-
Furnizonin Spanjën dhe Evropën me kokainë, merret vendimi nga Gjykata për 32 të arrestuarit e 2 bandave kriminale të shkatërruara! 6 prej tyre shqiptarë
Gjithsej 16 persona, nga 28 të arrestuarit, mes tyre 6 shqiptarë , në kuadër të operacionit "Dragon Ball" kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave të kryera në Ibiza dhe vende të tjera të Spanjës , janë lënë në burg pasi dolën para gjykatës, raporton Garda Civile. Në mesin e të personave që ranë në pranga, kishte italianë, shqiptarë dhe hungarezë.
21 Shtator 2022, 13:06 -
Arrestohet në Spanjë një prej pastruesve më të mëdhenj të parave në Europë
Një nga pastruesit më të mëdhenj të parave në Evropë u arrestua pak ditë më parë në Malaga, Spanjë, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të udhëhequr nga Guardia Civile spanjolle. Dy nga bashkëpunëtorët e tij u arrestuan gjithashtu në Spanjë, nga 11 kontrolle të kryera në disa prona në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar
20 Shtator 2022, 22:21 - Bota
-
Kapet me mbi 43 mijë euro në 'Benz', në pranga i riu në Fier, dyshohet se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale në Itali (EMRI)
43.620 euro u gjetën në makinën tip "Benz" të 21 -vjeçarit nga Fieri Marjus Proko, i cili u arrestua pasi nuk kishte asnjë dokument mbi burimin e kësaj shume të konsiderueshme të parave. Paraprakisht dyshohet se shuma e parave është përfituar nga i riu fierak si rezultat i aktivitetit kriminal të tij në Itali.
3 Gusht 2022, 13:43 -
Pastronte paratë e një mafiozi italian, vihet në hetim durrsaku! Report Tv zbardh skemën, si tentoi t’i fshihte burimin e të ardhurave biznesmeni
Një biznesmen nga Durrësi, i identifikuar si Shaban Hersi është vënë në hetim me akuzën se pastronte paratë. Report Tv ka zbardhur dosjen e plotë ku thuhet se si rezultat i hetimeve të nisura që nga 2017, Hersi ka pastruar llogaritë e një shtetasi italian, emri i të cilit nuk bëhet me dije, por vetëm iniciale G.G, i cili ka lidhje me mafian, krime në fushën e financave si dhe me tendencën e trafikimit të lëndëve narkotike, aktivitete këto të cilat gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme kriminale.
29 Qershor 2022, 10:18 -
Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis Koçi! Ja kush e zëvendëson
Iris Ago do të jetë drejtoresha e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ajo zëvendëson në këtë post, Elvis Koçin, i cili është larguar nga kjo detyrë për motive që ende nuk dihen.
22 Qershor 2022, 17:51 -
Rivlerësimi i pronave po përdoret për pastrim parash, 3 hapat që ndiqen! Ekspertët: Të gjurmohet transaksioni i blerjes së pasurisë dhe burimi i lekëve
Nëpërmjet 3 hapave persona të ndryshëm kanë përdorur procesin e rivlerësimit për të pastruar paratë. Skema fillon me blerjen e një prone me çmim referencë, vazhdon me rivlerësimin dhe përfundon me shitjen e pronës me vlerë shumë herë më të lartë. Ekspertët thonë se problemi nuk është rivlerësimi por duhet të gjurmohen transaksionet që në momentin e blerjes së pronës.
24 Prill 2022, 09:27 -
Në 2021 u dyfishuan skemat e pastrimit të parave! 5 zyrtarë të përfshirë, sektori i ndërtimit ‘i preferuari’! 10 raste të dyshimta në hetim (Raporti)
Skemat e pastrimit të parave në vitin e kaluar u dyfishuan, ndërkohë që sektori kryesor ku janë konstatuar më shumë raste ka qenë ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka denoncuar 10 raste, ku mes personave të përfshirë janë edhe 5 funksionar e ish-funksionar shtetërorë.
21 Prill 2022, 16:25 -
Prokurorët belg në Tiranë për Toyota Yaris, kërkojnë të marrin në pyetje Bashën, Salianji për 'Report Tv': S'kam dijeni, por inkurajojmë drejtësinë të çojë përpara çdo çështje që ka akuza publike
. Në një prononcim për 'Report Tv', Salianji tha se megjithatë, inkurajon drejtësinë që t'i shkojë deri në fund çdo çështje që ka akuza publike, pavarësisht se përfshihen deputetë të PD apo PS. Sipas Salianjit, fokusi i PD është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.
10 Shkurt 2022, 16:30 -
Akuzohen për pastrim parash, kunati dhe shoferi i Rezart Taçit lihen në burg! Gjykata refuzon t’i lirojë, ish-bosi i naftës ende në arrati
Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.
26 Janar 2022, 15:48 -
Mashtrimi përmes FOREX/ Lihet në burg izraeliti Rafael Genish, mohon akuzën: Kam biznes të ligjshëm! Masë më e lehtë për operatorët dhe supervizorët
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për izraelitin, Refael Genish dhe administratori i kompanisë, ndaj të cilëve rëndon akuza për “mashtrim kompjuterik” me Call Center për investime në bursë.
27 Dhjetor 2021, 14:32 -
EKSKLUZIVE/ Report Tv siguron foton e izraelitit që mashtronte të huajt nga Tirana përmes FOREX! Do të hetohet edhe për pastrim parash! Zbardhet dëshmia e punonjëses
Report Tv ka arritur të sigurojë ekskluzivisht foton e izraelitit Rafael Genish, i cili organizoi një veprimtari kriminale në fushën e “Call Center” në Shqipëri, përmes kompanisë “RG Capital”. Ndërkohë Report Tv ka zbardhur edhe dëshminë e një prej punonjësve e cila ka treguar se kush mashtronte fitonte më shumë.
26 Dhjetor 2021, 10:43 -
Gjykata e Palermos vendos, bashkëpunëtori i Taçit, Fabio Petruzzella mbetet prapa hekurave, por bie akuza për mafia! Tentuan të pastronin 18.4 mln euro nga Shqipëria
Kontabilisti nga Palermo, Fabio Petruzzella, i arrestuar për 'pastrim parash' në çështjen ku është i përfshirë edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, do të mbetet në burg. Ky është vendimi i gjykatës që pranoi kërkesën e prokurorisë së Palermos. Petruzella u ndalua më 12 nëntor dhe fillimisht ishte në 'arrest shtëpie'.
5 Dhjetor 2021, 13:09 -
Kronikë
Pastruan paratë e mafies, kunati e shoferi i biznesmenit Rezart Taçi lihen në burg! Apeli refuzon lirimin e të dyshuarve, bosi i naftës ende në arrati
Apeli i Gjykatës së Posaçme refuzon lirimin e kunatit dhe shoferit të biznesmenit të naftës Rezart Taçi, në kërkim për pastrimin e 18 milionë eurove të Cosa Nostras. Artur Balla dhe Bledar Lilo do të vijojnë të qëndrojnë në burg, për shkak se ende po kryhen hetime për këtë çështje.
2 Dhjetor 2021, 14:47 -
Kronikë
Pastronin paratë e 'Cosa Notra-s', kunati dhe ish-truproja e Rezart Taçit kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO! Bosi i naftës ende në arrati, foto e tij i jepet Interpolit për ta gjetur
Teksa Rezart Taçi vijon të jetë ende në arrati, dy të besuarit e tij kunati Artur Balla dhe ish-truproja Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash, kanë çuar në Apelin e GJKKO kërkesën për liri. Ndërkohë mësohet se të dhënat për bosin e naftës, gjeneralitetet dhe foto i janë përcejllë Interpol për ta arrestuar dhe dorëzuar atë më pas në SPAK.
25 Nëntor 2021, 12:31 -
Bota
Propozoi fundosjen e anijeve me emigrantë shqiptarë, ish-kryeparlamentarja italiane akuzohet për pastrim parash e mashtrim me taksat! I sekuestrohen 4 mln euro dhe 3 Ferrari
Irene Pivetti, ish-kreu i Parlamentit italian, është një emër i njohur edhe për shqiptarët, e cila do të mbahet mend në 1997 me deklaratat e saj mbi emigrantët shqiptarë. Sot Pivetti është bërë sërish kryefjalë mediave italiane, e akuzuar për pastrim parash dhe mashtrim me taksat përmes kompanive fiktive të krijuara duke i shkaktuar dëm ekonomik shtetit italianë.
19 Nëntor 2021, 10:57 -
Kronikë
Para false në Tiranë? Tregtia e makinave të përdorura, mënyra më e mirë për të futur kartëmonedhat e pista
Ela, punon kameriere dhe sapo i jep paratë për të paguar kafenë, ajo e ngre kartëmonedhën prerje 50-she dhe e drejton nga drita. Për studenten nga Gramshi, e cila punon në një lokal në kryeqytet dhe jo vetëm për atë, frika se në duar mban para false referuar eksperiencës së ditëve të fundit, e ka bërë përditë e më shumë dyshuese.
15 Nëntor 2021, 14:20 -
Kronikë
Dosja e pastrimit të parave të Cosa Nostra-s/ Më 6 tetor 2021 Rezart Taçi foli me bosin e Palermos dhe u bë garant për shumën e 18 mln euro
Dosja e prokurorisë mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18.399.996 eurove, të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras, zbulon surpriza të reja. Një nga protagonistët e dosjes që Report TV ka siguruar, është Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash” dhe sot i shpallur në kërkim. Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Rezart Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra.
14 Nëntor 2021, 09:43