-
Ekonomi
Debate te 'Ekonomia', ministrja prezanton Paketën Fiskale! Braçe: Fabrikat e qumështit në vend janë në llum fiskal, numri i lopëve bie, ato rrisin prodhimin! Çfarë magjie përdorin?
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua për paketën fiskale, u shoqërua me debate të forta. Ministrja Ibrahimaj theksoi se të ardhurat do të rriten me 7.8% në krahasim me vitin 2021, ndërsa do të mblidhen nga tatimet dhe doganat vlera e 306.5 miliardë lekëve. Ndërsa deputeti socialist Braçe pati akuza të forta ndaj prodhuesve të qumështit.
10 Nëntor 2021, 15:49 -
Ekonomi
Borxhi publik në 2022 do të zbresë në 79.4% të PBB, Tabaku: Përfshini në borxh kostot e rindërtimit e koncesionet
Në projektbuxhetin e vitit që vjen është parashikuar që borxhi publik në vitin që vjen do të arrijë në 12.1 miliardë euro. Pavarësisht kësaj vlere që është më e lartë se borxhi i pritshëm për këtë vit që arrin në 11,6 miliardë euro, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se do të arrihet ulja e borxhit në raport me PBB.
3 Nëntor 2021, 17:42 -
Politikë
Projekt-buxheti i 2022, Ibrahimaj: Të përndjekurit politikë janë kompensuar! Kemi parashikuar fonde për ngritjen e një akademie mbrojtje
Në komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me projekt-ligji për buxhetin e vitit 2022, ku po parashtron ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
3 Nëntor 2021, 11:26 -
Ekonomi
Buxheti 2022, debate tek Komisioni i Ekonomisë e Ligjeve, ministrja: Shëndetësia, sektor prioritar me 3.5% të GDP-së! Investime dhe në infrastrukturë! Tabaku: Shqetësim i madh kontratat koncesionare
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka parashtruar në komisionin e Ekonomisë dhe në komisionin e Ligjeve, projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili është propozuar nga qeveria.
3 Nëntor 2021, 10:01 -
Ekonomi
Paketa fiskale 2022/ Braçe kundër skemës së TVSH për bujqësinë: Më vjen turp që jam në Kuvend, po godisni këtë sektor, mbani në fuqi favorizimet për birrën
Në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Delina Ibrahimaj prezantoi paketën fiskale të vitit 2022, dhe ndryshimi i taksës së akcizës për disa produkte. Por debate dhe kundërshti ka pasur deputeti socialist Erion Braçe, i cili tha se me heqjen e kompensimit 6% i TVSH-së për fermerët po goditet, ndërsa Kuvendi vijon të mbajë ende në fuqi favorizimet për birrën
2 Nëntor 2021, 10:42 - Ekonomi
-
Ekonomi
Rishikohet për herë të pestë buxheti, shtohet eurobondi! 'Financat': Paratë e marra janë investuar! PD: Borxhi ka arritur 3400 euro për frymë
Opozita ka akuzuar qeverinë se me keqmenaxhimin që i ka bërë borxhit publik ka rritur detyrimet e qytetarëve. Duke komentuar marrjen e eurobondit, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se borxhi për frymë ka arritur në 3400 euro. Akuzat u kundërshtuan me forcë nga qeveria.
28 Tetor 2021, 16:11 -
Politikë
Qeveria vendos: Marrim 700 mln euro eurobond! Në nëntor banesat e rindërtuara kalojnë në pronësi të qytetarëve! Të para i marrin familjet në nevojë, të tjerët me short publik
Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme se vendi do të dalë në tregun ndërkombëtar në fillim të nëntorit me eurobond 700 mln euro. Gjithashtu nga 20-26 nëntori të shpërndajë 1050 apartamente dhe shtëpi individuale të rindërtuara dhe t’u kalojnë në pronësi qytetarëve. Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.
27 Tetor 2021, 13:53 -
Politikë
Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ministrja raporton projekt-buxhetin 2022: 637 miliardë lekë, ja ku do të shpenzohen! 7 koncesione të reja
Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë mbi 530 miliardë lekë, ose rreth 47 miliardë lekëmë shumë se këtë vit. Ministrja e Ekonomisë ka detajuar zërat, duke folur që nga rritja e pagave 6% për mësuesit, mjekët e infermierët, e deri tek rritja me 10% e ndihmës ekonomike. Ndërkohë investimet do të rriten me 6.4% dhe fokusi do të jetë tek kapërcimi i pandemisë dhe përfundimi i rindërtimit.
26 Tetor 2021, 12:19 -
Ekonomi
‘Ekonomia’ pro eurobondit deri në 700 mln € në nëntor! PD: Borxhi i rrezikshëm! Ministria: Financojmë disa sektorë
Mes debateve jo vetëm nga opozita, por edhe në radhët e mazhorancës, Komisioni i Ekonomisë i hapi rrugë marrjes së eurobondit në muajin nëntor, vlera e të cilit pritet të arrijë deri në 700 milionë euro.
25 Tetor 2021, 10:37 - Politikë
-
Politikë
Buxheti 2022/ Rritje të ndihmës ekonomike dhe pagave për mësuesit, policët, mjekët e infermierët! Pensionistët do marrin shpërblim në fundvit! Ndihmë bashkive për mbetjet
Përveç investimeve, buxheti i vitit 2022 do të ketë objekt kryesor edhe rritjen e pagave për mjekët, arsimtarët, efektivët e policisë si dhe kategori të tjera. Mbështetje do të ketë edhe për familjet me 3 fëmijë nën 18 vjeç, ndërsa pensionistët do të kenë një zë të posaçëm për bonusin e fundvitit.
22 Tetor 2021, 17:21 -
Politikë
Raporti i OECD, Ministria e Financave: Të punojmë për të rritur konkurrueshmërinë në kushtet e pandemisë! Soreca: Fokus lufta kundër pastrimit të parave
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Takimin e Nisjes së Publikimit të "Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore 2021: Një vështrim politik", organizuar nga OECD, me pjesëmarrjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BB6): Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ministrja Ibrahimaj ka thënë gjatë fjalës së saj se duhet punuar më shumë për të rritur konkurrencën rajonale.
18 Tetor 2021, 17:32 -
Ekonomi
Korrupsioni pengesa kryesore për investimet amerikane, Yuri Kim thirrje qeverisë: Jepi përparësi klimës së biznesit
Dhoma Amerikane ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjithshme mbi zgjedhjet për Bordin drejtues me prezencën e Ambasadores Yuri Kim, Ministres se Financave Delina Ibrahimaj, dhe përfaqësuesve nga AmCham Washington dhe Kompania Bechtel
13 Tetor 2021, 18:20 -
Ekonomi
FMN kundër uljes së TVSH për ushqimet: S'përkthehet në ulje të çmimeve! Kriza energjetike, subvencionet të fokusohen vetëm tek familjet në nevojë
Fondi Monetar Ndërkombëtar është kundër uljes së TVSH për produktet e shportës, pasi nuk do të sillte ulje të çmimit. Sipas FMN nuk duhet të bëhen më ndërhyrje në sistemin tatimor, pasi po gërryhen të ardhurat. sa i takon krizës energjetike institucioni ndërkombëtar thotë se duhet të mbështeten familjet në nevojë.
12 Tetor 2021, 14:37 -
Politikë
Yuri Kim takon ministren e Ekonomisë: Forconi masat për të luftuar korrupsionin
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ku e ka uruar atë për detyrën e re, teksa ka theksuar se masat për të luftuar korrupsionin e pastrimin e parave, duhet të forcohen.
8 Tetor 2021, 15:57 -
Ekonomi
'Moratoriumi' i gjobave prej fiskalizimit, bizneset bënë evazion fiskal, nuk lëshuan kuponë tatimor! Ministria e Financave: Shifrat nuk e reflektojnë këtë gjë
Vendimi i qeverisë për të mos pasur gjoba për biznesin në lidhje me fiskalizimin deri më 1 janar 2022, duket se ka sjellë edhe abuzimin dhe përfitimin e këtyre të fundin. Shumë biznese janë duke bërë evazion fiskal, për shkak se nuk po lëshojnë kuponë tatimorë. Për ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, deri dje drejtoreshë e Tatimeve, kjo situatë nuk është evidentuar, pasi sipas saj, të ardhurat nuk e reflektojnë këtë tendencë të mos lëshimit të faturave, madje të ardhurat kanë qenë në rritje si në biznesin e vogël edhe atë të madh.
30 Shtator 2021, 11:47 -
Ekonomi
Rimëkëmbja ekonomike/ Qeveria: Rritja e ekonomisë me 17.9% në tremujorin e dytë, tregues i trendit të shërimit
Ekonomia e vendit në tremujorin e dytë të këtij viti ka dhënë sinjale shumë pozitive për rimëkëmbjen e saj dhe sipas qeverisë ndikim kryesor në rritje ka pasur industria, energjia, ndërtimi dhe tregtia.
30 Shtator 2021, 11:26 -
Ekonomi
Vendimi i qeverisë, platformë për mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet për blerjet online
Është miratuar në këshillin e Ministrave një vendim që i hap rrugën ngritjes së një platforme që mbron qytetarët nga abuzimet me blerjet online. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, e cila tha se synohet të lehtësohet tregtia elektronike si dhe do ketë kontrolle për bizneset online të paregjistruara.
30 Shtator 2021, 08:48 -
Ekonomi
Ekonomia dhe qeveria e re, sfidat e ministreve Kumbaro, Ibrahimaj e Krifca! Rritje ekonomike e amnisti, menaxhim i mbetjeve dhe plazheve deri te objektivi për eksportet 1 mld $
Tre ministret e reja të kabinetit të qeverisë Rama 3, Delina Ibrahimaj, Mirela Kumbaro dhe Frida Krifca kanë një sërë sfidash përpara në situatën në të cilën ndodhet ekonomia, turizmi apo bujqësia. Ministret duhet të gjejnë zgjidhje që nga mbetjet dhe plazhet e pandara deri tek mekanika bujqësore dhe amnistia fiskale.
5 Shtator 2021, 14:04