-
'Lufta' në kryesinë e PD dhe zgjimi i SPAK, lajmet më të bukura për Shqipërinë!
Dy janë zhvillimet e forta gjatë këtyre ditëve. Ato brenda Partisë Demokratike dhe ato në SPAK. Në pamje të parë ngjasojnë si ngjarje të veçuara, por në fakt janë, pjesë e të njëjtit proces historik që po ndodh në Shqipëri.
8 Qershor 2023, 08:02 -
Vangjush Dako lihet në burg! Mohon akuzat e SPAK: S’kam pasur dijeni për tenderin, as katet e pallatit! Çohet në burgun e Durrësit ku është Lefter Koka e Alqi Bllako
GJKKO cakton 'arrest me burg' për Vangjush Dakon. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka mohuar akuzat në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve. Edhe 1 ish bashkëpunëtor është lënë në burg, 4 në arrest shtëpie, 1 detyrim paraqitje dhe 3 mbeten në kërkim.
8 Qershor 2023, 07:40 -
Arrestimi i Vangjush Dakos, deputeti Krashi: Krerët e bashkive të mësojnë nga kjo që po ndodh! Ramaj: SPAK të dalë përtej politikës
Deputeti i PS, Lavdrim Krashi thotë se nga arrestimi i Vangjush Dakos duhet të mësojnë të gjithë krerët e 61 bashkive që dolën nga zgjedhjet e fundit. Në një intervistë për Report Tv, tha se kryetarët e bashkive janë gardianë të parave të popullit ndërsa shtoi se është për të ardhur keq që kryebashkiakët bëjnë si njësha.
7 Qershor 2023, 19:17 -
Urdhërarresti për Vangjush Dakon u firmos më 6 qershor, vendimi i gjyqtarit Erion Bani që hedh poshtë spekulimet politike të Berisha&Co
Arrestimi i Vangjush Dakos, ish kryebashkiakut të Durrësit një emër i njohur dhe një nga figurat që ka shërbyer ndër vite në nivelet larta të Partisë Socialiste, duke qenë dhe anëtar kryesie ka trazuar jo pak ujrat e politikës por dhe të medias.
7 Qershor 2023, 17:29 -
Akuza e dytë ndaj Dakos, tenderi i shëtitores së plazhit në 2014! SPAK: Lejoi rritjen e fondit, 18.3 mln lekë dëm shtetit! Rriti sipërfaqen e shëtitores nga 2.04 ha në 20.4
Gabimi me një presje dhjetore është bërë shkak për 10-fishimin e vlerës së tenderit të shëtitores së plazhit në Durrës për të cilën akuzohet Vangjush Dako. Nga 2.04 hektarë sipërfaqja e projektit ka shkuar në 20.4 duke rritur fondin me 18.3 milionë lekë
7 Qershor 2023, 15:53 -
Arrestimet nga SPAK, avokati Ngjela në Report Tv: Akoma s’kanë goditur nivelet e larta, kanë frikë ore! Vetëm politika amerikane na bën punë
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur për arrestimet e fundit të SPAK, megjithatë ai nuk është fort i bindur se po e kryen punën siç duhet
7 Qershor 2023, 14:53 -
Arrestimi i Dakos, Vangjeli: Çdokush në Tiranë do habitet nga dosjet në vijim! Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: SPAK të rrisë ritmin e arrestimeve të zyrtarëve të lartë
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga tha se arrestimi i Dakos me të cilin Rama ka një miqësi të hershme, tregon se ndikimi i kryeministrit tek SPAK nuk është siç e akuzon opozita.
7 Qershor 2023, 14:41 -
U arrestua nga SPAK/ Pasuria e Dakos, nga pallati 11 kate deklaruar 72 mln lekë tek 25 apartamentet e garazhet! Karriera, fuqia elektorale dhe goditja nga SHBA
Vangjush Dako rezulton se ka krijuar pasurinë para se të drejtonte Bashkinë e Durrësit nga biznesi në fushën e ndërtimit, karriera nga inxhinier në ndërmarrjen e ujërave Durrës, kryebashkiak për tre mandate deri tek arrestimi për shpërdorim detyre.
7 Qershor 2023, 14:21 -
Arrestimi i Vangjush Dakos, reagimi i Ibrahimajt: Qeveria mban të njëjtin qëndrim si në çdo çështje të drejtësisë
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj e pyetur nga gazetarët për arrestimin e Vangjush Dakos, tha se qëndrimi i qeverisë është që të mos shprehet për çështjet e drejtësisë.“Qëndrimi i qeversisë është ai që kam mbajtur gjithmon
7 Qershor 2023, 12:47 -
Arrestimi i Vangjush Dakos, avokati në Report Tv: Brenda tre ditëve mbetet për t'u parë, a do i hiqet masa 'arrest me burg'
Megjithatë, ka edhe nga ata që janë të mendimit se masa parapake ‘arrest me burg’ është në fakt shumë e tepruar. Avokati Arbër Hoxha tha në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu se kjo masë është e panevojshme.
7 Qershor 2023, 12:06 -
Revolta qesharake e ‘Foltores’, pse u arrestua Vangjush Dako
Arrestimi i Dakos është një goditje e fortë kundër qeverisë së Ramës, të cilit, shokët më të mirë po ia merr burgu. Dako është një ndër investimet kryesore të Edi Ramës në menaxhimin e resurseve korruptive, kriminale dhe elektorale në Durrës. Humbja e tij është pa dyshim një goditje për qeverinë
7 Qershor 2023, 10:50 -
Arrestimi i Vangjush Dakos, Report Tv siguron dosjen: Pallati nisi 7 kate në 2011, leja i doli në 2014 kur ishte bërë 11 kate
Katër kate shtesë nga projekti fillestar, supervizori pa licencë në moshën 79 vjeç, mungesa e studimit sizmiologjik dhe rritje e volumit të ndërtesës mbi lejen nga viti në vit. Këto janë shkeljet për të cilat SPAK e akuzon Vangjush Dakon në lidhje me pallatin e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Leja është zbardhur në vitin 2014, dy vite pasi punimet kishin përfunduar.
7 Qershor 2023, 10:30 -
Nata e parë në qeli e Vangjush Dakos, 6 urdhra arreste të ekzekutuara! SPAK: Legalizuan pallatin 11 katësh para daljes së lejes së ndërtimit, tenderi i shëtitores u llogarit 10 herë më shumë
Vangjush Dako është dërguar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës te Blloku i Sigurisë në rrugën "Mine Peza".
7 Qershor 2023, 09:25 -
Arrestimi i Dakos, avokati Caca: SPAK ka prova të forta! Beqiri: Ta hetonin në liri! Kalaja: Këmbanë alarmi që Rama del i pastër kur bashkëpunëtorët i ka para drejtësisë
Arrestimi i ish kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ishte temë diskutimi në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga. Të ftuarit Përparim Caca, Idajet Beqiri, Auron Kalaja dhe Trashgim Sokolaj e komentuan vendimin e SPAK për urdhër arrestin.
6 Qershor 2023, 21:59 -
Arrestimi i Dakos, avokati i tij: Akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste! Kallëzimet e bëra nga banorët e një pallati në Durrës dhe Ferdinand Xhaferraj
Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili e ka konsideruar si të panevojshme masën e arrestit me burg ndaj ish kryebashkiakut të Durrësit. Duke dhënë detaje për arrestimin e klientit të tij, Ismaili tha se ndaj Dakos ka patur kallëzim nga një grup banorësh lidhur me kolaudimin e një pallati, leja për të cilin është dh
6 Qershor 2023, 21:52 -
Arrestimi i Vangjush Dakos, Rama nga Berati: S’është e lehtë por jemi krenarë që goditen njerëz të lidhur me pushtetin! Duhet durim në luftën kundër korrupsionit
Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se janë krenarë që për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndodh që po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Ky reagim i Ramës vjen nga Berati dhe duket se i referohet arrestimit të Vangjush Dakos me urdhër të SPAK, megjithëse nuk përmend emër.
6 Qershor 2023, 18:19 -
Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit është arrestuar me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Pas 3 orëve takim në policinë e Tiranës, avokati i ish kryebashkiakut, Petrit Ismaili zbuloi se ndaj Vangjush Dakos rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
6 Qershor 2023, 17:17