edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e cila propozoi si zgjidhje firmosjen e një kontrate të re pune, ndërmjet punëmarrësve dhe subjektit privat. Gjithashtu ajo paralajmëroi se do të nisin kontrolle në të gjitha fasoneritë e vendit.
3 Shkurt 2022, 11:51 -
Çmimi i naftës shkon në 195 lekë/L, ministrja: Nuk kemi asnjë plan për rishikimin e taksave! Miratohet vendimi për pagën e naftëtarëve të Ballshit edhe për 2022
Ditëve të fundit, çmimi i naftës në vend është rritur sërish duke shkuar deri në 195 lekë për litër, por pavarësisht kësaj, qeveria thotë se nuk është e nevojshme që të rishikohen taksat për naftën dhe nënproduktet e saj.
2 Shkurt 2022, 13:04 -
Ministrja e Ekonomisë: Prioritet përmirësimi i klimës së investimeve në vend! Hartojmë plan pune bazuar në rekomandimet e komunitetit të biznesit
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të hartojë një plan pune për përmirësimin e klimës së investimeve në vend. Ky plan do të hartohet bazuar në rekomandimet e komunitetit të biznesit dhe problematikave të evidentuara gjatë tryezave me biznesin dhe takimeve të ndryshme të punës.
31 Janar 2022, 14:16 -
‘Në kulmin e debateve për kreun e FSHF-së, a u përdorën tatimet politikisht për kontroll në biznesin e Dukës?’, përgjigjet ministrja e Financave: Ishte rastësi
Kontrolli tatimor në bizneset e Agron Dukës, vëllait të kreut të FSHF-së, në kulmin e debateve politike dhe sulmeve ndaj Armand Dukës, ishte rastësi. Kështu tha në një prononcim për gazetarët, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj teksa u pyet nëse janë përdorur tatimet politikisht për të ushtruar kontroll në biznesin e vëllait të kreut të FSHF-së.
26 Janar 2022, 13:30 -
Miratohen projektligjet për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për lehtësirat doganore! Kosova së shpejti me pikë doganore në Portin e Durrësit
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se sot se në mbledhjen e qeverisë është miratuar projektligji për ratifkimin e marrëveshjeve ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë sa i përket zbatimit të letësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Ibrahimaj tha se marrëveshja parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit
26 Janar 2022, 13:24 -
Garanci sovrane për bujqësinë, Rama: Iku koha e lëmoshës, fermerët të bashkojnë tokën që të rrisin prodhimin! Ministrja: Të lehtësohet kreditimi, shteti del 50% garant
40 milionë dollarë do të vihen në dispozicion të bankave si garanci sovrane në mënyrë që ato të rrisin kreditimin e bujqësisë. Kryeministri Edi Rama tha se kjo mbështetje duhet të përdoret për inovacion në këtë sektor, duke u shprehur se koha e lëmoshës ka mbaruar.
26 Janar 2022, 11:52 -
Ministrja e Ekonomisë: Nisim në mars kontrollet në biznese që s’deklarojnë pagat e plota! Parashikohet rritje ekonomike me 4.1% për vitin 2022! Paga minimale rritet në 1 korrik
Në mars tatimorët do të trokasin në dyert e mbi 10 mijë bizneseve që kanë fshehur deklarimin e pagave reale. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimi sqaroi se për t’i shkuar deri në fund këtij shqetësimi është ngritur një grup special për analizat e riskut.
12 Janar 2022, 12:36 -
Banka e Shqipërisë: Përdorimi i tepërt i valutës së huaj, rrezik për ekonominë! Duhen masa për fuqizimin e përdorimit të lekut
Përdorimi i tepërt i valutës së huaj përbën rrezik për ekonominë. Ky shqetësim u evidentua sot në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), duke theksuar nevojën për uljen e përdorimit të valutave dhe fuqizimin e përdorimit të monedhës kombëtare.
30 Dhjetor 2021, 14:40 -
Shtyhen deri më 30 qershor 2022 gjobat për fiskalizimin, Ministrja e Ekonomisë: I japim kohë bizneseve që të përshtaten me procesin e ri
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se qeveria ka marrë vendimin që të mos ketë gjoba për bizneset e vogla për mos zbatimin e fiskalizimit deri në 30 qershor 2022. Afati për të mos vendosur gjoba përfundonte në 1 janar 2022.
24 Dhjetor 2021, 20:24 -
'Pagë minimale për kujdestarin dhe paketë higjenike', personat me aftësi ndryshe, takim me Ministren e Ekonomisë! Brenda 6 muajve, komisione do të bëjnë vlerësimin sipas kategorive
Bëhet me dije se në lidhje me kërkesat për kujdestarin dhe paketën higjienike, do mblidhen komisione dhe më pas do bëhet vlerësimi sipas kategorive. Në komisione do të jenë edhe përfaqësues nga personat me aftësi ndryshe, ndërsa afati për ngritjen e tyre është nga 3 deri në 6 muaj.
10 Dhjetor 2021, 14:37 -
Ekonomi
Vendimet e Qeverisë/ Mbrojtje blerësve online, qytetari ka të drejtë të kthejë brenda 14 ditëve produktin
Qytetarët shqiptarë që blejnë online do të jenë më të mbrojtur. Ata do të kenë të drejtë të kthejnë të kthejnë produktin brenda 14 ditëve. Ky ka qenë vendimi i Qeverisë shqiptare në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
3 Dhjetor 2021, 12:35 -
Ekonomi
Shqipëria drejt tatimit të të ardhurave nga kapitalet? PS rrëzoi propozimin e Braçes, ekspertët: Do rriste buxhetin
Qeveria pritet që vitin e ardhshëm të taksojë edhe të ardhurat që qytetarët apo bizneset mbledhin nga kapitalet e tyre. Ekspertët thonë se nëse arrihet në këtë vendim, taksimi duhet bërë progresiv në varësi të të ardhurave nga kapitalet, dhe se do të ndikonte pozitivisht në buxhet. Propozimi që nuk mori dot votat e socialistëve, u bë në Kuvend nga ish-zv. kryeministri Erion Braçe.
29 Nëntor 2021, 12:36 -
Politikë
Vendimi i Qeverisë: Marrëveshja me Kosovën, leje pune më thjesht dhe njohje të sigurimeve shoqërore! Ministrja e Arsimit: Abetare të unifikuar për të gjithë
Lehtësimi i procedurave të lejeve të qëndrimit dhe njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë janë dy marrëveshjet e rëndësishme që u miratuan sot në mbledhjen e qeverisë dhe pritet të firmosen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të premten në Elbasan. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije sot se është vendosur që në të gjitha shkollat në vend do të ketë vetëm një tekst të unifikua të librit të abetares.
24 Nëntor 2021, 12:52 -
Ekonomi
Eurobondi prej 650 mln eurosh, Ministrja e Ekonomisë: Hera parë në histori që e marrim me afat 10-vjeçar shlyerje! Borxhi publik shkon në 80.2%
Ministrja e Financave shpjegoi se ky ishte momenti më i mirë për të marrë eurobondin 650 milionë euro pasi ka më shumë likuiditet dhe norma të ulta interesi. Ibrahimaj tha se eurobondi duhet shlyer deri në 2031 dhe do të përdoret për investimet madhore infrastrukturore. Pas marrjes së kësaj shume, borxhi publik do të arrijë në 80.2% këtë vit.
24 Nëntor 2021, 12:09 -
Ekonomi
Prezantohet paketa fiskale me biznesin e vogël, ministrja e financave: 250 mln lekë për start up-et! Çdo i ri deri 29 vjeç do mbështetet me punësim, formim, praktikë ose arsimim
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, prezantojnë paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël. Në fjalën e saj, ministrja tha se ka ka një fond prej 250 mln lekë fond për start up-ve, e teksa tha se ka 7 programe puënësim, e ndërsa shtoi se çdo i ri deri në moshën 29-vjeç do të mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim
22 Nëntor 2021, 17:15 -
Ekonomi
Taksa/ Ministrja: Dyshojmë se fabrikat përdorin edhe qumështin pluhur si qumësht natyral! Opozita: Po i përjashtoni nga taksimi! Shalsi: Hetoni vajin e palmës
Përjashtimi i fabrikave që deklarojnë në etiketën e tyre që përdorin qumështin pluhur në produktet që prodhojnë ka nxitur debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, se kush do e paguaj këtë taksë porsa kohë përjashtohen fabrikat.
22 Nëntor 2021, 16:13 -
Politikë
Reformimi i sektorit të Energjisë, nënshkruhet marrëveshje me Agjencinë Franceze për Zhvillim, Shqipëria merr 50 mln euro kredi të butë
Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshje huaje ndihmë për Reformën në Sektorin e Energjisë. Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria mori kredi të butë 50 mln euro që do të mbështesë sektorin e energjisë, ku do të jetë në shërbim të ndarjes së operatorëve të OSHEE-s, funksionimit të bursës së energjisë dhe krijimit të një tregu konkurrues.
12 Nëntor 2021, 11:48