-
Një letër e hapur për Bashën dhe Presidenti i gabuar 'Nishani', që ndoshta duhet të ishte thjesht roje në Presidencë
Në fund të vitit që lamë pas, bëri përshtypje në media një sulm jo dhe aq i beftë dhe jo aq i qartë i Bujar Nishanit si ish-ministër i Brendshëm dhe si ish-President i Republikës, ndërsa mediatika e ditëve të para të vitit të ri patën kundërsulmin e të sulmuarit, vetëmbrojtjen më saktë, të Romeo Gurakuqit, intelektual i njohur, pedagog, historian profesionist, veprimtar i demokracisë, idealist, por dhe ish-deputet dhe ai.
5 Janar 2021, 16:19 -
Për të lehtësuar zotin Gurakuqi para Vitit të Ri
Historiani Romeo Gurakuqi po përpiqet të kuptojë sulmin e Bujar Nishanit ndaj tij, lidhur me sajesat rreth dy kartelave të Sigurimit të Shtetit në adresë të tij. Për dikë si Romeo, që PD e di parti demokratike dhe serioze, është vërtet një enigmë. Por po përpiqem t’ia ilustroj me një histori për t’u qetësuar para Vitit të Ri.
31 Dhjetor 2020, 20:11 -
Gurakuqi nxjerr zyrtarisht mashtrues Bujar Nishanin: Shërbëtor i dhunës e mbrojtës i dhunuesve
Romeo Gurakuqi, ish-deputeti i PD-së, ka nxjerrë zyrtarisht gënjeshtar Bujar Nishanin. Siç bën të ditur zyrtarisht, Gurakuqi është njoftuar nga Autoriteti i Dosjeve se akuzat e Nishanit, i cili përmendi dy kartela të Sigurimit të Shtetit për të sulmuar ish-deputetin e PD-së, janë një mashtrim i pastër.
31 Dhjetor 2020, 13:30 -
Gurakuqi në Report Tv: Nishani nga pompist u bë president! Ka abuzuar me pushtetin! S'meriton të jetë as anëtar i thjeshtë i PD! S'më ndal asgjë përveç se falja publike
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka deklaruar se në betejën e tij ligjore me ish- presidentin Bujar Nishani, vetëm falja publike. I ftuar në hapësirën live të pasdites në Report Tv, Gurakuqi thotë se Nishani, si anëtarë i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për Deputet, ka shkelur rregullat kryesore, e për këtë duhet të ndëshkohet.
24 Dhjetor 2020, 17:58 -
Komisioni ‘Nishani’ kthen PD në ‘fole grerëzash’, rebelim dhe përçarje para zgjedhjeve, mesazhet për Bashën dhe Berishën që fshihen pas përjashtimeve
PD më e përçarë se kurrë drejt zgjedhjeve të 25 prillit, pas krijimit të 5 partive nis rebelimi i deputetëve të Republikës së Re të përjashtuar nga Komisioni ‘Nishani’ nga lista e kandidatëve për deputetë. Si po e përdorin Berisha dhe Basha komisionin për spastrimet e saj në PD
24 Dhjetor 2020, 16:46 -
Ish deputeti i PD, Gurakuqi padit Bujar Nishanin, pas shantazhit publik: Shpifës, jam kontrolluar dy herë nga Autoriteti për dosjet e ish-Sigurimit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi do të padisë Bujar Nishanin lidhur me deklaratat e këtij të fundit se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Gurakuqi shkruan se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e Nishanit.
23 Dhjetor 2020, 22:32 -
Halim Kosova sulmon Bardhin: Trokita në derën e PD m'u përgjigj një zë as burrë as grua! Komisioni i Nishanit më skualifikoi se nuk shaj PS
Skualifikimet brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një sërë pakënaqësish. Të shumë ishin emrat që kaluan në filtrat e Komisionit të Vlerësimit, të cilët hartuan një listë përfundimtare me emrat që do të kandidojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mjeku i njohur Halim Kosova ishte një nga emrat e skualifikuar nga Komisioni, i cili nuk ka nguruar që të sulmojë sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhin.
2 Dhjetor 2020, 16:09 -
Bujar Nishani paralajmëron kritikët e Partisë Demokratike: Gangsterrë ordinerë, oligarkë injorantë e të korruptuar, fundi juaj po afron me shpejtësi
Ish-presidenti Bujar Nishani me tone kërcënuese ka paralajmëruar të gjithë ata që nuk janë pro Partisë Demokratike, ndërsa shkruan se fundi po u vjen.
3 Nëntor 2020, 12:32 -
Skualifikimi i kandidatëve, Nishani: Zgjodhëm ata që do sjellin më shumë vota! Doja që Jozefina ta jepte kontributin në PD, unë në dispozicion të Bashës për deputet
Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, duke treguar dhe kriteret ku është bazuar. Këtu ka theksuar se një kriter shumë i rëndësishëm ka qenë integriteti personal i tyre. Shqyrtohej pasuria që kanë deklaruar dhe burimi i kësaj pasurie
26 Tetor 2020, 21:10 -
Ikin nga drejtësia 6 anëtarë të ish-KLD-së që kryesohej nga Nishani e Meta! Si u shpërbë grupi i famshëm që bashkonte votat për qoka
Të gjitha shkarkimet dhe largimet që shpërbënë grupin e famshëm në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë që bashkonte votat për qoka, rritje në detyrë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve KÇK.
17 Shtator 2020, 17:18 -
Makijazhi i dobët i komisionit 'Nishani'
Debati fals në komisionin Nishani, nëse duhet të ketë një mandat tjetër parlamentar për Berishën, vetëm sa kërkon të japë në publik imazhin se partia po përballet më në fund me një “temë me peshë”, me një “patate të nxehtë”. Në fakt të gjithë janë me vonesë në PD, kur është fjala për Berishën. Të paktën shtatë vjet vonë!
13 Gusht 2020, 08:30