-
Tatim progresiv ose taksë fikse për profesionet e lira, Ibrahimaj: Ofrojnë shërbim dhe s’taksohen! Do ndryshojë tatimi i të ardhurave personale e i dividentit
Qeveria po mendon 2 altenativa se si do të taksojë profesionet e lira. Strategjia e parë flet për një tarifë me fasha në varësi të të ardhurave, njëjtë si për të punësuarit e tjerë. Por nuk përjashtohet edhe vendosja opsionale e një tarife fikse për të gjitha profesionet e lira.
20 Maj 2022, 14:59 -
Situata ekonomike në vend, ministrja e Financave: Kemi ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve! Po diskutojmë 2 strategjitë e taksimit për profesionet e lira
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri një analizë për sektorin e ekonomisë për 4 mujorin e parë të vitit 2022 duke thënë se ka ngadalësim të rritjes së çmimeve. Sa i përket taksimit të profesioneve të lira, tha se së shpejti del drafti i ri dhe se po diskutohen 2 strategjitë, por vëmendje më të madhe do të marrë pasi të dalë akti normativ.
20 Maj 2022, 10:23 -
Akti normativ/ Qeveria rishikon buxhetin e vitit 2022 Ibrahimaj: Do ndërhyjmë që çmimet mos të ndalin investimet!
Qeveria do të mbështesë ndërtuesit që të mos goditen nga çmimet e larta në mënyrë që të mos ndalojnë investimet publike. Ndihma u konfirmua nga ministrja e Financave teksa nuk specifikoi se si do të jepet mbështetja. Ndërkohë nga ana tjetër FMN dhe Banka Botërore kërkojnë vëmendje të shtuar ndaj borxhit të lartë publik si dhe inflacionit që po kalon çdo pritshmëri.
19 Maj 2022, 20:24 -
Ministrja e Ekonomisë në takimin e OECD: Digjitalizimi i shërbimeve publike, minimizoi efektet negative të pandemisë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë mbi Evropën Juglindore me temë “Zhvillimi i kapitalit njerëzor - Formimi i së ardhmes së bashku”, organizuar nga OECD, me mbështetjen e Bashkimit Europian, e cila u mbajt në Paris, Francë.
17 Maj 2022, 16:44 -
Nisma ligjore/ Delina Ibrahimaj ‘merr në dorë’ kontrollin e brendshëm në institucionet publike, emëron kryeaudituesit dhe bllokon fondet kur drejtuesit nuk zbatojnë ligjin
Ndryshon ligji për auditimin e brendshëm, rriten kompetenca e ministres së Financave, do emërojë drejtuesit e njësive si dhe do bllokojë fondet nëse ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët nuk zbatojnë ligjin e auditimit.
16 Maj 2022, 16:34 -
Luftë informalitetit, Rama: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar nëse duhet të bëhen publike rrogat 1 herë në vit! Ministrja: Nga 1 qershori do të tatohen profesionet e lira
Në kuadër të luftës ndaj informalitetit të pagave, kryeministri Edi Rama doli në konferencë për mediat duke thënë se pas një procesi kontrolli të detajuar u arritën rezultate mbresëlënëse. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj njoftoi se nga 1 qershori, do të ndryshojë ligji dhe do të tatohen profesionet e lira.
16 Maj 2022, 11:16 -
Zvicra, 105 milionë franga Shqipërisë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reformat për shtetin ligjor
105 milionë franga do të jetë ndihma Zvicerane për Shqipërinë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reformat për shtetin ligjor. Fondi do të jetë për periudhën 2022-2025, dhe do të mundësohet nga Programi i Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.
13 Maj 2022, 14:30 -
Debate për 'Konkurrencën'/ Ibrahimaj: PPP nuk janë turp! Ahmetaj-Tabakut: E ke bërë zakon që përmend emrin tim, të kam paralajmëruar! Përgjigjet deputetja e PD: Nuk kam frikë nga kërcënimet
Çmimet e larta në vend dhe raporti i Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021 ka nxitur debate këtë të enjte në Kuvend. Deputetja e PD Jorida Tabaku u përplas me ministren e Financave Delina Ibrahimaj dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, të cilëve u tha se është turp të arrestohesh për PPP dhe i theksoi se nuk ka frikë nga kërcënimet apo hetimet.
12 Maj 2022, 12:55 -
Tabaku: Nuk është turp të bësh PPP por turp është që të arrestohesh për PPP-të
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka replikuar me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj për masat e marra nga qeveria për të përballuar krizën. Teksa diskutohej për raportin e Autoritetit të Konkurrencës në Kuvend, Tabaku tha se çmimet rriten dhe ngrihen bordet por nuk japin asnjë rezultat
12 Maj 2022, 12:01 -
Drejt Punës
Hapet panairi i Profesioneve në Tiranë, Veliaj: Krenarë që kemi orientuar të rinjtë drejt aftësimit profesional dhe teknologjisë së informacionit
Në Tiranë është çelur Panairi i Profesioneve, i cili ka për qëllim orientimin e të rinjve drejt aftësimit dhe formimit profesional. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, vizituan sot stendat e këtij panairi, u shpreh krenar që sot shumë të rinj zgjedhin arsimin profesional si alternativë.
10 Maj 2022, 16:11 -
Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Me vështirësi përcaktuam marzhet e fitimit, çmimet referencë për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin publikohen sot
Sot do të bëhen publike çmimet e referencës për katër produkte, miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Ministrja: Rritja ekonomike në 2021 ishte 8.5%, 4.76% krahasuar me vitin 2019! Është ulur papunësia
5 Prill 2022, 12:17 -
Rritja e çmimeve/ Miratohet vendimi në Këshillin e Ministrave, Qeveria vendos indeksimin e pensioneve me 3.3 %! 3000 lekë më shumë për pensionistët për 3 muaj
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme indeksimin e pensioneve me 3.3 % nga 2.4 % që ishte parashikuar të indeksohej para krizës së rritjes së çmimeve për shkak të luftën në Ukrainë.
30 Mars 2022, 12:45 -
Rishikohet buxheti për përballimin e krizës së çmimeve, ministrja: 28 miliardë lekë për subvencionim të energjisë elektrike! Rritja ekonomike për këtë vit zbret nga 4.2% në 3.5%
Është rishikuar për herë të parë buxheti i shtetit për vitin 2022, duke vënë në dispozicion 6 miliardë lekë për paketën e rezistencës dhe 20 miliardë lekë shtesë për krizën e energjisë. Ndryshimet u prezantuan në komisionin e ekonomisë, ku Ministria e Financave Delina Ibrahimaj tha se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 3.5% dhe jo 4.2%.
25 Mars 2022, 10:05 -
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan marrëveshjen, Komision të Përbashkët Ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomik
Shqipëria dhe Arabia Saudite kanë ngritur një Komision të Përbashkët Ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomik. Marrëveshja është firmosur nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj gjatë një vizitë dyditore në Abu Dhabi.
23 Mars 2022, 18:17 -
Rama inspekton një market lagjeje dhe furrat: Të mos ketë abuzime me çmimet! Pesha e bukës të bëhet transparente, task forca do bëjë kontrolle
Për të parë respektimin që po bëhet nga marketet lidhur me vendimet e marra nga Bordi i Transparencës për produktet e shportës, kryeministri Edi Rama ka preferuar të dalë vetë në terren për të bërë inspektime.
20 Mars 2022, 10:30 -
Bordi i Transparencës/ Ministrja Delina Ibrahimaj në ‘Pa Protokoll’: Zbresim ekipet në terren për të monitoruar abuzimet me çmimet treg
Menjëherë pas ngritjes së Bordit të Transparencës, ekipet monitoruese do të zbresin në terren për të monitoruar tregun dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet. Kjo është bërë me dije nga ministrja e financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV.
18 Mars 2022, 22:29 -
Rritja e çmimeve të ushqimeve, mblidhet Bordi, Ministrja e Financave: Kompanitë s'do kenë marzh fitimi! Garanci monetare për tregtarët, familjet s'do paguajnë më shumë seç duhet
Ministrja Ibrahimaj u shpreh se ishte rënë dakord me kompanitë se nuk do të kenë marzh fitimi, duke shtuar se nesër do vijojnë takimet për përcaktimin e instrumentit që do bëjë transparencë për çmimet e produkteve të shportës në pikat e tregtimit me pakicë. Ajo theksoi po ashtu se nuk do të hiqet TVSH për ushqimet, pasi një gjë e tillë nuk do të ndihmonte aspak konsumatorët, por rrit fitimet për tregtarët. Ministrja e Bujqësisë deklaroi se nuk do ketë mungesë gruri në treg.
18 Mars 2022, 20:59 -
Lufta në Ukrainë, Sejko: Ndikimi në ekonominë e Shqipërisë do jetë i kufizuar! Marrim masa në rast të përshkallëzimit të situatës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, për të diskutuar mbi situatën aktuale dhe ecurinë e pritur ekonomike të vendit
2 Mars 2022, 17:44 -
Mungojnë profesionistët, Ministria e Financave: Problematik turizmi! Arsimi profesional, alternativa më e mirë
Arsimi profesional është alternativa më e mirë për të qenë një hap para në tregun e punës. Ministrja e Financave nga Shkodra i ka bërë thirrje studentëve të shkojnë drejt këtij modeli studimi, teksa tha se shumë sektorë po kërkojnë punonjës të kualifikuar. Sipas financave më shumë mungesë punonjësish janë identifikuar në sektorin e turizmit.
23 Shkurt 2022, 20:08