-
Kronikë
Pastronin paratë e 'Cosa Notra-s', burg kunatit dhe ish truprojës së Rezart Taçit! Mohojnë akuzat: S'kemi bërë transferta bankare, vetëm kemi shoqëruar italianin Zummo
Gjykata e Posaçme kundër Krimit ka lënë në burg Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash. SPAK kërkoi që të dy njerëzit e besuar të Reazart Taçit, lë liheshin pas hekurave, kërkesë që është mbështetur edhe nga GJKKO. Ato akuzohen si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove.
14 Nëntor 2021, 09:06 -
Kronikë
Rezart Taçi do pastronte paratë e 'Cosa Notra-s', Report Tv siguron dosjen e hetuesve italianë! 18.4 milionë euro ishin depozituar në ‘Alpha Bank’, shqiptari dhe ekonomisti do fitonin 3 mln
Të tjera detaje të forta zbulohen në lidhje me pastrimin e parave të Cosa Nostra-s italiane përmes Shqipërisë, ku ishte i përfshirë edhe ish-biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv 18 milionë euro ishin depozituar në dy llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet të transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor, nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, por SPAK e ka bllokuar operacionin. Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi dhe ekonomisti italian Petruzzella do të fitonin 3 milionë euro nga ky operacion. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino.
13 Nëntor 2021, 16:04 -
Kronikë
Rezart Taçi në skemën e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, bashkëpunoi me 4 italianë! Ish-bosi i naftës në kërkim, në pranga kunati e ish truproja e tij! SPAK sekuestron mbi 18 mln euro
SPAK kërkon arrest me burg për biznesmenin e naftës Rezart Taçi i akuzuar për grup të strukturuar kriminal e një skemë pastrimi parash të Cosa Nostrës në bashkëpunim me 4 italianë. Taçi është shpalli në kërkim, ndërsa janë arrestuar kunati i tij Artur Balla e ish truproja e tij Bledar Lilo. SPAK sekuestron mbi 18 milionë euro. Ai ka bashkëpunuar me 90-vjeçarin italian, Francesco Zummon që pastroi paratë e kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, bashkëpunëtor i ngushtë i Toto Riinës.
12 Nëntor 2021, 08:59 -
Bota
Pastronte prej vitesh para për një bandë shqiptare të drogës, arrestohet kinezja në Londër
Pastrimi i parave për një bandë shqiptare të drogës rezultoi fitimprurëse për një shtetase kineze në Londër, e cila arriti të blinte disa prona, por të cilat i humbi po aq shpejt sa edhe i mori.
30 Tetor 2021, 08:43 -
Kronikë
Lista e plotë/ Kush do mbikëqyren për pastrim parash nga krerët e shtetit, biznesmenët e tenderave, të huajt, qeveritë e gjyqësorit dhe forumet e PD-PS-LSI
Autoritetet shqiptare luftë pastrimit të parave pas rikthimit të Shqipërisë në listën gri në vitin 2020. Brukseli pret raportimin për masat. Rrethi i personave nën mbikëqyrje zgjerohet deri tek bordet shtetërore dhe çdo person që ka lidhje interesash me pushtetarët
2 Tetor 2021, 08:40 -
Kronikë
Ndryshon ligji/ Anëtarët e forumeve të partive deri tek diplomatët dhe bordet shtetërore do mbikëqyren për pastrim parash, lista e re dhe masat e forta
Ndryshimet e propozuara në ligjin e pastrimit të parave që synojnë të nxjerrin Shqipërinë nga lista gri. Shtohen persona të tjerë dhe familjarët e tyre në kategorinë e njerëzve të ekspozuar. Masa të forta ndaj njerëzve që vijnë nga vendet me risk të lartë.
24 Shtator 2021, 14:04 -
Bota
Gjermani, fshehën informacionet në lidhje me pastrimin e parave! Prokurorët bastisin Ministrinë e Drejtësisë dhe Financave
Prokurorët gjermanë kanë konfiskuar dokumente në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Ministrinë e Financave si pjesë e hetimeve për pengim të mundshëm të drejtësisë nga një agjenci qeveritare, e cila është përgjegjëse për hetimin e pastrimit të parave.
9 Shtator 2021, 12:48 -
Kronikë
Nga Tuzi drejtonte 'rrjetin' e drogës në Michigan, 40 ditë burg për shqiptarin e arrestuar në Han të Hotit! Erdhi në Shqipëri për turizëm, i sekuestrohen 50 mijë euro në Audi! Pritet ekstradimi në SHBA
Gjykata e Tiranës i dha 40 ditë kohë një 41-vjeçari malazez deri në vendimin për ekstradimin në SHBA, ku kërkohet për trafik droge dhe pastrim parash. Aleks Vukaj hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare në Malësi të Madhe, dhe në momentin e arrestimit deklaroi se kishte ardhur për turizëm.
3 Shtator 2021, 10:51 -
Kronikë
Raporti i SHISH/ Bosët e drogës po ndajnë fiktivisht gratë dhe u dhurojnë pasuritë për t’i shpëtuar nga sekuestrimi, në Shqipëri depo të fshehura me kanabis
Shërbimi Informativ Shtetëror raport për aktivitetin e grupeve të drogës gjatë vitit 2020. Paratë dhe pasuritë e paluajtshme ka vijuar t’i kalojnë në emrin e familjarëve. Në ambiente private kanë fshehur kanabisin e prodhuar gjatë viteve të mëparshme
25 Gusht 2021, 15:41 -
Kronikë
Hetimet e përbashkëta për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, përfaqësues të SPAK vizitë pune në Romë
Përfaqësues të SPAK ndodhen në Romë të Italisë, në një vizitë pune ditën e sotme, ku 'Report Tv' mëson se do të diskutohet për hetimet e përbashkëta në lidhje me antimafjen, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
19 Korrik 2021, 11:24 -
Kronikë
233 ekstradime drejt Shqipërisë me vendet e tjera përgjatë 2020! Krimet, nga trafiku i drogës deri te pastrimi i parave
233 ekstradime drejt Shqipërisë dhe me vendet e tjera janë kryer përgjatë 2020. Ndër to 119 shqiptarë janë arrestuar jashtë dhe janë sjellë këtu dhe 114 shqiptare e të huaj të arrestuar në Shqipëri e dërguar jashtë.
5 Maj 2021, 10:55 -
Kronikë
72 deputetë, kryebashkiakë e drejtorë në SPAK për fshehje pasurie dhe pastrim parash, 30 zyrtarë u gjobitën pasi refuzuan të deklaronin pasurinë
Gjatë 6 viteve të fundit u kallëzuan mbi 500 pushtetarë për fshehje pasurie dhe pastrim parash, 1700 zyrtarë u gjobitën pasi refuzuan të deklaronin pasurinë, 90 % të dosjeve u mbyllën në prokurori. SPAK jep sinjalin e parë për t’i dhënë fund historisë së mosndëshkimit.
1 Maj 2021, 16:14 -
Ekonomi
Denoncohen në prokurori 5 raste për pastrim parash! Ka dyshime se një ish politikan i përfshirë në leje ndërtimi! Pagesë 75 mln lekë për një vendimin gjyqësor?
5 raste të dyshuara për pastrim parash në vlera miliona euro, janë referuar në prokurori. Në raportin vjetor të drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave është analizuar rast i një personi të lidhur me politikën i cili ka ndikuar për të marrë leje ndërtimi, si dhe dyshohet se një avokat ka ndikuar në një vendim gjyqësor nëpërmjet një pagese 75 milionë lekësh.
29 Prill 2021, 21:09 -
Në 2020-ën u rrit qarkullimi i parasë jashtë sistemit bankar, sekretari i Shoqatës së Bankave: Masa më të ashpra për lejet e ndërtimit
2020 regjistroi rritje të vlerës së parave që qarkulluan jashtë sistemit bankar, fakt shqetësuar për nivelin e lartë të informalitetit në vend. Për ta frenuar Spiro Brumbulli, sekretar i shoqatës së bankave propozon ashpërsimin e masave për dhënien e lejeve të ndërtimit dhe vendosjen e një kufiri për qarkullimin e parasë cash nga pikat e këmbimit valutor.
13 Shkurt 2021, 17:21 -
12 mln euro mashtrim me kartat bankare, 105 të arrestuar në 4 shtete, mes tyre edhe shqiptarë
Gjatë një operacioni nga Europol, janë arrestuar 105 persona në Spanjë, Austri, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqi, mes tyre dhe shqiptarë pasi përmes mashtrimit me kartat bankare kanë pastruar 12 milionë euro.
3 Shkurt 2021, 14:32 -
Ndryshon ligji/Kushti i Brukselit, shokët dhe të afërmit e politikanëve do vëzhgohen për pastrim parash
Qeveria dhe Kuvendi ndryshojnë ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, për herë të parë përcaktohet rrethi të afërmve të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve që do monitorohen për mundësinë e pastrimit të parave që vijnë nga korrupsioni apo krimi.
22 Janar 2021, 16:01 -
Të hetuar për trafik droge, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e pasurive me vlerë 5 mln euro të Sokol Markut dhe vëllait të tij
Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Sokol Markut dhe vëllait të tij E. Marku të cilat kapin vlerën e 5 mln eurove. Mësohet se Sokol Marku ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali ndërkohë që është nën hetim dhe për pastrim parash dhe dhënien e parave me fajde.
20 Janar 2021, 19:11 -
Skrapari si Lazarati/ Pamje si thahej kanabisi në një stallë lopësh! Telefonata e policit që dekonspiroi 'Guardia di Finanza': Merre Fuatin dhe thuaji të zhdukë drogën! SPAK 23 urdhër arreste
Situata paraqitet e rëndë. Skrapari si një 'Lazarat' i dytë për kultivimin e lëndëve narkotike. Nga të dhënat mësohet se i gjithë rrethi është mbushur me kultivim dhe impiante. Kjo është si një rrufe në qiell të hapur, pasi deri tani askush nuk e ka denoncuar këtë problematikë kaq madhore. Report TV sjell EKSKLUZIVISHT pamjet se si thahej kanabisi në një stallë lopësh.
8 Janar 2021, 10:54 -
Dokumenti/ Aksion për bllokimin e pasurive dhe parave të pista jashtë vendit, BKH listë me emrat e njerëzve të krimit
Zbulohet strategjia kundër krimit të organizuar, për periudhën 2021-2025. Në fokus pasuritë e paligjshme jashtë vendit dhe operacione të përbashkëta policore. BKH dhe policia regjistër me emrat e njerëzve të krimit që janë dënuar jashtë vendit
18 Dhjetor 2020, 16:39